Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Haradinaj: Mos e braktisni Kosovën Empty Haradinaj: Mos e braktisni Kosovën

Tue 9 Jul 2013 - 10:25
leanca për Ardhmërinë e Kosovës, u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga Kosova dhe të kërkojnë qëndrim në shtetet e tjera. Në një konferencë për media, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj drejtoi akuza në drejtim të Qeverisë, se është duke bërë pak për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos e lëshojnë vendin. Ai tha se gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovës është e vështirë, por sipas tij, ndryshimet pozitive do të vinë pas zgjedhjeve të ardhshme.
“Nëse nuk ndalet dhe në këtë duhet të ndihmojnë të gjithë, ministritë, do të shkaktojë pasoja në zhvillimet e brendshme në vend, mungesa e njerëzve do të shkaktojë pasoja edhe në planet e Kosovës për me përshpejtua procesin e liberalizimit të vizave. Mos e lëshoni vendin, keni prit që sa vjet, pritni edhe një vit, sepse është më pak se një vit që priten ndryshime në vendin tonë”, tha Haradinaj.
Ai për këtë, ka fajësuar edhe ekzekutivin e vendit. Ai tha se qeveria ka lënë anash çështjet sociale dhe ekonomike në vend.
“Ne i adresojmë kritikë serioze qeverisë së vendit, e cila jo vetëm për faktin që i ka dhënë prioritet temave regjionale dhe më gjerë, por për shumë arsye mendoj se ata nuk kanë kapacitet me i dhënë përgjigje zhvillimeve të brendshme, mungon kapaciteti nevojshëm që temave të brendshme me i dhënë përgjigje, është e dhimbshme që nuk ka një takim të jashtëzakonshëm qeveria për këtë çështje”, tha ai.
Haradinaj i është përgjigjur kërkesës së Lëvizjes Islamike për Bashkim të bërë dje, për largimin e deputetit Burim Ramdani duke thënë se nuk marrin parasysh kërkesat, siç tha, të palaçove. Ai tha se janë shqiptar dhe respektojnë të gjitha liritë dhe të drejtat në Kosovë.
0 koment
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi