Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt dashurojnë më shpejt dhe më shpesh se femrat Empty Meshkujt dashurojnë më shpejt dhe më shpesh se femrat

Tue 8 May 2012 - 19:00
Një studim i ri nga Universiteti i Pensilvanisë tregoi se meshkujt bien në dashuri tri herë më shpejt se femrat. Femrat janë më pragmatike, kur bëhet fjalë për dashuri, ndërsa fjalën të dua u duhet më shumë kohë për ta thënë, sesa u duhet meshkujve.Meshkujt shpesh pas takimit të parë vendosin nëse ajo është e vërteta, apo jo, ndërsa femrat bien në dashuri për një kohë më të gjatë, madje disa muaj. Një e katërta e meshkujve që morën pjesë në këtë studim thotë se ata besojnë në dashuri në shikim të parë dhe se mund të dallojnë partneren e jetës së tyre në njëmoment të vetëm. Por rezultatet e anketës treguan se femrat kanë tendencë të konsultohen me familjen dhe miqtë para se të bien në dashuri. Për të rënë në dashuri mund t’u marrë një kohë më të gjatë se një muaj apo më shumë.
Pothuajse i njëjti rezultat erdhi edhe nga studimi i kryer në Britaninë e Madhe, ku konstatohet se femrat bien në dashuri më rrallë sesa meshkujt. Në fakt, shumica e femrave që morën pjesë në studim u përgjigjen se ato mund të dashurohen vetëm një herë në jetën e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi