Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Çfarë mendojmë për seksin në të 20-at, 30-at, 40-at… Empty Çfarë mendojmë për seksin në të 20-at, 30-at, 40-at…

Thu 10 May 2012 - 17:42
Çfarë mendojmë për seksin në të 20-at, 30-at, 40-at… Seksi-300x184Qëndrimi për seksin ndryshon me kalimin e viteve, përderisa edhe seksi është pjesë e plakjes. Në bazë të hulumtimeve të fundit, shumica e njerëzve të vjetër kënaqen në seks njëjtë sikurse kur ishin të rinj, e me kalimin e viteve njerëzit janë më të hapur në dashuri.

Dëshira seksuale ndryshon derisa ne plakemi, por jeta e shëndetshme seksuale është e rëndësishme edhe në moshën e shtyrë. Tërheqja seksuale varet prej shumë faktorëve, si hormonet, plakja, faktorët shoqërorë dhe ata psikologjikë.

Hormonet estrogjen dhe testosteron luajnë rol të rëndësishëm në seksualitetin te femrat, përderisa sasia e tyre ndryshon me kalimin e viteve.



Të njëzetat…

Në këtë fazë të jetës te një numër i madh njerëzish frika nga marrëdhëniet dhe shtatzënia e padëshiruar mund të ndikojë negativisht në libidonë. Njerëzit nuk e njohin mirë as veten e tyre dhe kanë frikë ta kërkojnë atë që kanë dëshirë. Shumë femra vuajnë nga cikle jo të rregullta menstruale, gjë që ndikon mjaft në shtimin apo zvogëlimin e tërheqjes seksuale. Në të njëzetat ekziston zgjedhje më e madhe e partnerëve, por mungon komunikimi ndërmjet, çifteve që është një minus i madh për të përjetuar një seks të shkëlqyeshëm.



Të tridhjetat…

Femrat në të tridhjetat janë më të pjekura dhe kanë më shumë vetëbesim në veten e tyre. Numër i madh i tyre tashmë janë në lidhje stabile dhe janë të gatshme që nga partneri ta kërkojnë atë që dëshirojnë dhe atë që u nevojitet. Po ashtu, femrat më lehtë dhe më shpejt e arrijnë orgazmën. Në bazë të hulumtimeve, 90% e femrave më të vjetra se 30 vjeçe rregullisht përjetojnë orgazëm në krahasim me 23% nga femrat e reja. Gjatë kësaj moshe, shumica prej tyre fillojnë të krijojnë familje. Shtatzënia, e sidomos fëmijët sjellin një ndryshim të madh në jetën seksuale të çiftit. Femrat e kanë një libido më të fortë, sidomos në tremujorin e dytë, e është shumë interesante që femrat që e kanë një fryt të gjinisë mashkullore në stomak, dëshirën për seks e kanë edhe më të madhe. Pas lindjes lindin disa telashe, e disa femra theksojnë se për seks as që u shkon mendja, e kjo zgjat përreth gjashtë muaj pas lindjes së foshnjës. Fëmijët sjellin dhe stres, kështu që komunikimi gjatë kësaj periudhe kohore është mjaft i rëndësishëm në ruajtjen e një lidhjeje apo martese të shëndoshë.



Të dyzetat…

Te meshkujt, problemet me ereksionin janë mjaft të shpeshta, e gjatë kësaj periudhe kohore të shpeshta janë rdhe tradhtitë. Edhe pse shumica theksojnë se në të dyzetat libidoja është e zvogëluar, te numri më i madh i femrave dhe meshkujve kjo nuk ndodh. Shumë femra dhe meshkuj tërhiqen prej partnerëve më të rinj.



Të pesëdhjetat…

Menopauza te femrat shfaqet kah fundi i të dyzetave dhe në fillimin e të pesëdhjetave, e kjo është periudha kur fillojnë të shfaqen simptomat që e vështirësojnë jetën seksuale. Shumica e femrave marrin ilaçe hormonale për të zbutur disa simptoma, si cikli jo i rregullt seksual, apo zvogëlimi i libidosë. Ekspertët amerikanë theksojnë se jeta e shëndoshë seksuale mund t’i zbusë simptomat negative të menopauzës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi