Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Sarkozy, rruga drejt rrëzimit  Empty Sarkozy, rruga drejt rrëzimit

Mon 7 May 2012 - 14:08
Sarkozy, rruga drejt rrëzimit  Untitled-1Nikolas Sarkozy rezultonte humbës në të gjitha sondazhet parazgjedhore, megjithatë luftoi fort deri në fund.

Pavaresisht fushatës së tij intensive, elektorati në fund, vendosi t'ia besonte votën sfidantit socialist Francois Hollande. Sarkozy perdori çdo armë të mundshme kundër rivalit të vet të madh. Ishte çdo ditë i pranishem ne median franceze pergjate ketyre javeve te fundit, here permes apeleve te drejperdrejta per popullin francez, here me shperfaqjen e nje figure vullnetarisht polemizuese dhe cinike.

Megjithate nuk e shmangu dot etiketimin si i pari president i Francës pas Luftës së Dytë Botërore, qe humbet zgjedhjet pas nje mandati presidencial. Francezi me rrenje hungareze dhe greke, beri emer me deklaratat e tij bombastike. Per here te pare, Sarkozy u vu re nderkombtarisht ne driten e prozhektoreve ne 2005-en, kur vizitoi familjen e nje 11-vjeçari të vrare nga nje plumb-qorr, pasoje e nje beteje mes bandash ne La Courneuve, prane Parisit. Si minister i Brendshem qe ishte asokohe, ai mbante pergjegjesine e sigurise ne periferite e kryeqytetit, ku papunesia dhe kriminaliteti jane te larta. Sarkozy perdori metaforen e spastrimit me presion te larte ne zone. Komentet e tij shkaktuan indinjate ne shume pjese te botes.

Vetem disa muaj me vone, dy djem te rinj emigrante vdiqen me tmerr ne nje kabine elektrike, teksa i fshiheshin policise. Franca ende e ka te fresket kujtimin e dhunes qe perfshiu periferite e Parisit, makinat e djegura e perleshjet me policine. Por kjo i erdhi per shtat linjes se ashper te Sarkozy-se dhe shume u pajtuan me te.
Prania e tij ne media u shtua permes sulmeve verbale. Ne nje prej tyre komentoi, "Njerezve qe i vene flaken nje autubusi, e çojne ne spital nje femije 18 muajsh, u them vetem kaq: Ju jeni plehra".

Perpara se te vihej ne krye te Ministrise se Brendeshme, Sarkozy kish qene kryetar i njesise bashkiake Neuilly-sur-Seine. Por vetem me postin e mepasshem, ai do te arrinte te merrej me subjektet e veta te preferuara: sigurine dhe emigracionin. Ata qe jetojne ne France dhe duan te perfitojne prej kesaj, duhet te respektojne ligjin: ky ishte mesazhi i pagabueshem i tij.

6 maji 2007 shenon kulmin e karrieres se Sarkozy-se me origjine hungareze, por aq te ashper me emigrantet. Nga siguria e brendshme, shume shpejt do te zbulonte edhe qasjen per politiken e jashtme. Gjate vizites se pare si president ne Berlin, ai shpjegoi se pas shume sprovash te kaluara, marredhenia franko-gjermane, nuk duhej sakrifikuar. Sarkozy, rruga drejt rrëzimit  Sarkoy1Prej ketu, nuk ishte i larget momenti kur Sarkozy dhe Angela Merkel do te gjenin menyren e farketimit te nje aleance te ngushte. Me perhapjen e krizes se eurozones, fuqia e dyshes do te shtohej aq shume sa njerezit nisen ta shihnin si 'duo-n', qe mund te udhehiqte europen permes ketij ngerci. Por vullneti i Sarkozy-se per te adoptuar pozicione te fuqishme nuk e favorizoi shume ne shtepi. Niveli i popullaritetit te tij mes franceze kishte rene qe perpara zgjedhjeve presidenciale. Elektoratit nuk i interesonte shume c`behej jashte kufijve. Gjithe çfare donin francezet nga presidenti i tyre i ardhshem ishte krijimi i vendeve te punes, krijimi i nje rrjete te sigurise sociale dhe dore e fuqishme menaxhuese per krizen e borxhit.

Hollande fiton zgjedhjet

Në permbushje të të gjithë pritshmërive, Francois Hollande u zgjodh këte të diel, Presidenti i ri i Francës.

Për Nikolas Sarkozy, votat e mbledhura ne balotazhin e 6 majit, qene te pamjaftueshme. Ne kete menyre, merr fund epoka e "Merkozy"-se. Per te paren here ne 17 vjet, Franca ka përsëri një president socialist. Mijera ithtare te Hollande festuan ne Place de la Bastille fitoren bindese te kandidatit te tyre ndaj presidentit koservator Sarkozy.

Hollande arriti të sigurpje 51,7 për qind të votave, ndërsa Sarkozy 48,3 për qind. ne fjalimin e mbajtur pas fitores, socialisti i beri francezeve thirrje per unitet, ndersa triumfin e vet e cilesoi si shpresedhenes per fundin e masave te ashpra anti-krize.

"Nuk e di nese mund te me degjoni, por une ju degjoj shume mire. E degjova vullnetin tuaj per ndryshim. E kam degjuar fuqine tuaj, shpresen tuaj dhe dua te shpreh te gjithe mirenjohjen time. Faleminderit juve, faleminderit te gjithe popullit te Frances qe me lejoi te jem president i Republikes", tha Hollande.
Sarkozy, rruga drejt rrëzimit  HollHollande do të jetë pas Francois Mitterand, i dyti president socialist i Republikës së Pestë të Francës, duke rimarrë kësisoj pas gati dy dekadash prej golistëve postin me të lartë shtetëror. Shume shpejt, ai do te nise punen per krijimin e qeverise se re. Por shefit te ri te Elizese do t'i duhet te veproje shpejt per te siguruar anetaret e tjere te eurozones se eshte ne lartesine e afidave me te cilat do te perballet.

Hollande kerkon rinegocimin e Traktatit Europian te Disiplines Buxhetore qe u arrit me veshtiresi fale insistimit te Angela Merkelit dhe Sarkozy-se. Kancelarja gjermane e ka uruar presidentin e ri nepermjet telefonit dhe e ftoi ne Berlin per bisedime tani shpejt. Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle e quajti fitoren e socialistit nje “ngjarje historike” dhe ka thënë se të dy shtetet do të punojnë së bashku për të ndihmuar BE-në në zgjidhjen e krizës së borxhit. Urime kane mberritur edhe nga lidere te tjere boterore, perfshi Barack Obamen qe e ftoi gjithashtu Hollande-n ne Shtepine e Bardhe para samiteve të G8 dhe të NATO-s, që mbahen në këtë muaj në SHBA.

Por pyetja qe shumekush shtron eshte si do te jete marredhenia Hollande dhe Merkel. Ekspertët mendojne se rezultati i zgjedhjeve presidenciale ne France do të influencojë orientimin e ardhshëm të bllokut europian. Me deklarata per rishqyrtim te paktit fiskal evropian dhe plotesimit te tij me një komponent të zhvillimit, Hollande ka ngjallur pakënaqësi tek qeveria gjermane dhe siç thone analistet, Merkel nuk ka ndermend te negocioje, ndaj loja premton te behet e forte.

Topi uron homologun e ri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi uroi të hënën Presidentin e ri të Republikës Franceze, Francois Hollande.

"Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh përshëndetjet më të ngrohta e miqësore me rastin e fitores dhe zgjedhjes Suaj në postin e lartë të Presidentit të Republikës Franceze!Me këtë rast, dëshiroj të shpreh besimin tim se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona do të forcohen dhe më shumë gjatë mandatit tuaj presidencial. Kjo miqësi, si edhe bashkëpunimi i frytshëm midis Shqipërisë dhe Francës do të vazhdojnë të konsolidohen më tej, në interes të begatisë e lumturisë së dy popujve tanë miq", thuhet në mesazhin e urimit.

Po ashtu Topi shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen që Franca i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit sa më të shpejtë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.
"Duke u nisur nga ky qëllim, Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të vazhduar në rrugën e zhvillimit dhe përparimit demokratik e social në të gjitha fushat. Po kështu ne vlerësojmë lart rolin konstruktiv të Francës në proceset e paqes, demokratizimit dhe integrimit euroatlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimor", thuhet në mesazh.


Berisha uron Hollande për fitoren

Kryeministri Berisha uron Presidentin e ri francez Francois Hollande me rastin e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në Francë

"Kam kënaqësinë e veçantë, që, me rastin e fitores Suaj në zgjedhjet presidenciale të datës 6 maj 2012 në Francë, t’Ju përcjell, në emrin tim e të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë qytetarëve të vendit tim, përshëndetjet më të përzemërta, si dhe urimet më të ngrohta e miqësore për suksese në detyrën e lartë përpara Jush. Me votën e tyre, qytetarët francezë Ju zgjodhën Ju dhe programin Tuaj për përballimin e krizës së sotme evropiane dhe botërore, bazuar në rritjen ekonomike dhe nxitjen e prosperitetit", thuhet në mesazhin e urimit.

Berisha i shpreh mirënjohjen Francës dhe kombit francez për mbështetjen e madhe që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë e shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ndërtimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe integrimin në BE.


tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi