Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Haradinaj të enjten në orën 11 në Prishtinë Empty Haradinaj të enjten në orën 11 në Prishtinë

Wed 9 May 2012 - 19:10
Ramush Haradinaj, vjen në Kosovë. Ai u lirua nga Tribunali i Hagës që të mbrohet në liri. Vendimi përfundimtar në këtë proces gjyqësor pritet të merret pas disa javësh.
Ardhja e Ramush Haradinajt, ish Kryeministër i Kosovës dhe aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u konfirmua nga familjarët e tij.
Kemi kontaktuar me njërin nga anëtarët e familjes Haradinaj, dhe ata konfirmojnë se të enjten, Ramush Haradinaj do të zbresë nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pritet që mbërritja e tij të ndodh rreth orës 11-te të së enjtes.
Vendimi i trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për lirim të Haradinajt, nuk është kundërshtuar as nga Prokuroria e Tribunalit.
Pas marrjes së këtij vendimi, prokuroria ka pasur të drejtë ligjore që deri të mërkurën në orën 12 të paraqesë ankesë ndaj vendimit për mbrojtje në liri Ramush Haradinajt.
Mirëpo këtë veprim, prokuroria nuk e ka bërë dhe kjo do të thotë se ish kryeministri Haradinaj, të enjten mbërrin në Kosovë.
Lirohet përkohësisht nga burgu i Hagës Ramush Haradinaj
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi ka vendosur të lirojë përkohësisht nga paraburgimi ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është Ramush Haradinaj.
Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër Haradinajt pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor, raporton REL.
Sipas burimeve Haradinaj pritet të gjykohet në gjendje të lirë.
Bashkë me Haradinaj po gjykohen edhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.
Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali i Hagës vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.
Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi