- KaramelicaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3517
Hobi : Noti!
Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
Anetaresuar : 12/11/2010
Look festiv ,keshilla per grimin,floket dhe veshjen!!
Wed 29 Dec 2010 - 12:14
Provoni të qeshni më shumë ose të paktën të buzëqeshni. E qeshura shton humorin dhe trupi bëhet më rezistent ndaj stresit, i bën mirë zemrës, rrit sistemin imunitar, madje edhe mund të ndihmojë për të rënë në peshë. Përpiqu të çlodhesh, ajo që e mplak më shumë njeriun, është mungesa e pushimit.
Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga nata e madhe e ndërrimit të viteve, shumë gjëra mbeten ende për të përgatitur. Por ne jua lehtësojmë këtë punë. Për një ndryshim, tërësisht të realizuar sa më mirë dhe në të gjitha detajet, duhet përgatitur sa më mirë. Gjithçka duhet të jetë sa më bukur, e arrirë dhe në lartësinë e një mbrëmjeje të tillë. Për të hequr lodhjen e një viti që lamë pas, sekreti fillon që nga grimi deri te flokët, nga gardëroba deri te lëkura e fytyrës. Gjithkush mbase do të shkojë në parukeri dhe të kërkojë një model flokësh për të ndryshuar tërësisht, të blejë një fustan dhe një buzëkuq të ndezur. Mbase edhe pak më shumë grim ju ka shkuar ndërmend të vini…
Por gjithmonë ekziston rreziku që të sajoheni çuditshëm dhe të dukeni më e madhe në moshë, ndërkohë që ekziston një mundësi për t’u dukur më e re dhe e freskët. Çfarë duhet bërë në këtë rast? T’u besojmë ekspertëve dhe të dëgjojmë këshillat e tyre.
Mendo pozitivisht dhe qesh të jesh gjithmonë serioze apo të mbash “turinjtë varur” nuk ju ndihmon të dukeni më të reja. Provoni të qeshni më shumë, ose të paktën të buzëqeshni. E qeshura shton humorin dhe trupi bëhet më rezistent ndaj stresit, i bën mirë zemrës, rrit sistemin imunitar, madje edhe mund të ndihmojë për të rënë në peshë. Përpiqu të çlodhesh ajo që e mplak më shumë njeriun është mungesa e pushimit.
Kush ndihet i lodhur, sheh veten në pasqyrë dhe vëren sytë e ënjtur. Duhet ta dini se 7 orë gjumë nuk mjaftojnë për t’u ndier në formë maksimale.
Cilësia e gjumit është çelësi për të matur rrezikun nga stresi. Sipas një studimi të kryer nga ekspertët, një orar i çrregullt gjumi do t’ju shkatërronte ngadalë. Para se të flini, sigurohuni për temperaturën e dhomës, një dyshek të mirë, mos hani shumë para se të shkoni në shtrat, por as nuk duhet të shkoni me stomakun bosh, relaksohuni me një film të bukur, një libër të mirë apo një banjë të ngrohtë.
Model i ri flokësh t’i rezistosh tundimit për një prerje të modës më të fundit, mbase e keni parë në një kopertinë dhe ju duket se është modeli perfekt që i përshtatet fytyrës suaj.
Për të gjitha femrat që kanë fytyrë të rrumbullakët, këshilla e duhur do të ishte të zgjidhnin një model që u jep volum flokëve dhe që zgjasin hijen e fytyrës, për një fytyrë të imët mirë do të ishte një model që ëmbëlson pamjen.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi