- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
AK: Kanali i Korfuzit, tjetër gjunjëzim i qeverisë ndaj haraçit grek
Tue 3 Apr 2012 - 11:27
TIRANE - Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, Myslym Pashaj ka shprehur shqetësimin për situatën që po përjeton flota shqiptare e peshkimit në kanalin e Korfuzit. Profesor Pashaj deklaroi se flota shqiptare e peshkimit po kërcënohet nga trysnia greke dhe se kanali i Korfuzit është një tjetër gjunjëzim i qeverisë shqiptare ndaj haraçit grek. Sipas Pashaj, qeveria shqiptare ka fshirë ligjet e brendshme të kufirit tokësor dhe detarë me qëllim favorizimin e të tilla situatave, ku Greqia të ndihet zot i ujërave shqiptare. Përmes një njoftimi për mediat, Aleanca Kuq e Zi thekson se “Mesi i kanalit të Korfuzit është vija e vërtetë ndarëse detare dhe shkelja e saj është cënim i hapur i integritetit territorial të Shqipërisë.” “Flota e peshkimit shqiptar po ndjehet në detin e saj e kërcënuar dhe e pambrojtur nën trysninë e shtetit grek. Patrullimi i rojeve bregdetare të autoriteteve greke është një shkelje e hapur e integritetit territorial për të cilën shteti shqiptarë duhet të marra masa urgjente.”- theksoi Pashaj. (er.nu/BalkanWeb) |
- SOVRANITET SHQIPTARO-GREK NË KANALIN E KORFUZIT
- Tërmet në parlamentin grek, M. Glezos: “Tjetër grekët dhe tjetër arvanitët!”
- MPJ e Serbisë proteston ndaj kumtesës së Qeverisë së Shqipërisë
- FRESSH: I turpshëm akti i shtetit grek ndaj emigrantëve shqiptarë
- Genocidi grek ndaj camëve, i vetmi që s’është dënuar në Ballkan
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi