Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Greqia në dorë të radikalëve Empty Greqia në dorë të radikalëve

Wed 9 May 2012 - 11:06



Duke pasur në dorë qysh prej orës 3 të mesditës të së martës mandatin nga presidenti, lideri i së Majtës Radikale Aleksis Tsipras, ka filluar procedurën për krijimin e një qeverie koalicioni të majtë.

Më parë në një fjalim publik ai ju ka sqaruar gjithë qytetarëve dhe partive të tjera, politikën e kësaj qeverie të re që do të ketë si bosht, anulimin e marrëveshjes së huasë me masat për rrogat dhe pensionet, shfuqizimin e ligjeve për kontratat e punës, ndryshimin e ligjeve zgjedhore dhe të atyre për përgjegjësitë e ministrave, kontrollin shtetëror mbi bankat, krijimin e një komisioni ndërkombetar auditimi.
“Verdikti popullor në mënyrë të qartë bën të pavlefshme marrëveshjen e shpëtimit”,

3 milionë grekë votuan kundër planeve për masa të reja dhe nëse konservatorët dhe socialistët duan të na mbështesin në këtë rrugë- ka thënë Tsipras, atëherë Venizellos dhe Samaras le t’i thonë Brukselit dhe Berlinit se u penduan dhe nuk do zbatojnë marrëveshjen që ata kanë nënshkruar dhe le të pranojnë mënyrën tonë të qeverisjes. Në tre ditët në vijim që ka në dispozicion sipas ligjit për të krijuar qeveri, lideri i së Majtës Radikale do të takojë gjithë udhëheqësit e partive të majta brenda dhe jashtë parlamentit, ndërsa në pasditen e së mërkurës do të takohet me Venizellos dhe Samaras.

“Pas marrjes sot të mandatit për formimin e një qeverie koalicioni, ne do të shpallim gjithçka që kemi premtuar para zgjedhjeve, do të riparashtrojmë propozimin tonë për një qeveri të majtë”, shtoi Aleksis Tsipras.

Por kush është Aleksis Tsipras që ka thyer për herë të parë mitin e qeverisjes së përhershme nga konservatorët dhe socialistët në Greqi? 38-vjecari ka fituar simpatinë e qytetarëve sidomos të të rinjve, duke bërë të qartë se do të rinegociojë paketën e shpëtimit duke cuar drejt anulimit të saj.

I kritikuar shpeshherë se vetëm vë në dukje të metat e sistemit, pa bërë ndonje propozim konkret, ai beson se Greqia po shkon në drejtimin e gabuar dhe duhet të ndryshohen shumë politika në vend.

Do marrim depozitat e qytetarëve dhe do i përdorim si fonde investimi për të hapur vende pune ,duke siguruar padyshim paratë e tyre, është një prej propozimeve të partisë së tij, një aleancë e pesë grupeve të majta radikale.

Bankat greke kanë marrë gjatë këtyre viteve nga Europa më shumë se 200 miliard euro dhe asnjë para nuk është përdorur për zhvillim, thekson ai. Në një intervistë për La Stampa, i pyetur se a do të dilte Greqia nga eurozona nëse Europa nuk i plotëson kërkesat e tij, ai ka shtuar se bëhet fjalë për një krizë europiane që kërkon një zgjidhje europiane.

Ndërkohë reagimi i fundit përsa i përket programit të kësaj partie që kërkon anulimin e marrëveshjes së huasë, vjen nga kreu i Komisionit Europian Manuel Barozo i cili ka deklaruar nga Brukseli se vendet e BE që kanë pranuar ndihmë ndërkombëtare financiare ,nuk kanë alternativë tjetër përvecse të zbatojnë masat shtrënguese që do të sjellin zhvillim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi