Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

FMN, Lagarde: Papunësi e lartë në BE, rrezikojmë katastrofën Empty FMN, Lagarde: Papunësi e lartë në BE, rrezikojmë katastrofën

Tue 8 May 2012 - 2:11
FMN, Lagarde: Papunësi e lartë në BE, rrezikojmë katastrofën Christine-Lagarde-PapunesiaNju Jork, 7 maj 2012, NOA – Në vendet e Europës Jugore një person në pesë dhe një i ri në dy janë të papunë, andaj jemi nën rrezikun e një katastrofe...

Shqetësimin e ngriti shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, e cila theksoi se ky është një potencial shkatërrues në terma ekonomikë, socialë dhe njerëzor, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Lagarde bëri me dije se në nivel botëror janë 200 milion të papunë, mes të cilëve 75 milion janë të rinj.

Shefja e FMN-së tha se problemet e papunësisë janë seriozisht të ndjeshme në Europë.

“Të përmirësosh tregun e punës shpesh do të thotë të marrësh përsipër vendime të vështira, andaj për këtë nevojitet një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve, duke përfshirë si punëtorët edhe bizneset”, theksoi Lagarde.

Ajo ripërsëriti se reformat në tregun e punës dhe të prodhimit janë në të shumtën e rasteve shtypëse në vendet që kanë humbur konkurueshmërinë në krahasim me partnerët e tyre, duke iu referuar këtu vendeve të Europës Jugore.

Reformat, sipas saj mëtojnë në kohë zhbllokimin e prodhueshmërisë, të cilën këto vende të Europës sipas saj po e vuajnë ndërkohë.

“Kështu, në disa raste, pagat duhet të stabilizohen, dhe kjo në disa raste arrihet me mirëkuptim. Pagat minimale janë objektiva socialë të vlefshëm, por ndonjëherë mund të dëmtojnë të rinjtë dhe punëtorët e pakualifikuar”, tha shefja e FMN-së, duke marrë si shembull Greqinë.

Christine Lagarde u shpreh se “paga minimale në Greqi është 50% më e lartë se në Portugali; 17% më e lartë se në Spanjë dhe 5-7 herë më e lartë se në Rumani dhe Bullgari.

Për Lagarde, debati se masat shtrënguese janë kundër rritjes ekonomike është një debat fals.

“Do të thoja që nuk është as njëra as tjetra. Duhet të vëmë në jetë një strategji që është e mirë si për sot ashtu edhe për nesër. Ajo që është e mirë për qendrueshmërinë ekonomike është e mirë edhe për rritjen e saj, ku stabiliteti çon në rritje dhe rritja në rritjen e lehtë të stabilitetit”, deklaroi Christine Lagarde.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi