Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SOVRANITET SHQIPTARO-GREK NË KANALIN E KORFUZIT Empty SOVRANITET SHQIPTARO-GREK NË KANALIN E KORFUZIT

Mon 7 May 2012 - 3:09
Shpallja e Marrëveshjes së ujërave si antikushtetuese, ka rihapur temën e demilitimit të kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, ku kërkohet një zgjidhje e drejtë dhe e paanshme, që do të kënaqë të dyja palët dhe zgjidhjet e zgjuara në këto rrethana duhen marrë parasysh. Është rasti tipik për të vërtetuar nëse ekziston apo jo një tendencë në mos pozitive, së paku joarmiqësore në
marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të dyja palët kanë një kartë nën mëngë: kthimin e Kanalit të Korfuzit në një kanal shqiptaro-grek, me administrim të përbashkët.Këmbëngulja greke duket se është mbi të gjithaekonomike, nëse raportimet mediatike janë të vërteta, ku projekti i gazsjellësit nënujor apo pasuri të mundshme nënujore në këtë kanal, mund të sillnin përfitime të shumta financiare. Nga ana tjetër, peshkarexhat greke duket se po zotërojnë tashmë këtë territor, ku me ndihmën e dragave të marinës nuk lejohen më peshkatarët shqiptarë, duke i dhënë de facto fuqi një marrëveshje të hedhur poshtë si antikushtetuese.
Në këtë kuadër, palët po tentojnë të rinisin negociatat, diçka që pritet të ndodh me këmbëngulje nga pala greke, pas krijimit të qeverisë së re, cilado qoftë ajo.
Zgjidhjet e mundshme janë tre: së pari, pala greke të pranojë të tërhiqet nga ekspansioni që parashikohet në marrëveshjen aktuale dhe palët të rinisin negociatat nga fillimi. Së dyti, pala shqiptare të bëjë modifike të vogla në këtë marrëveshje, duke lënë në fuqi gjithsesi, posedimin grek mbi Baraketën, që do të thotë sërish dëmtim të interesave shqiptare. Së treti, të dyja palët të pranojnë një zgjidhje të zgjuar për Kanalin e Korfuzit.
Dy mundësitë e para duken të parealizueshme. Jo vetëm pse Greqia kohët e fundit nuk i fsheh tendencat irredentiste ndaj Shqipërisë, por edhe për faktin e thjeshtë se askush nuk pranon të rihyjë nga e para në negociata për diçka që ka rënë dakord më parë,. Nga ana tjetër, çdo tentativë e palës shqiptare për të pranuar një zgjidhje të përafërt me marrëveshjen e shpallur antikushtetuese do të dukej (dhe do të ishte) një tradhti kombëtare.
Më e rrezikshme është status quo-ja, ku peshkatarët nuk lejohen të nxjerrin bukën e gojës, ku pasuritë e mundshme nuk shfrytëzohen dhe ku anomalia kthehet në casus belli si në rastin greko-turk. Dhe e gjithë kjo në vetëm 2 milje detare nga bregu në breg, teksa ujërat territoriale të një shteti mund të zgjaten deri në 12 milje, 6 herë më shumë se kjo distancë. Për të shmangur këtë rrethanë, një zgjidhje përtej kërkesave të palëve do të ishte më e drejta për banorët e zonës.
Pala shqiptare dhe ajo greke kanë mundësinë që Kanalin e Korfuzit nga gjiri i mbyllur (historic) i Sarandës e deri në gjirin e mbyllur të Korfuzit ta shpallin nën sovranitetin e tyre të përbashkët, ajo që në marrëdhënie ndërkombëtare quhet Condominium. Të dyja palët do të kenë ekspansion territorial. Të dyja palët do të kenë përfitim ekonomik. Mbi të gjitha, Shqipëria nuk do të humbasë territorin që u përcaktua në marrëveshje, por kahkundërt do të shtojë territorin me ujërat territoriale që sot janë nën sovranitetin e Greqisë.
Posedimi i përbashkët i ujërave nuk është diçka e panjohur në marrëdhëniet ndërkombëtare. Lumi Mozel është pasuri e përbashkët mes Gjermanisë dhe Luksemburgut. Lumi Parana është pasuri e përbashkët mes Brazilit dhe Paraguait. Ishulli Konferenca, disa herë më i madh se Baraketa e vogël, është pasuri e përbashkët e Francës dhe Spanjës.
Kjo zgjidhje ka nevojë për katër parakushte të domosdoshme. Së pari, një Condominium i tillë duhet të jetë i demilitarizuar e asnjë anije luftarake nuk duhet të lejohet të kalojë në këtë Kanal. Në fund të ditës, kushdo që mban anije luftarake vetëm dy milje larg një shteti tjetër a nuk përbën një kërcënim real e akt armiqësor?
Së dyti, të gjitha pasuritë nga gjiri në gji duhet të jenë të përbashkëta. Çdo gazsjellës e çdo pasuri nënujore duhet të ndahet 50-50 ndërmjet dy shteteve dhe administrimi e tenderimi i tyre të bëhet me komision me anëtarë të barabartë e me vendime me unanimitet.
Së treti, peshkarexhat shqiptare dhe greke, të peshkatarëve të qytetit të Sarandës dhe qytetit të Korfuzit, të fshatrave të Ksamilit e Othonit, mund të gjejnë gjuhën e përbashkët më mirë se çdo qeveri, ashtu siç e kanë gjetur gjithnjë. Në fund të ditës, peshqit nuk njohin kufijtë e njerëzve.
Së katërti, të lejohen vetëm dy draga policore, një shqiptare dhe një greke, për të siguruar në koordinim mes tyre mospërdorimin e Kanalit për aktivitete kriminale dhe për çdo emergjencë civile që mund të shkaktohet në këtë kanal të vogël mes dy shteteve.
Në situatën ideale, kjo është zgjidhja ideale. Dy milje larg njëri-tjetrit, njerëzit quhen fqinj dhe jo armiq. Çdo tentativë tjetër në kushtet e tanishme do të ishte në dëm të Shqipërisë dhe e parealizueshme për Greqinë. Pala shqiptare duhet ta përdorë këtë As nën mëngë.
*Autori vijon studime doktorale për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe është sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi