Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Çfarë të hamë që të flemë më mirë Empty Çfarë të hamë që të flemë më mirë

Mon 11 Feb 2013 - 13:51
Çfarë të hamë që të flemë më mirë Ushqime



Dieta bazuar në ushqim rrit cilësinë e gjumit, ndaj për të fjetur mirë është e rëndësishme të zgjidhen rrobat e duhura, por një rëndësi të veçantë ka edhe darka.

Personat që hanë ushqimet e duhura bëjnë një gjumë më të mirë, më të gjatë dhe pushues në raport me ata persona që nuk ushqehen në mënyrën e duhur.

Për të mbështetur këtë ide studiuesit amerikanë Michael A. Grandner, Nicholas J. Jackson, Jason R. Gerstner e Kristen L. Knutsond të Perelman School of Medicine në Universitetin e Pennsilvanisë, kanë drejtuar një studim, ku tregohen disa ushqime që mund të kenë një rol thelbësor në cilësinë e gjumit.

“Përgjithësisht ata persona që flenë nga 7-8 orë gjumë natën diferencohen nga personat e tjerë që flenë më pak. Është zbuluar se gjumi i pakët lidhet me sasinë e pakët të ujit dhe karbohidrateve në organizëm, reduktim të vitaminës C, selinosë dhe luteina”, thuhet në studim.

Në këtë linjë rekomandohet që të merren më shumë elementë ushqimorë si lajthi, perime, mish, molusqe, domate, fruta të freskëta, portokalle dhe peshk.

Theksohet brumërat dhe ushqimet me yndyrë janë ndër produktet ushqimore që ndikojnë negativisht në gjumë, natyrisht shoqëruar edhe nga kafeina.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi