Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Obama hap debatin në SHBA, 10 gjërat ku ndryshojnë dasmat gay Empty Obama hap debatin në SHBA, 10 gjërat ku ndryshojnë dasmat gay

Fri 11 May 2012 - 14:49
NOA.al / Lorena Xhezairi - Deklarata e Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama se do të mbështeste martesat mes personave të së njëjtës gjini në Amerikë, ka hapur jo pak debate. Janë të shumë konservatorët që e kanë quajtur një deklaratë elektorale të rrezikshme qëndrimin e Obamës, por liberalët e shohin si një vendim që duhet marrë një ditë. Kritikat lidhen dhe me mënyrën e jetesës së çifteve gay, raporton noa.al.Përveç pëlqimit seksual që është i ndryshëm, në SHBA shprehin rezerva dhe për ndryshimin e kulturës së familjes. Mjafton të krahasohen vetëm ceremonitë e dasmave të homoseksualëve dhe njerëzve që martohen me seksin e kundërt. Mediat amerikane kanë renditur të paktën pika në ceremonitë e dasmave të homoseksualëve, që ndryshojnë nga dasmat e tjera.

1-Të drejtat ligjore për martesat gay janë të rralla në SHBA. Shumë çifte LGBT (Lesbiket, Gay, Biseksuale dhe Transeksuale) edhe pse mund të martohen në një shtet, për të bërë një festë të madhe publike duhet të shkojnë në një shtet tjetër ku është e lejuar diçka e tilla. Ndërsa në disa shtete nuk lejohet asnjë ceremoni për çiftet gay.

2- Rreth 67 për qind e çifteve gay i paguajnë vet shpenzimet në SHBA. Kjo quhet diçka e rrallë, pasi shumica e martesave normale, zakonisht bëhen me paratë e prindërve.

3- Rreth 63 për qind e çifteve gay në SHBA, sipas sondazheve kanë mbështetjen e prindërve për vendimet e tyre. Një e dhënë që ka hapur shumë debate në lidhje me rolin që ka familja në edukimin e tyre.

4- Rreth 64 për qind e çifteve gay në SHBA organizojnë dasma të mëdha. Gjë që do të thotë se janë më mirë ekonomikisht se shumë çifte të tjera që martohen në Amerikë. Kjo shpjegohet me faktin se personat homoseksual martohen në një moshë të madhe, 30-50 dhe kanë një status të mirë social.

5- Rreth 92 për qind e çifteve gay në SHBA nuk pranojnë që të bëjnë ceremoni martese në vendet e punës. Kjo shpjegohet me paragjykimet që kanë kompanitë në lidhje me këtë fenomen.

6- Rreth 98 për qind e meshkujve homoseksualë dhe 92 për qind e çifteve lesbike në momentet e ceremonisë përgatiten bashkë gjatë veshjes dhe për çdo detaj të dasmës. Në dasmat normale, zakonisht burri e sheh gruan vetëm gjatë ceremonisë kryesore.

7- Rreth 81 për qind e çifteve gay dhe lesbike nuk kanë një radhë të caktuar në vendosjen e unazave dhe ceremoninë e betimit. Kjo pasi në dasmat klasike ka një procedurë për dhëndrin dhe për nusen. Por në këtë rast tradita nuk vlen.

8- Rreth 57 për qind e çifteve gay nuk u drejtohen kurrë për këshilla agjencive të specializuara në martesa. Madje nuk blejnë as revistat që këshillojnë detajet e ceremonisë.

9- Tre janë mënyrat sesi çiftet gay informohen për të bërë ceremoninë e dasmës së tyre. E para, kërkojnë në google.com. E dyta, shohin fotot e dasmave të çifteve normale dhe e treta, u drejtohen faqeve që kanë informacion vetëm për çiftet gay.

10- Në rastet kur u drejtohen agjencive që kanë njohuri për zhvillimin e dasmave, çiftet gay sigurohen që kompania të jetë në pronësi të një gay. l.r/r.b/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi