Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ish-të dashurat e Obamës zbulojnë sekretet e presidentit Empty Ish-të dashurat e Obamës zbulojnë sekretet e presidentit

Mon 7 May 2012 - 14:34
SHBA - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hapur një diskutim i fortë në lidhje me një biografi të re të presidentit Obama, e përgatitur nga autori David Maraniss, fitues i çmimit “Pulitzer”. Ndërsa zgjedhjet presidenciale po afrohen, në SHBA pritet të publikohet libri “Barack Obama: The Story”, i cili përmban intervista dhe materiale të papublikuara ndonjëherë në lidhje me jetën private të presidentit amerikan. Mes personave që kanë folur për jetën e presidentit janë edhe disa nga ish të dashurat që ai ka patur gjatë kohës që ishte student. Genevieve Cook, vajza e një diplomati australian, tregon se e ka njohur Obamën në një festë në vitin 1983, kur ai ishte 22 vjeç ndërsa ajo 25. Lidhja e tyre përshkruhet me detaje në libër, ku Cook shpjegon se “Barry”, siç e thërriste në atë kohë, pëlqente të rrinte në shtëpi pa bluze dhe bënte shpesh fjalëkryqe.

Ndërkohë një tjetër e quajtur Alex McNear e takoi Obamën në 1982 në kolegjin e Los Angeles duke kaluar me të pushimet e asaj vere. Përv3ec detajeve sentimentale, McNear flet edhe për disa aspekte të tjera të të riut Barack Obama. Ajo rrëfen se Obama adhuronte shkrimtarin T.S. Eliot, për të cilin thoshte “Ka një lloj konservatorizmi që e respektoj më shumë se liberalizmi borgjez”.

Sipas McNear, Obama ankohej shpesh edhe për origjinën e tij të përzierë.

Libri i Maraniss ka hapur diskutime të forta për vetë faktin se hedh poshtë disa deklarata të bëra nga vetë Obama.

Në autobiografinë e tij “ Ëndërrat e babait tim” Obama shkruante se ka pasur një raport me një vajzë nga New York, por rrëfimi i tij nuk përputhet në disa pika me atë të Maraniss i cili ka në librin e tij dëshminë e Cook, vajzës nga NeëwYorku.
(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi