Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

TIROIDET – KU TA GJEJMË JODIN DHE ÇFARË DUHET TË HAMË Empty TIROIDET – KU TA GJEJMË JODIN DHE ÇFARË DUHET TË HAMË

Mon 7 May 2012 - 2:59
TIROIDET – KU TA GJEJMË JODIN DHE ÇFARË DUHET TË HAMË 435ad__tiroidet_330008853-300x188Yllka Themeli / mjeke endokrionologe

Në pjesën e dytë të rubrikës Shëndeti për Tiroidet, mjekja endokrionologe, Yllka Themeli shpjegon fazat nëpër të cilat kalon sëmundja. Ajo shpjegon rastet kur ndodh që pacienti të ketë dhimbje të forta, apo shfaq probleme me frymëmarrjen.



Struma e Tiroides

Struma e tiroides – (kështu quhet në gjuhën mjekësore ajo që populli quan thjesht “tiroidet”) – tek një person mund të jetë e shkallëve të ndryshme, nga struma e vogël, difuze (uniforme), e padallueshme deri në strumat e mëdha, me noduj (kokrra) në brendësi, te cilat janë problematike jo vetëm estetikisht, pasi me kalimin e kohës ato mund të shkaktojnë pasoja serioze për shëndetin.

Vetë vendosja anatomike e gjendrës tiroide, afërsia e saj me rrugët e kalimit të ajrit (trakenë) dhe të ushqimit (ezofagun), si dhe me nervat rekurente (përgjegjës për zërin), bën që në rastin e strumave të mëdha të kemi probleme nga shtypja e këtyre strukturave, që manifestohet me vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në gëlltitje, si dhe probleme me zërin (ngjirje, dobësim, humbje të zërit). Këto struma zakonisht janë karakteristike për njerëz që banojnë në zonat me mungesë të madhe të jodit.



Nëse është e vogël…

Në përgjithësi strumat e vogla nuk japin shqetësime. Ato evidentohen zakonisht në kontrolle të rastësishme, gjatë ekzaminimit ekografik. Ky është tipi që haset kryesisht tek femrat dhe nuk shoqërohet me çrregullim të funksionit të gjendrës. Një strumë e tillë mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa ndryshime, por mund të pësojë edhe rritje të përkohshme në periudha të caktuara si puberteti, shtatzania, laktacioni (periudha e ushqyerjes me gji), menopauza, stresi emocional, etj. Pikërisht në këto periudha ku struma pëson rritje është i nevojshëm fillimi i mjekimit.





Nëse është e madhe…

Në rastin e strumave të mëdha situata është e ndryshme. Ato mund të mos japin asnjë shqetësim tek pacienti, por në pjesën më të madhe të rasteve, veçanërisht kur rriten në drejtim të kafazit të kraharorit, mund të shkaktojnë tek pacienti dhimbje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje, si dhe ngjirje të zërit. Kur pacienti referon për këto shqetësime, duhet të jemi mjaft të kujdesshme në drejtim të vlerësimit të strumës, pasi këto shenja mund të jenë treguese për praninë e një kanceri në gjendrën tiroide. Kjo ka vlerë veçanërisht për strumat që janë shfaqur kohët e fundit, që janë rritur për një kohë të shkurtër dhe me përmasa të mëdha, si dhe janë të dhimbshme.



Ku ta gjejmë jodin?

Së pari, duhet të sigurohen dozat ditore normale të jodit. Kjo realizohet duke shtuar konsumimin e produkteve ushqimore të pasura me jod, por edhe duke e marrë jodin nga goja në formën e tabletave. Ky mjekim rekomandohet për disa vite, sepse është mjaft i rëndësishëm për parandalimin e zmadhimit të mëtejshëm të gjendrës tiroide.

Shumë shpesh pacientët me shqetësime të palidhura me strumën (gjendje anksioze, neuroza, etj) insistojnë për t`u trajtuar në mënyrë kirurgjikale, pra për ta hequr tiroiden nëpërmjet operacionit.



Bën punë operacioni?

Trajtimi kirurgjikal në këto raste nuk ka sens, pasi operacioni jo vetëm që nuk do t`ua largojë shqetësimet këtyre pacienteve, por edhe nuk do të evitojë rishfaqjen e strumës, për sa kohë që nuk është larguar shkaku i vërtetë i saj, që është mungesa e jodit. Në rastin e strumave të mëdha, që përbëjnë problem estetik, apo që kanë shkaktuar shqetësime serioze nga shtypja lokale, rekomandohet heqja kirurgjikale e tyre dhe mjekimi për gjithë jetën me hormon të tiroides.



Çfarë duhet të hamë?

Kripa e jodizuar është një burim i mirë i jodit, nëse jodizimi i saj është real. Vetëm ¼ e një luge kripë (lougë e vogël çaji), përmban jo pak, por 95 mikrogram jod. Gjithashtu rekomandohet ushqyerja me prodhime deti 2-3 herë në javë, ku më të pasura me jod janë barbuni, merluci, levreku, si dhe algat e detit. Edhe perimet e freskëta, veza dhe produktet e qumështit përmbajnë sasi të rëndësishme të jodit. Tek personat e kequshqyer, suplementet me multivitamina janë gjithashtu të rekomandueshme.



Kujdes me shtatzanat

Duhet patur parasysh që jodi është një element thelbësor për rritjen e fetusit gjatë shtatzanisë. Një nënë me mungesë të jodit mund të lindë një fëmijë me prapambetje të zhvillimit mendor. Për këtë arsye, niveli i jodit në organizëm në këtë periudhë, si edhe më pas në periudhën e laktacionit (të ushqyerjes me gji) duhet të jetë i ruajtur, madje edhe më i lartë sesa në popullatën normale, për shkak të nevojave të dyfishta, të nënës dhe të fetusit për jod. Kjo realizohet nëpërmjet ushqyerjes së larmishme të nënës, të pasur me komponentet e mësipërm ushqimore, si dhe nëpërmjet marrjes së tij nga goja në formën e tabletave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi