Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Emigrantët e rikthyer mund të aplikojnë për “banesë sociale” Empty Emigrantët e rikthyer mund të aplikojnë për “banesë sociale”

Wed 9 May 2012 - 16:01
Eglantina BardhiËshtë miratuar dje në Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale projektligji “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”. Ky projektligj i propozuar nga Ministria e Punës vjen me disa ndryshime. Ndryshimi kryesor është bërë në kategorinë “banesa sociale”. Është bërë zgjerimi i grupeve përfituese dhe zgjerimi i zonave të përfshira, duke i shtrirë ato edhe në zonat rurale.Emigrantët dhe të huajt“Në këtë ligj futen si përfitues të banesave sociale emigrantët e rikthyer dhe punëtorët emigrantë. Tek këta të fundit futen të huajt që punojnë në Shqipëri. Si përfitues në ligjin e ri futen edhe familjet e policëve të rënë në detyrë dhe viktimat e dhunës në familje”, u bë e ditur dje në komisionin kuvendor.



Opozita kërkon faturën

Ndërkohë deputetët e opozitës theksuan se nuk janë kundra në parim me projektligjin por ata kërkuan disa shpjegime. “Mund ta na thoni sa është fatura financiare e këtyre banesave sociale për këto kategori? Çdo projektligj para se të propozohet dhe miratohet më parë i bëhet një studim sa do të jetë kostoja financiare, konkretisht sa para duhen për ta realizuar”, theksoi Eglantina Gjermeni. Këto pyetje janë ende pa përgjigje.



Me përparësi për t’u strehuar në banesa sociale do të shikohen:

- familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë

- të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në azile

- familjet më me shumë se 4 fëmijë

- çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç (dmth mosha e burrit dhe gruas e mbledhur të mos kalojë shifrën 60)



Çfarë janë “banesat sociale”

Banesat sociale janë apartamente të cilave u shpërndahen kategorive që njeh ligji, me dy mënyra: 1 – me pagesë të apartamentit me çmim të ulët dhe këste të vogla. 2 – me qira të ulët. Përzgjedhja e familjeve përfituese bëhet bazuar në disa kritere të përcaktuara në vendimin e posaçëm të Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Emigrantët e rikthyer mund të aplikojnë për “banesë sociale” Empty Re: Emigrantët e rikthyer mund të aplikojnë për “banesë sociale”

Wed 9 May 2012 - 19:48
Mashtrimi i rradhes i qeverise Emigrantët e rikthyer mund të aplikojnë për “banesë sociale” 2421821043
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi