- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Nëse e ndërroni ngjyrën e flokëve, ndërrojeni edhe grimin
Wed 19 Jan 2011 - 19:20
Ngjyrosja e flokëve është më së miri të bëhet në sallonin e floktarisë, por me disa manovrime të vogla mundeni që edhe vetë t’i ngjyrosni ato. Biondet konsiderohen si joshëse, flokëkuqet të pasionuara dhe ezmeret si serioze dhe konsekuente. Edhe pse e dimë që këto janë paragjykime, ato prapëseprapë kanë ndikim në ne. Sa më shumë gjëra të keni të përbashkëta me ndonjërin prej këtyre prototipave, është më lehtë të pranoni ngjyrën e cila e përfaqëson. Para se të uleni në karrigen e floktarit, mendoni mirë se kush jeni ju përbrenda: bionde, ezmere apo flokëkuqe, e më pas zbuloni se cila ngjyrë do t’ju përshtatet. Kur ta keni përfunduar ngjyrosjen mendoni edhe për grimin .
Biondet janë seksi
Nëse keni sy të kaltër dhe ten të ndritshëm, më së miri do t’ju përshtaten flokët e ndritshëm. Këtë sezon në trend është ngjyra bionde e platinit, e cila më së miri u përshtatet femrave me ten të ndritshëm. Por, keni kujdes, për flokë aq të ndritur duhet të keni edhe fytyrë krejtësisht të pastër. Flokët me ngjyrë mjalti janë idealë nëse keni sy ngjyrë të ndritshme gështenje dhe ngjyrë neutrale të fytyrës.
Si të bëheni bionde: Nëse keni flokë të kuq dhe doni që të bëheni bionde, duhet ta dini se kjo nuk është një procedurë e lehtë. Pigmenti i kuq është shumë i qëndrueshëm dhe ekziston rreziku që flokët të ju bëhen të verdhë. Për këtë arsye para ngjyrosjes është e nevojshme të bëhet largimi i pigmentit. Nëse keni ngjyrosur flokët të zinj, procedura është si në vijim. Së pari bëhet largimi i pigmentit, pasta flokët ngjyrosen me ngjyrë gështenje derisa të thithet e tërë sipërfaqja e flokëve të cilave u është larguar pigmenti. Vetëm atëherë kur në kokë të ju mbeten vetëm flokët natyralë të ngjyrosur me ngjyrë gështenje, mundeni në mënyrë të suksesshme t’i bëni flokët tuaj bionde. Kjo nuk vlen nëse vetëm një herë i keni ngjyrosur flokët me ngjyrë të zezë e nga natyra jeni bionde.
Grimi ideal: Për flokë bionde me nuancë platini më të efektshmet janë hijet e kaltra dhe ngjyrë vjollce. Për flokë ngjyrë mjalti të përshtatshme janë hijet ngjyrë gështenje ose ato të gjelbra të ndritshme, e është më mirë të zgjidhni laps ngjyrë gështenje ose të zezë. Zgjidhni buzëkuqtë me nuanca roze si dhe të kajsisë ose bezhe.
Flokëkuqet janë impulsive
Flokët ngjyrë xhenxhefili ose të kuqe kanë më së shumti nuanca. Flokët ngjyrë të ndritshme xhenxhefili më së miri u rrinë femrave me fytyrë të zbehur, derisa nuanca bordo më së shumti u përshtatet atyre me ten të errët. Të gjitha nuancat e së kuqes janë shumë më efektive te femrat të cilat kanë sy të gjelbër. Nëse keni ten të ngjyrës roze ose nëse skuqeni shpejt mos i ngjyrosni flokët me ngjyrë të kuqe.
Si të bëheni flokëkuqe: Pa marrë parasysh a jeni ezmere apo bionde, mund të kaloni në ngjyrë të kuqe me vetëm një ngjyrosje. Nëse nga nuanca më e errët kaloni në nuancë të ndritur xhenxhefili, do të keni nevojë ta bëni largimin e pigmentit.
Grimi ideal: Ngjyra e ndritur e flokëve thekson zbehjen e fytyrës, pra kërkon edhe grim më të fortë . Gjatë kësaj është më e rëndësishme që të theksoni sytë se sa buzët. Mirë do t’ju rrinë hijet shkëlqyese të margaritarit në ngjyra vjollce ose të gjelbër, e buzëkuqi duhet të jetë i një nuance bronzi ose i ngjyrës së kajsisë.
Ezmeret janë serioze
Ngjyra e gështenjtë e flokëve jep shumë mundësi për të luajtur me nuanca. Ajo është, në fakt, shtresë ideale për tufëza, e mbresën e rrjedhjes do ta fitoni pasi që floktari t’ua hijezojë flokët në tri nuanca të ndryshme të së gështenjtës. Nëse dëshironi variant të ndritshëm, mund të tërhiqni shumë tufëza të ndritshme, e përparësi e këtij varianti është se flokët mirëmbahen lehtë. Gjatë zgjedhjes së nuancës së gështenjtë vendimtar është teni. Nuancat e errëta të së gështenjtës nuk janë të përshtatshme për femrat me ten shumë të ndritshëm.
Si të bëheni ezmere: Më së lehti është të bëheni ezmere, përveç në rast se keni ngjyrosur flokët për një kohë të gjatë me ngjyrë të zezë. Atëherë as me largimin e pigmentit nuk do të arrini të nxirrni një nuancë tjetër. Duhet të prisni deri sa të ju rriten flokët natyralë.
Grimi ideal: Zgjidhni hijet e ngjyrës së çokollatës, e kur bëhet fjalë për buzëkuq, duhet t’i jepni përparësi ngjyrave të pastra. Provoni kombinimin në vijim dhe nuk do të pendoheni: në kapakët e syve vendosni hije të ngjyrës së gjelbër të limonit, e në buzë vendosni buzëkuq me ngjyrë të vishnjës ose mjedrës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi