Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vuan nga Nomofobia, sëmundja e re psikike Empty Vuan nga Nomofobia, sëmundja e re psikike

Fri 11 May 2012 - 15:13
Frika më e keqe e kohës sonë, mban emrin Nomofobi dhe ka të bëjë saktësisht me ankthin që të pushton papritur se mos ke humbur telefonin tënd celular. Kjo pasi, pa të, do të ndjeheshit të humbur, të frustruar dhe të pasigurt.Sipas një studimi të fundit të realizuar në Evropë, prej saj, vuan rreth 66% e popullatës, edhe pse 41% e saj, është e garantuar me posedimin e dy aparateve të tillë.
Ekspertët e lidhin këtë me faktin se celulari cilësohet prej nesh jo vetëm një mjet komunikimi, por edhe një arkë e vërtetë kujtimesh, fotosh, numrash dhe kontaktesh. E për këtë arsye, kur ai na humbet, ndihemi më shumë se keq.Ndërkaq, të dhënat e studimit në fjalë tregojnë se nga Nomofobia vuajnë më shumë gra se burra (70% kundrejt 61%).

Sindromi i saj manifestohet me të gjitha tiparet e një nevroze të caktuar.

Ndërsa sipas një sondazhi nga “Chicago Tribune”, për shembull, shumica e njerëzve thonë se ata mund të mbeten më mirë një javë pa furçë dhëmbësh, sesa pa telefonin celular.

e.t/noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi