Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Anoreksia Dhe Bulimia, Psikologët: Çrregullime Psikike Empty Anoreksia Dhe Bulimia, Psikologët: Çrregullime Psikike

Thu 29 Mar 2012 - 17:00
Anoreksia Dhe Bulimia, Psikologët: Çrregullime Psikike Depression-150x150Studimet tregojnë se 80% e vajzave dhe grave në botë janë të pakënaqura me trupin e tyre.

Anoreksia është një sëmundje psikike dhe mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Njerëzit e prekur prej saj mendojnë se janë mbi peshë, edhe nëse kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk hanë dhe e stërmundojnë trupin me ushtrime fizike.
Anoreksia mund të çojë në kequshqyerje, osteoporozë dhe probleme në zemër. Anoreksia mund ta shtyjë pacientin edhe në vdekje të parakohshme ose vetëvrasje.
Rreth dhjetë milionë gra e një milion burra në SHBA vuajnë nga anoreksia, që shkaktohet nga gjendja psikike. Megjithëse ky çrregullim vihet re më shumë në vendet perëndimore, edhe njerëzit në vendet në zhvillim vuajnë prej saj.
Pamjet e modeleve në revista janë imazhe që ndikojnë në mënyrën se si gratë e vajzat shohin veten e tyre. Duke parë këto imazhe të bukurisë, edhe ato duan të duken elegante, megjithëse shumë prej tyre nuk preken nga anoreksia.
Ekspertët thonë se shkaktarë të anoreksisë janë pasiguria apo mungesa e besimit në vetvete, vështirësitë në marrëdhënie me të tjerët si dhe trysnia kulturore.
Anoreksia është e vështirë për t’u trajtuar. Ekspertët thonë se vetëm 25% e pacientëve me anoreksi mund të trajtohen suksesshëm, nëse trajtimi fillon në kohë.

Varësia nga çrregullimet e të ushqyerit



Ne i njohim dy çrregullimet kryesore të ushqyerit, të cilat janë anoreksia dhe bulimia.
Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit në të cilën personi bie shumë në peshë sepse e kufizon të ngrënit. Ky problem vihet re më dendur te gratë e reja dhe vajzat adoleshente sesa te meshkujt.
Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike.
Kurse njerëzit që vuajnë nga bulimia nervore hanë sasi të mëdha ushqimi të pasura në kalori. Studime të shumta kanë bërë të ditur se njerëzit me bulimi kanë përfytyrime jo të sakta për pamjen e tyre trupore, nivele të larta ankthi. Madje shkaktohet mbipesha edhe nga faktorët emocionalë si stresogjeni, faktorët familjarë, gjenetikë, metabolikë etj.
Psikologët thonë se konsumi i tepër i ushqimit ka një njëanshmëri me alkoolin si dhe me pirjen e duhanit, sepse sipas saj kjo është një shprehi e fituar gjatë jetës së individit. Por zakonisht abuzimi i rritur i ushqimit është një lloj prehje për njerëzit që gjenden në situatat problemore. Thonë se disa njerëz duke ikur nga problemi aktual, ata gjejnë mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes.
Nga hulumtimet e bëra, shihet se në rastet e shumta janë të përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, të cilët i bartin konfliktet e pazgjidhura familjare si dhe ngarkesat emocionale, si fjala vjen, shtypja e ndjenjave që vjen nga hidhërimi nga prindërit e tyre, që do të ngushëllohen në çrregullimet e të ushqyerit.
Në këtë fushë janë të përfshirë fëmijët si dhe adoleshentët nga ato familje ku mbretërojnë konfliktet e pandërprera brenda familjes posaçërisht në mes çiftit martesor, si dhe nga ato familje ku mbretëron tirania dhe ku u mohohet e drejta anëtarëve për t’i shprehur ndjenjat e brendshme, ku mungojnë ndjenjat e sinqerta si dhe nga ato familje që keqpërdorin ngarkesat psikike, fizike dhe emocionale. Shembull klasik janë fëmijët e alkoolikëve, të cilët do të bartin në rastet e shumta ndjenjat e alkoolikut siç është faji dhe turpi. Fëmija nga babi ose nëna alkoolike do ta kërkojnë fajin për alkoolizim vetë. Gjithherë ata do ta bindin veten se prindërit e tyre janë të pamundshëm, tejet kërkues, që nuk kuptojnë. Për këtë nuk është për t’u habitur, se fëmijët e tyre do ta kërkojnë daljen nga kjo situatë në çrregullimet e të ushqyerit. Sepse një alkoolik nuk mund ta marrë përgjegjësinë mbi vete, por ai këtë përgjegjësi do t’ua shpërndajë anëtarëve të familjes. Ashtu të gjithë do të bëhen të varur nga alkooli. Për shembull një fëmijë do ta fajësojë babain si dhe turpërohet para të tjerëve, sepse babai i tij pi. Ai do tentojë ta fshehë veprimin e babait, por e di se diçka me të nuk është në rregull, po ashtu ia fshehin babait alkoolin për të mos i rënë në dorë. Por nga ana tjetër frikohet se nuk di se si do të reagojë babai duke e ndërlidhur me dhunë në familje.
Me një fjalë, ai do të jetojë në një rreth të frikshëm dhe të paparashikueshëm dhe kuptohet se i lë gjurmët e ndjenjave të një individi të frustruar me kompleksin e pavlefshmes, të padashur dhe pa përkatësi. Kurse në moshën e adoleshencës dalin edhe më tepër në sipërfaqe ndjenjat e ndrydhura dhe fillon ta urrejë dhe t’i përjashtojë prindërit, në disa raste edhe e braktis familjen. Fatkeqësisht ata për arsye të pamundura në familje do të strehohen në botën e drogave, alkoolit, prostitucionit. Shpeshherë u jepet e vetmja zgjedhje, si ta gjejnë rrugën nga ky kaos dhe ajo shprehet tani në çrregullimet e të ushqyerit.
Anoreksia nervore atëherë nuk është asgjë tjetër përveç refuzimi i një situate të pamëshirshme familjare. Këtë do ta tregojnë në refuzimin e ushqimit. Kurse bulimia është pamja e një adoleshenti, i cili gjendet në një krizë apo vështirësi, ku gjendjen konfliktuoze në familje e pranon, por nuk mund të absorbojë për këtë. Ai do t’i refuzojë prindërit duke i ikur problemit aktual dhe ata e gjejnë mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes në konsumimin e tepërt të ushqimit.
Çrregullimet e të ushqyerit te adoleshentët zakonisht e kanë zanafillën apo djepin te ato familje në të cilat mbretëron një atmosferë tiranike, mos të themi njëfarë “kanibalizmit familjar” ku mungon besimi reciprok, por në të kundërtën shfaqen konfliktet e pandërpreshme, shqetësimet e përhershme, brenga, ankthi, pasiguria deri te depresioni si dhe emocionet e ftohta. Familjeve të tilla u mungon ngrohtësia, dashuria, prania, përkatësia si dhe kujdesi i mirëfilltë. Zakonisht i riu këto mungesa do tentojë në mes të tjerash t’i zëvendësojë me anë të ushqimit të tepruar. Me fjalë të tjera, fëmijët, adoleshentët ose të tjerët, kur ballafaqohen me situatat e tilla, ata bien jo vetëm në depresion, në ankth, frikë, pasiguri si në gjendjet emocionale të padurueshme, por atëherë janë gjasat se ngushëllimin do ta gjejnë te refuzimi i ushqimit (anoreksia nervore) ose bulimia nervore në ushqimin e tepruar.
Vetvetiu janë të kuptueshme pasojat e kësaj varësie, si nënpesha ose mbipesha që mund të ndikojnë negativisht në vetëdijen e brishtë të adoleshentit, posaçërisht te gjinia femërore. Shpesh bëhen tallje nga moshatarët e tyre apo mjedisi. Madje fillojnë të vuajnë nga kompleksi i pavlefshmërisë.
Problemi i varësisë nga çrregullimet e të ushqyerit nuk është në refuzimin ose ushqimin e tepruar, por në marrëdhëniet familjare, në të cilat nuk mund të zhvillohen raportet e drejta, ku mbretëron siguria, ngrohtësia, dashuria dhe ndjenjat e përkatësisë, që nuk është asgjë tjetër përveç kushtrimit nëpërmes simbolikës së urisë për dashuri…
Nga ana tjetër, adoleshentët mund ta refuzojnë ushqimin, të cilët dëshirojnë t’u tregojnë prindërve, se nuk pajtohen me sjelljet e tyre të pakuptimta, të ashpra si dhe frikësuese mos të themi të tmerrshme, që u ofrojnë ata. Me refuzimin e ushqimit ata refuzojnë edhe këshillat e prindërve, të cilat janë pa ndjenja, të frikshme dhe të tmerrshme. Ashtu adoleshenti në mënyrë të vullnetshme e refuzon ushqimin dhe dobësohet deri në atë masë saqë jeta e tij rrezikohet.
Kemi po ashtu adoleshentë që ushqimin do ta konsumojnë dhe më vonë, me mjetet kimike, e vjellin ushqimin e konsumuar. Këta dëshirojnë t’u tregojnë se në familjet e tyre mbretërojnë marrëdhëniet e pamundura, posaçërisht ndjenjat e hidhërimit, të frikës, të tmerrit e të pasigurisë. Mungesa emocionale tani zëvendësohet me ushqim, por nuk mund ta absorbojnë, si dhe nuk mund ta absorbojnë situatën e tmerrshme në familje. Në familjet e tilla askush nuk është i aftë për ta kuptuar atë tjetrin dhe për t’i absorbuar ndjenjat e veta. Kurse emocionet i shprehin publikisht, por nuk gjejnë kohë t’i absorbojnë në mënyrë të arsyeshme.
Te çrregullimet e të ushqyerit duhet të theksuar edhe komponentë hormonalë apo nevrobilogjikë. Fjala është për varësinë biokimike, sepse me ushqimin jo adekuat përmbyset metabolizmi hormonal. Ashtu hormonet fillojnë të tajojnë lëngje që u lehtësojnë dhimbjen e urisë, kurse individi i tillë bie në varësinë e anoreksisë nervore.
Hulumtimet e fundit flasin se funksionimi i trurit që e rregullon urinë, oreksin dhe metabolizmin është i ngarkuar si dhe i çrregulluar. Për shërimin e këtyre ngarkesave të ushqimin është mjaft i koklavitur dhe kërkon mjaft durim dhe vullnet të fortë. Po ashtu trupi i hollë është model ideal i ngulitur te bota e njeriut të ri. Këtyre mund t’u shtojmë edhe sportin, gjimnastikën, ushtrimet e tjera fizike etj.
Por kjo terapi nganjëherë më tepër pengon sesa ndihmon për t’u pavarësuar nga varësia e çrregullimeve të të ushqyerit.
Në fund, edhe një herë po e theksojmë, varësia nga çrregullimet e të ushqyerit, nuk është gjë tjetër përveç një kushtrim për raporte ndër personale, kushtrim për jetë, që i varuri nuk mund ta jetojë. Për këtë ata “pajtohen” për një zëvendësim, që u jep një botë dehëse.
Ajo botë dehëse edhe më tepër i komplikon që e dërgon deri te dhimbjet më të mëdha si dhe traumat si dhe konfliktet që ata vetë nuk mund të dalin, derisa “zëvendësimin” nuk e zëvendësojnë me jetën si të tillë. Nga varësia mund të dilet nëpërmes ballafaqimit të thellë me vetveten dhe me tjetrin, dhe kjo është ajo e vetmja alternativ që i jepet njeriut, që ta pranojë jetën si dhuratë që është e tij dhe jo dikujt tjetër dhe ai e merr me një optimizëm timonin e jetës në duart e veta.
Psikologët po përpiqen të kuptojnë shkaqet e anoreksisë dhe të bolemisë. Fatkeqësisht, shpesh individët e prekur nuk vihen re që në fillim, por pasi çrregullimi ka vepruar për njëfarë kohe. Përpjekjet që e vënë theksin në përfytyrimin pozitiv për vetveten dhe në qëndrueshmërinë emocionale duket se janë me dobi. Është nevoja të kryhen më shumë studime të mëtejshme për të zbuluar ndikimet komplekse të kësaj varësie në këto çrregullime të ushqyerit.

Shenjat e anoreksisë nervore:

1. Ushqimi i kufizuar

2. Preokupimi me ushqime, kalori, recetë e kuzhinë, pesha trupore etj.

3. Mendimet posesive

4. Perfeksionimi

5. Sjelljet rituale

6. Ushtrimet kompluzive

7. Zhvillimi i dobët social

8. Izolimi social

Shenjat e bolemisë nervore:

1. Vjelljet e vetëlënduara

2. Preokupimi me ushqim, kalori, recetë e kuzhinës, pesha dhe pamja fizike

3. Fshehtësia

4. Ushqyerit kompluziv si dhe vjellja

5. Keqpërdorimi i mjeteve kimike që përdoren për vjellje

6. Ushtrimet gjimnastike kompluzive

7. Zhvillimi i dobët social

8. Izolimi social

9. Mungesa e mbikëqyrjes

10. Manipulimi i sjelljeve

11. Si dhe garimi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi