Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Facebook, i gjejnë nga fotoja sëmundjen që s’ia zbulonin dot mjekët Empty Facebook, i gjejnë nga fotoja sëmundjen që s’ia zbulonin dot mjekët

Fri 11 May 2012 - 15:18
Facebook, i gjejnë nga fotoja sëmundjen që s’ia zbulonin dot mjekët Facebook1-300x167Sëmundjen e kishte të shkruar në fytyrë. Por as mjekët nuk ia kishin gjetur dot. E duket se ka mjaftuar vetëm një foto e publikuar në rrjetin shoqëror, Facebook, për të zbuluar diagnozën e vërtetë të saj.

Fjala është për një fëmijë 6-muajsh, i cili ishte prekur nga rreziku i dëmtimit të trurit. E ka mjaftuar mrekullia e Facebook, pasi një 22-vjeçare e ka pikasur nga se vuante ai saktësisht, sepse sëmundja e njëjtë e kishte goditur edhe djalin e saj.

Gruaja e re, sapo e ka parë foton e George Dent-it të vogël në profilin e tij, menjëherë e ka kuptuar se edhe ai mund të ishte prekur prej sëmundjes së deformimit të kokës dhe trurit.

Dhe nëse ai nuk do të operohej, sipas saj, do të rrezikonte dëme serioze të përhershme në tru.

"Djali im është 6 muajsh dhe ne e kemi vënë re se ai ka diçka mjaft të rrallë. Por të gjithë mjekët që unë kam takuar, nuk e kanë gjetur dot. Ka mjaftuar vetëm një nënë me një fëmijë në të njëjtën gjendje, si djali im, për të më treguar se çfarë po ndodhte në të vërtetë”, rrëfen nëna e djalit të sëmurë, Charlotte.

e.t/noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi