Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

99-vjetori i emetimit të pullës së parë shqiptare Empty 99-vjetori i emetimit të pullës së parë shqiptare

Sun 6 May 2012 - 2:01
Message reputation : 100% (1 vote)
99-vjetori i emetimit të pullës së parë shqiptare Pulla-e-pare-shqiptareTiranë, 5 maj 2012, NOA - Posta shqiptare ka festuar 99-vjetorin e emetimit të pullës së parë shqiptare, e cila daton më 5 maj të vitit 1913, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ky përvjetor është i rëndësishëm edhe në kuadër të aktiviteteve për kremtimin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Drejtori i Postës Shqiptare Arqile Gorea e cilësoi pullën si një simbol dhe gur kilometrik të historisë sonë.

Gorea tha se “me emetimin e pullës së parë zuri fill edhe filatelia kombëtare, e cila ka qenë kurdoherë pjesë shprehëse e identitetit kombëtar”.

Pulla e parë shqiptare, kjo që shihni në foto, u emetua 6 muaj pas shpalljes së Pavarësisë së vendit.

Ajo kishte formën e një vule me ngjyrë të zezë, me të cilën u shtypën 2232 zarfa me ngjyra të ndryshme.

Kjo pullë kushtonte 1 grosh dhe u nxorr në shitje në 11 qytete të vendit, ku funksiononin zyrat postare.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi