Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çrregullime te personalitetit narcistik Empty Çrregullime te personalitetit narcistik

Thu 10 May 2012 - 23:41
Njerezit me çrregullime te personalitetit narcistik kane shtremberime te konceptit per vleresimin e vetes. Tipari kryesor i çrregullimit te personalitetit narcistik eshte ndjenja e madheshtise, e nevojes per admirim dhe mungeses se empatise, qe fillon nga mosha e pjekurise se hershme dhe eshte i pranishem ne nje varg kontekstesh.

Narcistiku siç e thashe, ka nje ndjenje te madheshtise se vetvetes, ne menyre te rendomte dhe mbivleresojne aftesite e tyre, hiperbolizojne zotesite e tyre, shpesh jane vetelavderues dhe pretendues.
Ata hiperbolizojne unin e tyre dhe nenvleresojne kontributet e te tjereve. Keta individe preokupohen shume per fantazine dhe sukseset e tyre, per fuqine e pakufizuar, per bukurine e pakrahasuar dhe per dashurine qe te tjeret ushqejne per ta. Pra ata autodeklarohen te famshem.

Ata besojne se jane superiore dhe unik dhe presin nga te tjeret t'i deklarojne si te tille. Ata jane te bindur se vetem njerez te nivelit te tyre mund t'i vleresojne dhe kuptojne dhe se vetem me ta mund te shoqerohen dhe te komunikojne. Pra ata mund dhe duhet te shoqerohen vetem me persona "Top" te shoqerise.

Keta persona deshirojne t'iu behen vazhdimisht komplimenta dhe te kene perhere te drejte, t'iu plotesohen perhere kerkesat dhe terbohen kur nuk ia plotesojne. Ata kane mungese empatie dhe veshtiresi ne njohjen e deshirave dhe ndjenjave te te tjereve. Shpesh jane perbuzes dhe mosperfilles ndaj te tjereve, nuk i kushtojne vemendje verejtjeve qe bejne te tjeret. Ata kane nje ftohtesi emocionale dhe mungese respekti e konsiderate per te tjeret.

Nga E. Stërmasi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi