Disa çështje filozofike praktike
Fri 11 May 2012 - 0:28
Filozofia i kthehet jetës praktike duke hapur alternativë në njohjen e proceseve që e karakterizojnë kohën tonë. Detyrë kryesore që parashtrohet është mënyra se si të gjejmë alternativa të shumta për rrugët e jetës, si ta përmbajmë veten në këtë kohë të vështirë dhe me plot trauma.
Si t’i largojmë dhe t’i zhdukim anët e errëta të jetës, si: xhelozinë, alkoolizmin, kokëfortësinë, lakminë, nënçmimin, përbuzjen, fanatizmin, gënjeshtrën, dyfytyrësinë, paditurinë etj., njëkohësisht t’i mbjellim dhe t’i kultivojmë anët e shndritshme të jetës: maturinë, sinqeritetin, optimizmin, dinjitetin, kulturën, lirinë, diturinë...
Pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilat po jetojmë, gjithçka që është e mundur duhet të bëjmë: të edukojmë veten dhe të kontribuojmë në arsimin e përgjithshëm. Sepse njerëzit me edukatë të mirë duhet t’u shmangen fjalëve të tepërta dhe mburrjes e zmadhimit të virtyteve të veta. Prandaj, një pedagog i vjetër me të drejtë ka thënë: “Bima zbukurohet me lule, njeriu me mend, populli me kulturë, nëna me fëmijë dhe arsimi me dituri”. Ndërsa Naimi thoshte se: “Padituria, respektivisht mungesa e edukatës është burim i të gjitha të këqijave”.
Mendjen tonë të ngritur gjithnjë duhet ta përdorim për veprime të mira dhe në të mirë të formimit të raporteve shoqërore e humane midis njerëzve. Filozofia praktike ka dhënë përgjigje në shumë pyetje, e në radhë të parë edhe në pyetjen se kur jemi fatlumë. Për të qenë fatlumë duhet t’i largojmë fatkeqësitë. Në këtë rast do t’i përmendim disa fatkeqësi si më kryesore:
Monotonia - është pikënisje e shumë momenteve fatkeqe që kanë dimensione të ndryshme. Ajo është moment që ka shumë pak përjetime dhe thjesht i ngjan pranverës me shi pa ylber. Monotonia manifestohet në të gjitha sferat e jetës sonë. Ajo shkakton pasoja dhe momente të tjera pesimiste në jetë. Monotonia është sëmundje më e padurueshme prej të gjitha sëmundjeve tona, e cila shkakton lodhje dhe me të drejtë thuhet se është shkretëtirë e shpirtit. Prandaj, njeriu në asnjë moment nuk duhet të bëhet rob i monotonisë. Ai çdo herë duhet të gjejë mundësi që të mos pushoj nën hijen e saj.
Mënia - lind nga brutaliteti - thotë Bekoni, e cila shkakton shumë elemente të fatkeqësisë. Dimensionet e saj janë aq të mëdha sa që shpeshherë shkaktojnë sëmundje shoqërore. Mënia mund të largohet prej gjinisë njerëzore kur të gjithë dimensionet e saj zëvendësohen me dashuri dhe ndaj njëri-tjetrit. Jo mëni ndaj njëri-tjetrit, por afrim, tolerancë, mirëkuptim dhe dashuri në mënyrë që të përballohen të gjitha pengesat që paraqiten në ecuritë e zhvillimit shpirtëror. Mënia nuk largohet me anë të mënisë. Vetëm dashuria dhe mirëkuptimi e pastron çdo njollë të saj. Aleks Buda thotë: “Vëllezër, të jetojmë të lumtur dhe të mos u kemi mëni atyre që ne na kanë”. Mënia nuk këputet me mëni, por këputet me dashuri. Edhe koha jonë, në të cilën jetojmë, është e lodhur prej mënive.
Xhelozia - është e lidhur ngushtë me mëninë, e cila lë pasoja të mëdha në jetën e njerëzve. Xhelozia me të gjitha vetit e tjera të fatkeqësisë paraqitet atje ku mungon kultura, arsimi dhe edukata e drejtë, si dhe atje ku fanatizmi është në dukje. Ndërsa, atje ku hapësirat e vlerave shoqërore janë të mbushura me vlera të kulturës, të arsimit dhe të edukimit të drejtë është vështirë të gjendet njeriu i cili do të dispononte ngarkesën e saj.
Dyfytyrësia - është njëra ndër cilësitë më negative të jetës. Në fillim duket se atij që e përdor i sjell ndonjë fitim ose “rrugëdalje”, por më vonë shihen të gjitha pasojat e saj që shkaktojnë shumë dimensione të fatkeqësisë. Njeriu i dyfytyrshëm fare lehtë mund të zbulohet, sepse ai në esencë është i pafuqishëm me argumente. Sjelljet e tij janë të zbehta dhe artificiale. Është pa personalitet dhe nuk e ka unin e tij. Tolstoi në një rast thotë: “Kurrë mos i dëgjoni ata që flasin keq për të tjerët dhe mirë për ju”.
Alkoolizimi - shkakton shumë sëmundje shpirtërore dhe shoqërore; fatkeqësitë që shkaktohen prej tij nuk kanë matje. Prandaj, alkoolizmi është anë më e errët, më mizore dhe më fatkeqe e jetës. Njeriun vërtet gjatë jetës e mundojnë shumë probleme më komplekse të ndryshme. Ai mund të gjejë rrugëdalje, por shpeshherë i mungon vetiniciativa. Në fillim rrugëdalje gjen tek alkooli. Në atë moment pasoja e shpirtit dhe qetësia e plotë e trupit janë “zgjidhje e mirë” e problemeve të jetës. Më vonë mund të shihen të gjitha pasojat e këqija në psikikën e tij. Tjetërsimi i personalitetit të njeriut është një nga karakteristikat esenciale të këtij fenomeni. Njeriu nuk është ai që është. Nuk di se çka flet, vepron jashtë çdo norme shoqërore dhe nuk është nën kontrollin e vetëdijes.
Kokëfortësia - është një ndër cilësitë më të këqija të njeriut dhe shkaktare e shumë fatkeqësive që paraqiten në jetë. Kokëfortësia në esencë mbulon paaftësinë dhe paditurinë e njeriut, karakterin e tij të dobët, sjelljet dhe marrëdhëniet në mesin ku jeton dhe vepron. Kokëfortësia mund të largohet ose më mirë të themi të shërohet. Personi i tillë preferohet të edukojë gjuhën dhe ta ulë tonin e fjalës. Nuk bën të përdor pije alkoolike dhe të vozisë, sepse në shumë momente e harron veten. “Kokëfortësia është cilësi e budallait. Njeriu që nuk i ndërron qëndrimet e veta, nuk është qenie njerëzore po përmendore”, thotë Hajnrih Hajne
Shpirtkeqësia - i takon cilësive që i shkakton kokëfortësia dhe kryelartësia. Shpirtkeqësia është kulmi i të gjitha cilësive negative që mund të ketë njeriu. Shekspiri thotë: “Natyra është e ëmbël dhe çdo herë lind zemra të ëmbla... Njeriu vetë i ngjyros me gjëra të këqija”. Njëra ndër cilësitë më kryesore të shpirtkeqësisë është vrazhdësia, e cila në të shumtën e rasteve shprehet në fizionominë e jashtme dhe e cila shprehjen më të dukshme të vrazhdësisë e gjen në qeshje dhe jo në fjalë. “Te njeriu, shkruan ai, vrazhdësia më e thellë shpirtërore shumë më ashpër shfaqet në qeshje se sa në fjalë”.
Lavdërimi i vetvetes - gjithashtu është një ndër cilësitë më të këqija, ku fshihet paaftësia e njeriut për t’u ballafaquar me jetën reale. Ai që vetë lavdërohet nuk është i aftë ta njoh realitetin, por jeton prej fjalëve të tij lavdëruese. Kjo është shenjë e dekadencës së jetës shpirtërore të personit dhe prangë për vetëzhvillimin e tij. Prandaj, me plot të drejtë mund ta quajmë gënjeshtër të vetës. “Lavdëruesit, thotë Freinez Bekoni, të mençurve ua kanë mëni”. Ndërsa një proverb popullore japoneze thotë: “Lavdërimi është fillimi i çdo mënie”. Porosia jonë është: Lirinë për çdo lavdërim t’ia lëmë veprës, të tjerëve dhe jo buzëve tona.
Gënjeshtra - është e lidhur ngushtë me lavdërimin e vetvetes. Ajo çdoherë në të vërtet rri në përpjesëtim të zhdrejtë. Pasojat e gënjeshtrës janë të mëdha. Zakonisht, ai që dyshon në çdo gjë, para së gjithash, dyshon në vetvete. Gënjeshtra edhe pse në dukje është atraktive, në esencë nuk ka asgjë, sepse i mungon e vërteta, realiteti. Për të janë dhënë mendime të ndryshme. Kanti, gënjeshtrën e quan thyerje më të madhe të personalitetit të njeriut.
filozofi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi