Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kamikazi i Al-Kaedas ishte agjent i dyfishtë Empty Kamikazi i Al-Kaedas ishte agjent i dyfishtë

Wed 9 May 2012 - 11:08
Kamikazi i Al-Kaedas ishte agjent i dyfishtë Avion

Raportet nga Shtetet e Bashkuara zbulojnë se personi që do të kryente sulmin vetëvrasës me bombë, në komplotin ajror të publikuar dy ditë më parë, në fakt ishte një agjent i dyfishtë.

Zyrtarët amerikanë janë cituar të kenë thënë se personi i dërguar nga baza e Al-Kaedas në Jemen për të sulmuar një aeroplan në SHBA, ishte një i infiltruar në grup.

Më pas agjenti i dyfishtë la Jemenin, udhëtoi nëpër Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u dorëzoi bombën bashkë me informacionin në lidhje me Al Kaedan në Gadishullin Arabik, CIA-s, shërbimeve të inteligjencës Arabe dhe agjencive të tjera të huaja të zbulimit, thotë media amerikane.

Bomba, e cila ishte menduar të kalonte pa u vënë re nga siguria në aeroport, i është dhënë FBI-së, e cila tashmë është duke e analizuar.

Gazeta “The Times”, duke cituar zyrtaret, ka thënë se agjenti punonte për inteligjencën Saudite, e cila ka "bashkëpunuar ngushtë" me CIA-n për vite me rradhë. Zyrtarët, të cilët nuk do të bëjnë publik identitetin e agjentit, thanë se ai ndodhet i sigurt në Arabinë Saudite.

Shërbimet sekrete të SHBA mësuan muajin e kaluar se militantet bashkë me Al-Kaedan, në Gadishullin Arabik në Jemen kishin planifikuar për të sulmuar një aeroplan me një version më të sofistikuar të një bombe të fshehur në të brendshmet e pasagjerit agresor, të ngjashëm me atë të përdorur në një përpjekje të dështuar në vitin 2009, raportoi agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi