Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çrregullimi skizotipal i personalitetit Empty Çrregullimi skizotipal i personalitetit

Thu 10 May 2012 - 23:43
Cilat jane disa nga simptomat kryesore: personi kryen hera-heres veprime te pazakonta, ka sjellje te çuditshme dhe ç'eshte me kryesorja ka mendime dhe perceptim te pazakonte. Ne plan te pare duket sikur kemi te bejme me skizofreni, por jo, keta persona nuk shfaqin anomali ne te gjitha funksionet psikike apo motorike sikunder ndodh ne rastet e skizofrenise.

Individe te prekur nga çrregullimi skizotipal i personalitetit shfaqin forma te menduarit magjik, bejne interpretime jo reale shpeshhere per ngjarje te zakonta ose pretendojne se mund te lexojne mendimet e te tjereve, parashikojne te ardhmen, fantazojne dhe shpesh kane edhe iluzione trupore, etj.

Keta individe mendojne se kane nje force jo te zakonshme qe i ben ata te parashikojne hera-heres ngjarje te caktuara, jane shume supersticioze dhe mjaft te interesuar per fenomenet paranormale.
P.sh. nje skizotipal beson se gruaja e tij e cila ka nxjerre qenin shetitje, eshte si rezultat direkt i faktit qe ai e kishte menduar kete gje nje ore me pare. Apo jane te dhene mbas ritualeve magjike aq sa mund te krijojne rituale per çdo ngjarje te zakonte si psh: te rrotullohen tre here rrjesht prane nje objekti specifik per te shmangur nje ngjarje jo te kendshme apo nje rezultat jo pozitiv.
Probleme te perceptimit si psh: ndjen se nje person tjeter eshte i pranishem ose degjon zera qe peshperisin emrin apo flasin per te.

Keta individe me rendimin e gjendjes se tyre pesojne deficite sociale dhe nderpersonale, gjithashtu pesojne shtremberime te vazhdueshme te proceseve mendore dhe perceptive.

Keta individe jane shpesh dyshues dhe jo rralle here shfaqin mendime apo ide paranoide.

psikologji
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi