Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Kriza e cifteve tani quhet Facebook Empty Kriza e cifteve tani quhet Facebook

Mon 25 Jan 2010 - 15:39
Numri i përdoruesve të "Facebook" vazhdon të rritet dita ditës, duke arritur kështu një shifër rekord në klasifikimin e faqeve më të klikuara në internet. Pasioni për rrjetin social ka bërë që jo pak vetë të rrezikojnë lidhjet e vjetra.

Por, sipas statistikave të fundit, "Facebook", faqja më e famshme e internetit në botë, ndikon negativisht në shëndetin e fansave të tij. Përveç personave që kalojnë ditë të tëra online, ekziston edhe xhelozia "virtuale": çiftet janë të përçarë, sepse njëri prej partnerëve është izoluar në botën online, ose sepse kontaktet e shumta të njërit partner nxisin xhelozi te tjetri.

Kështu është zbuluar se pasioni për faqen më të klikuar në internet ka bërë që disa çifte të humbasin besimin te njëri-tjetri, ose marrëdhëniet e tyre të shkojnë deri në ndarje.

"Çifte në krizë, për shkak të ‘Facebook‘"? Nuk është e vërtetë. Lidhja e një çifti merr fund, kur ata kanë qenë më parë në krizë. Një çift mund të hyjë në krizë më lehtë nga ç‘mund të mendoni. Arsyeja? Xhelozia, që është jashtëzakonisht e madhe. Ajo fillon kur partneri/a gjen fotografi djemsh/vajzash që më parë s‘i kishte. Ndërsa çiftet që e kanë bazuar gjithmonë raportin e tyre te besimi, do të vazhdojnë ta bëjnë edhe më tej, pa e vrarë shumë mendjen për "Facebook" apo internetin. Kam ndjekur shumë çifte në krizë, sepse njëri ishte larguar krejtësisht nga tjetri, duke u mbyllur emocionalisht në botën virtuale, apo ku mes tyre ishte zhvilluar një xhelozi obsesive për miqtë virtualë të partnerit. Pasojat e një xhelozie janë pothuajse gjithmonë dramatike. Simptomat? Në fillim janë të pakontrollueshme: humbasin toruan, i zë paniku, janë në ankth e të acaruar, kanë pagjumësi, duke arritur deri te simptomat e rënda si fiksimi dhe prirja për t‘u vetëvrarë. Fiksohen te partneri/a dhe pranojnë të bëjnë gjëra që, nëse do të ishin në gjendje normale, nuk do t‘i bënin kurrë", tregon një psikologe, e cila është edhe drejtoreshë e "Eurodap". "Natyrisht që nuk mungojnë edhe krizat e inatit, sepse krejt rastësisht njëri prej tyre zbulon se ishte fshirë nga lista e kontakteve. Po ju them se ky është një fakt shumë i rëndësishëm që nuk duhet nënvlerësuar", thekson psikoterapeutja.

Gjithsesi "Facebook" ka edhe anë pozitive. Në fakt, sipas psikologes, "interneti mund të jetë një pasqyrë e vlefshme virtuale, një mundësi për të parë dhe njohur frikën tonë, brishtësinë dhe pasigurinë. Nuk është mirë që të bëjmë gjeste të shtirura ose të hiqemi si persona të tjerë. Me këtë sjellje i bëjmë keq vetes jo të tjerëve. Jam e bindur se pas pak kohësh do ta shihni se rruga që keni zgjedhur nuk është aspak e drejtë. Nga ana tjetër këto hapësira virtuale mund të përdoren për të përmirësuar vetëdijen tonë. Këtë do ta kuptoni, pasi të keni hapur profilin tuaj", thekson ekspertja.

Rekomandimi i psikoterapeutes është ai për ta përdorur ashtu siç duhet "Facebook" dhe jo për t‘u shpëtuar shqetësimeve të përditshme, apo për të mbushur zbrazëtinë që krijohet nga vetmia. Interneti mund të japë më shumë se kaq.

Ka nga ata persona që përpiqen të lidhen me VIP-at dhe personazhet ndërkombëtare, duke filluar nga Obama, e duke përfunduar te Barbi. Ka të tjerë që hiqen si VIP-a, shenjtorë, profesorë, këngëtarë etj.

Në librin e saj kushtuar përdoruesve të "Facebook", psikoterapeutia ka dhënë adresat e sakta të VIP-va të vërtetë, të cilët kanë profile në "Facebook". Gjithashtu ajo jep edhe tri këshilla të vlefshme për përdoruesit e "Facebook". Ja cilat janë:

1) Interneti është një pasqyrë e vlefshme virtuale, për të njohur frikën, brishtësinë dhe pasigurinë

2) Dëgjojini të tjerët: mund t‘u japin informacione të vlefshme nga të gjitha fushat

3) Gjithçka që keni mësuar online mundohuni ta përdorni në jetën tuaj të vërtetë, duke e pasuruar, përmirësuar dhe jo duke ia mbathur, siç bëni kur thoni që nuk keni adresë në "Facebook", por në fakt është e kundërta.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kriza e cifteve tani quhet Facebook Empty Re: Kriza e cifteve tani quhet Facebook

Thu 23 Aug 2012 - 3:29
E meshkujve te martuar ndoshta se ata e frekuentojne fb me shume,keto rrjetet e ndryshme ne internet e madje me ore duke geshire deri ne oret e para te mengjesit ndersa per femrat nuk i lejojne ose meren gjithe diten me familjen epune te tjera keshtu qe as qe dine se ceshte fb akoma Kriza e cifteve tani quhet Facebook 721253
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Kriza e cifteve tani quhet Facebook Empty Re: Kriza e cifteve tani quhet Facebook

Fri 24 Aug 2012 - 18:01
edhe eshte shkaku i krizave ne cift edhe seshte sepse varet nga maredheniet e ciftit edhe jashte fb
Sponsored content

Kriza e cifteve tani quhet Facebook Empty Re: Kriza e cifteve tani quhet Facebook

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi