Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Femrat shërohen më shpejt se meshkujt Empty Femrat shërohen më shpejt se meshkujt

Tue 8 May 2012 - 19:16
Femrat shërohen më shpejt dhe më lehtë se meshkujt. Ndersa një studim i ri britanik ka zbuluar, duke përdorur minjtë, se pse femrat shërohen më shpejt nga lëndimet në krahasim me meshkujt. Dr. Ed V. Çajlds dhe kolegët e tij kishin radhitur dallimet midis miut femër dhe atij mashkull dhe shpejtësisë së shërimit nga lëndimet. Ata pane se enët e gjakut nuk ishin tkurrur tek minjtë të cilëve u ishte dhënë estradiol (estrogjen), që ndodh me rastin e lëndimit që shkakton gjakderdhje. Kjo u kishte ndihmuar minjve që të shërohen më shpejt në krahasim me ata që nuk kishin pranuar estrogjen.“Gjithmonë e kemi ditur se femrat shërohen më shpejt dhe më lehtë nga lëndimet nëkrahasim me meshkujt, por kurrë nuk e kemi ditur pse ndodh një gjë e tillë. Tash kemi zbuluar shkasin”, tha Çajlds. ”Ky studim tregon e receptorët e estrogjenit në qelizat mitokondriale ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të femrave pas lëndimeve. Por, nëse në mënyrë kimike bllokohen receptorët e estrogjenit tek femrat, atëherë qelizat e tyre shërohen në të njëjtën mënyrë sikurse tek meshkujt”, shpjegon Çajlds.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi