Të Krehim Flokët Është E Rëndësishme, Ja Disa Këshilla Praktike
Sat 20 Apr 2013 - 17:30
Për disa, krehja e flokëve është një makth i vërtetë, për të tjera është një sekret i vërtetë bukurie. Kujdesi i përditshëm i flokëve meriton më shumë vëmendje. Ja përse.
Krehja e flokëve
Krehja i bën mirë flokëve, sepse kjo lëvizje e përsëritur lejon yndyrnat natyrale të mbërrijnë në të gjithë flokët, çka i ushqen ata dhe u jep shkëlqim. Krehja eleminon papastërtitë dhe u jep më shumë volum flokëve. Këshillohet që flokët të krihen për një minutë çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Teknika
Krihi flokët me kokë poshtë, duke filluar nga qafa te balli e më pas nga anët drejt qendrës së kokës. Mos i krihni kur janë të lagur sepse janë më të brishtë. Sigurisht që duhen krehur me kujdes dhe ngadalë.
Përdorni gjithmonë krehërin e duhur.
- Nëse doni të shkoklavisni flokët përdorni një krehër me dhëmbëza të gjera.
- Flokët e gjatë do të duken më mirë nëse i krihni me një krehër të gjerë dhe të sheshtë, me qime derri.
- Në flokët e shkurtër është mirë të përdorni një krehër të vogël dhe të sheshtë.
- Flokët kaçurrelë nuk kanë marrëdhënie të mirë me krehërit. Për ta është mirë të përdorni një krehër të vogël me formë të rrumbullakët, ose përdorni thjesht gishtat.
Këshilla
Me krehërat duhet të veproni njësoj si me furçat e grimit. Ato duhen larë me ujë dhe sapun një herë në javë. Shmangni përdorimin e krehërave të metaltë të cilët këpusin flokët, si dhe krehërat plastikë të cilët i elektrizojnë./noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi