- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Si të ruani ngjyrën e plazhit për një kohë të gjatë!
Sat 24 Nov 2012 - 13:07
Jeni kthyer nga pushimet dhe po pyesni veten si duhet t’a ruani për një kohë të gjatë atë ngjyrë të bukur që keni marrë në plazh? Të ruani ngjyrën pas pushimeve është punë që bëhet, por për t’a bërë duhet të ndiqni disa rregulla të thjeshta dhe praktike. Jeni gati për t’i zbuluar ato: këshilla kryesore që duhet të keni parasysh nësë doni të mbani gjatë ngjyrën janë: ushqimi, hidratimi, zgjedhja e produkteve të duhura për bukurinë e trupit.
Dieta e duhur.
Që ngjyra e trupit të zgjasë edhe pas pushimëve duhet të konsumoni produktet e duhura. Në fakt, ka disa substanca që ju lejojnë të ruani më gjatë nxirjen, si vitamina A dhe E, beta karoten, zink dhe seleni janë të gjithë substanca që nuk mund të mungojnë në tryezën tuaj. Mos i kurseni vetës frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhe ose të kuqe. Mos harroni të pini shumë ujë, është thelbësorë për hidratimin e trupit dhe të lëkurës.
Hidratimi.
Hidratimi i mirë është gjithmonë baza për një lëkurë të shëndetshme dhe elastike, qoftë ajo e nxirë apo jo. Por në rastin tuaj, hidratimi do të jetë një nga elementët kyçe për arritjen e misonit tuaj për të ruajtur nxirjen edhe pak javë pas kthimit në punë. Nxirja tenton të zbehët dhe shpesh përfundon duke u rjepur, por si t’ja bësh për të kufizuar dëmin? Për të ruajtur nxirjen vetëm lagështoni dhe ushqeni lëkuren duke aplikuar një krem të mirë hidratues pas çdo ditë në plazh dhe, madje edhe pas përfundimit të pushimeve tuaja. Evitoni banjot e gjata relaksuese dhe ndoshta plot shkumë dhe flluska, por preferoni dushe të freskët me vaj pastrues. Arsyeja është e thjeshtë: në këtë mënyrë ju do të shmangni rrjepjen dhe si pasojë humbjen e ngjyrës aq të preferuar për ju.
Zgjidhni produktet e duhura.
Dhe së fundi, nuk na mbetët veçse të zgjidhni produktet e duhura dhe të lini mënjanë të paken në këtë periudhë, ato produkte që rrezikojnë të heqin nxirjen. Shmangni produktet agresive dhe preferoni ato delikate. Realizoni maska efikase për fytyren, hidratuese dhe ushqyese që aplikohen një herë në javë për t’a mbajtur lëkurën elastike dhe të bukur. Deri në momentin që në trupin tuaj nuk janë formuar njolla tipike pas plazhit për shkak të rigjenerimit fiziologjik të qelizave, shmangni scrubin dhe eksfolimin. Por nësë vini re ndryshime në lëkurë, mos hezitoni t’i nënshtrohen një scrub-i delikat në mënyrë që t’a pastroni deri në fund duke hequr qelizat e vdekura dhe duke e bërë lëkurën të ndritshme dhe me ngjyrë të artë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi