Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

23 euro për të mbledhur pjeshkë, aplikojnë 4885 shqiptarë e 19 grekë Empty 23 euro për të mbledhur pjeshkë, aplikojnë 4885 shqiptarë e 19 grekë

Sun 6 May 2012 - 19:48
23 euro për të mbledhur pjeshkë, aplikojnë 4885 shqiptarë e 19 grekë Pjeshket23 euro për të mbledhur pjeshkë, aplikojnë 4885 shqiptarë e 19 grekë PjeshkeSelanik, 3 maj 2012, NOA - Ndonëse po regjistron shifrat më të larta të papunësisë vitet e fundit, vetëm 19 grekë kanë shprehur interes për të punuar në plantacionet e mbledhjes së pjeshkëve në Greqinë Veriore.

Përkundër ofertës për të punuar 4 muaj në fushat e Imathisë dhe mbulimit të shpenzimeve të strehimit e ushqimit, grekët janë treguar indiferentë ndaj kësaj mundësie për të punuar.

Por ajo që është për t’u shënuar ka të bëjë me shifrat rekord të aplikimeve nga emigrantët shqiptarë.

Jo pak, por plot 4 mijë e 885 emigrantë nga vendi ynë kanë aplikuar për të filluar punë në plantacionet e mbledhjes së pjeshkëve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Oferta përmbante 6 ditë pune në javë me 23 euro pagesë në ditë dhe mbulimin e shpenzimeve të strehimit e ushqimit për 4 muaj punësim.

E megjithatë, kjo duket se nuk ka mjaftuar për të joshur grekët t’i futen punës.

Dy javë më parë, shoqata e Fermerëve të Greqisë Veriore shpërndau në bashkitë dhe komunat e vendit një lajmërim për 4 mijë e 800 vende pune, por kjo nuk zgjoi aspak interesin e grekëve të papunë.

Edhe këtë vit shpresa e vetme për fermerët grekë janë emigrantët, të cilët do të angazhohen në punët sezonale në bujqësi.

Javën e parë të aplikimeve vetëm 8 grekë kishin plotësuar formularët për të filluar punë, ndërsa pas dy javësh numri i tyre nuk shkoi më shumë se 19.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi