Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ku të thoni “Të dua” në Paris?  Empty Ku të thoni “Të dua” në Paris?

Tue 8 May 2012 - 19:39
Duke u lartësuar mbi çatitë e Parisit, me një shkëlqim të artë gjatë natës, apo me ndriçimin magjik gjatë mbrëmjeve, Kulla Eifel është vend klasik në Paris për të thënë “të dua”.Joshja e saj romantike gjithashtu e bën atë një nga pikat më të popullarizuara dhe të papërballueshme për t’i kërkuar partneres suaj martesë.Tom Cruise i kërkoi Katie Holmes të martohej me të në katin e dytë të Kullës Eiffel dhe e gjithë bota e di që ia doli; Katie u përgjigj “Po, dua”.Ndërsa një tjetër çast është restoranti në katin e dytë në kullës, ku mund të darkoni për një propozim romantik dhe të paharrueshëm, por dhe të merrni përgjigjen që do t’ju ndryshojë jetën.
Ku të thoni “Të dua” në Paris?  PropozimneParisPor mund te merrni nje pamje te magjishme te kulles edhe nga Palais de Chaillot, perballe saj. Dhe për të patur një propozim romantik në Kullën Eiffel mund të zgjidhni dhe apartamente romantike pranë saj, ku ballkonet janë vende ideale për të patur pamjen si sfond. Madje ju mund të gjeni dhe qirinj për një moment special nën dritën e tyre dhe shkëlqimin e natës.
Pont Alexandre III
Ku të thoni “Të dua” në Paris?  NePontAlexandreIIIUra që kalon mbi Siene dhe që bashkon Pallatin e Invalidëve me Grand Palais është një tjetër vend idela romantik për të marrë përgjigjen që kërkoni. Një nga pikat e preferuara romantike, në agim apo perëndim të diellit, me statujat e arta dhe ndriçimin nën llambat e bukura, është një nga ambientet romantik të paharrueshme lumin Seine. Surprizoni të dashurën tuaj me një moment romantik një prej urave më bukura të Parisit; me siguri do të merrni përgjigjen që doni.
Pallati i VersajësKu të thoni “Të dua” në Paris?  DasmeneVersajePallati dhe kopshtet e Versajës sigurisht janë një gjetje ideale për moment tuaj romantik apo propozim të veçantë në Paris. Dhe nëse kërkoni çaste të paharrueshme të ditës më të bukur të çdo vajze, surprizoni të dashurën tuaj me foto të pafarrueshme martese në Versajë. Dhe mos harroni shishen e verës ose shampanjës!
Pont des ArtsKu të thoni “Të dua” në Paris?  PontdesArtsNëse do të vazhdoni të shëtisni përgjatë lumit Seine, ndaloni në një prej urave të shumta të saj, e preferuar a për romantikët. Një tjetër vend i përsosur për të thënë “të dua”, ose për të bërë pyetjen magjike në Pont des Arts. Kjo urë, vetëm për këmbësorët, është një vend shumë romantik, e vendosur në afërsi të Luvrit dhe me pamje nga Ile de la Cite.
Parku MonceauKu të thoni “Të dua” në Paris?  ParkuMonceauNëse jeni në kërkim të një mjedisi apo kopshti të qetë për momentin tuaj romantik në Paris, vizitoni kopshtet mahnitëse në stil anglez, Parc Monceau. Propozojni të dashurës tuaj, ndërsa shëtitsi nëpër kopshtet dhe urat piktoreske; me siguri që do të merrni përgjigjen lumturuese. Parc Monceau do ta gjeni shumë shpejt, mjaft të ecni në verilindje të Arc de Triomphe.
Karuseli i LouvreKu të thoni “Të dua” në Paris?  PiramidaeLuvritMe Luvrin si sfond, kaloni një mbrëmje romantike ndërsa i propozoni të dashurës tuaj. Karuseli është një gjendje mbresëlënëse për të surprizuar të dashurën tuaj, ndërsa perëndimi i dilelit do ta bënte çastin më magjik.
Notre DameKu të thoni “Të dua” në Paris?  ParisingaNotreDameNotre Dame, katedralja më e njohur në botë, pa dyshim që është dhe më romantikja. Ngjituni në ballkonin e saj dhe do të dhuroni një nga pamjet dhe çastet më të bukura. Edhe pse janë 400 shkallë të gurta e të ngushta spirale për të ngjitur, ia vlen t’i propozoni të dashurës tuaj në majë të kullës së katedrales dhe t’i dhuroni një moment romantik.
Kopshtet MonetKu të thoni “Të dua” në Paris?  KopshtetefamshmeMonetEdhe pse do t’ju të largoheni pak nga Parisi, mos ngurroni të shkoni drejt kopshteve Monet. Pranvera është stina më e bukur për t’i propozuar të dashurës tuaj në kopshtet e magjishme Monet. Dhe për ta besuar shikoni pikturat e të famshmit Monet.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ku të thoni “Të dua” në Paris?  Empty Re: Ku të thoni “Të dua” në Paris?

Tue 8 May 2012 - 20:44
Po pse mo...
S'ka oksigjen Tirana?

Ku të thoni “Të dua” në Paris?  81192
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ku të thoni “Të dua” në Paris?  Empty Re: Ku të thoni “Të dua” në Paris?

Wed 9 May 2012 - 11:50
u ba puna duhet me shku deri ne paris......a nigjon more atje te pres Ku të thoni “Të dua” në Paris?  1698836746
Sponsored content

Ku të thoni “Të dua” në Paris?  Empty Re: Ku të thoni “Të dua” në Paris?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi