Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e Marselit, djali korçar që modifikoi BMW-në Empty Historia e Marselit, djali korçar që modifikoi BMW-në

Sun 13 May 2012 - 2:01
Entela ResuliMarseli ka 13 vite që jeton në Londër. “Jam këtu mbi 13 vjet dhe jam tani 33 vjeç” – nis ai rrëfimin për Shekullin. Është inxhinier mekanik dhe ka mbaruar shkollën IMI (Institution of Motor Industry) në Londër. “Aty u kualifikova si motorist, prej 10 vjetësh punoj për Ministrinë e Transportit MOT që ka të bëjë me kolaudimet , – tregon Marseli.Djali i këngëtares së njohur
Nëse emri nuk ju kujton gjë, mbiemri me siguri, po. Është djali i këngëtares shqiptare, Lindita Theodhori. Por sot nuk po flasim për Marselin dhe lidhjet e tij me muzikën, por për të dhe lidhjen e tij me makinat. Në këtë takim më Shekullin, Marseli ka një histori suksesi për të na treguar, një ndryshim në një makinë BMW që e ka bërë të famshëm te të gjithë adhuruesit e makinave në të gjithë botën



Dashuri e kthyer në zanat

Marseli ka modifikuar një model BMW-je (modelin BMW E28 M5). Gjatë bisedës nuk është e vështirë të kuptosh që është “i çmendur” pas kësaj makine dhe pas asaj që bën: “Është jeta ime, pasioni im, ëndrra ime.. Është dashuria që u kthye profesion, prej vitesh kam ushtruar profesionin dhe kam arritur të kuptoj që “Motor Trade” është e vetmja rruge e karrierës time profesionale, – thotë 33-vjeçari korçar me banim në Londër.



Një BMW në Korçën ‘90

Ku ka lindur kjo lidhje e veçantë me makinat, veçanërisht me modelin e dashuruar prej Marselit? Me sa duket në vitet ‘90 në Korçë. “Modeli BMW E28 M5 me ka lënë mbresa që në fëmijërinë time në Shqipëri. Për të mos u zgjatur shumë më historinë, një makine e tillë ka ekzistuar në Korçe në vitet ‘90 ka qenë e bardhë dhe e modifikuar atëherë në shkallën më të lartë nga vetë Bavaria Motor Works në Gjermani. Që atëherë më hyri ne zemër dhe për mua makina ideale ngeli te ishte e një dhe e vetmja BMË E28 M5”.



*****



Në kopertinën e BMW Magazine

Po pse ka dalë Marseli në kopertinën e revistës “Total BMW Magazine” dhe çdo të thotë për të kjo gjë. Historia ka nisur në një takim mes fansash të BMW-së. Marseli tregon:



“Një ditë në nëntorin e vitit të kaluar mora pjesë në një takim (shou) shoqëror që quhet “Classic BMW Car Club Show’’ në Somerset (perendim të Anglisë). Aty si gjithmonë shumë entuziastë ndanim pasionet tona për BMW. M’u afrua një zotni që quhej Bryn Musslewhite, u prezantua si një nga botuesit e revistës Total BMW. Bryn ishte shumë i entuziazmuar nga cilësia e restaurimit të BMË-së time dhe më ofroi menjëherë një artikull . Për mua ishte një nder që m’u dha mundësia të reklamoja në “Total BMW magazine” një punë kaq të madhe dhe të vështirë pas kaq shumë vitesh.

Bryn duke folur me mua ishte akoma i panjohur me historinë e makinës dhe çfarë përfshihej në këtë restaurim, qëndronte i panjohur këtu modifikimi i saj dhe çfarë fshihej për brenda nga ana teknike. Bryn duke buzëqeshur më pyeti: “Çfarë motori ke vënë në këtë makinë?” Ju përgjigja me heshtje duke hyrë në krahun e timonit dhe hapa kofanon. – Je gati i thashë? Kur Bryn hodhi shikimin e parë në motor bërtiti me të madhe: “Uooou Marsel “I have never seen such an incredible conversion” … Kënaqësia që ndjeva në ato momente ishte e papërshkrueshme.

Bryn më tha që në historinë e 13 viteve reklamimesh në revistë nuk ka pasur asnjë rast të reklamohet një makine e tillë. Këtë fjali e shkroi në artikull. Kjo makine që nga ky moment fitoi kopertinën për muajin prill 2012. Brenda ishin 7 faqe artikull. U përfshi gjithçka aty: historia e makinës, mënyra e restaurimit dhe ekstremi i modifikimit.



*****



Historia shqiptare e BMW-së së ’88-s: “Punova 7 vjet si e çmendur”

Makina e modifikuar nga Marseli është një BMË E28, prodhim i vitit të largët 1988. Në këtë intervistë ai tregon ku e gjeti këtë makinë dhe çfarë ndodhi më pas.



Marsel, si është historia e kësaj makine BMW E28 e vitit 1988?

Që kur kam emigruar në Angli kam qenë në vëzhgim të përkushtuar për një rast të artë duke patur parasysh që makinat e këtij viti prodhimi kane moshë të konsiderueshme prej 2 dekadash. Të gjesh një BMW klasike E28 në gjendje të përsosur është pothuajse e pamundur. Por të gjithë miqtë e mi kishin dëgjuar nga unë për këtë kërkim. Një ditë Nick Rundall më telefonoi dhe me tha: “Bëhu gati të vish këtu në shtëpinë time sepse ëndrra jote mbase sapo është bërë realitet”. I lumturuar u drejtova menjëherë për në shtëpinë e Nick Rundall-it . Sa arrita atje, e pyeta sa e shiste makinën!? Nick më tha: “Marsel , jam në dijeni të plotë se sa shumë e ke qejf këtë makinë. Unë po ta dhuroj sepse valuta e kënaqësisë në këtë rast vlen më shumë se sa lekët që mund ta shisja”. Iu hodha në qafe dhe e përqafova fort. Kështu ndodhi që në 2004 unë u bëra pronari i një makine shumë të rrallë dhe me vlerë të lartë respekti në botën automobilistike klasike.



Sa kohë ke punuar me të?

E zhvesha deri në skelet . Që në dhjetor të 2005-ës deri në janar të 2011-ës, kjo makinë ka qenë nën restaurim. Dhe i gjithë viti 2011 ka qenë viti i lëvizjes së makinës duke përmirësuar gjithë papërsosmëritë që kishte.

Më ka munduar më shumë konvertimi dhe modifikimi i motorit. Ecuria e këtij projekti nuk ishte aspak e thjeshtë, shumë kërkime në web dhe shumë telefonata të zgjatura janë bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Kam patur momente me veten time që kam dyshuar nëse duhej të vazhdoja më tej. Por miqtë dhe familja më dhanë kurajo



Cilat janë ndryshimet që konsiderohen sukses nga teknikët e BMË-së?

Suksesi qëndron në modifikimi dhe inxhinieria e konvertimit me anë të një turboje. Këto makina nuk janë prodhuar me motor turbine nga BMË. Që te arrish të rinkostruktosh një motor të tille duhet të kalosh masat e një modifikimi të thjeshtë. Ky konvertim hyn në një fazë ekstrem. Ky fakt mua me gëzon sepse më bën të parin person zyrtarisht të deklaruar që arrita këtë shkallë modifikimi.



Cili është ambienti juaj ku punoni aty… keni një ofiçinë tuajën?

Kam një ofiçinë private që është ndërtuar enkas për këtë makinë. Punoj aty dite dhe nate sidomos kur e përgatit makinën për në show. Këtë gusht do ta paraqes një nga museumet më me famë në Angli që quhet “Heritage Motor Centre”. Atje ka seksione të ndryshme të markave të makinave klasike, makina ime do vendoset në sekutorin e BMW-ve në kat të dytë. Për mua është një gëzim i madh që një punë kaq cilësore që i kam kushtuar kësaj makine po vlerësohet nga autoritet e botës automobilistike klasike.



Ju vetë, çfarë lloj makine keni në përdorim?

Jam entuziast i makinave klasike, kam 3 BMW dhe një Mitsubishi Evolution Ralliart.



Po, cila ju pëlqen më shumë?

Për mua një makinë është dhe ka gjithmonë për të qenë brenda zemrës, është BMW E28 M5.





Rasti i Renisit: Koleksion me Mercedesë të restauruar

Rreth 10 km në periferi të Tiranës një i ri 32-vjeçar është duke krijuar një koleksion makinash të vjetra të gjitha të restauruara në variantin origjinalRenis Bodinaku ishte 12 vjeç, në korrik të vitit 1990, kur së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes hyri në Ambasadën gjermane në Tiranë, në mesin e rreth 3 mijë refugjatëve. Ai kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe adoleshencës në Mannheim të Gjermanisë, ku dhe kreu studimet në një shkollë profesionale. Me kthimin e tij në Tiranë, pas 7 viteve emigracion, Renisi nisi të modifikonte makina të vjetra të tipit Benz. Tashmë koleksioni i tij është me nam. Ai është bërë shpesh personazh i medieve shqiptare dhe gjermane për koleksionin e tij të makinave të modifikuara. “Unë mendoj që t`i lëmë brezave të ardhshëm fakte se si kanë qënë ndërtuar makinat e vjetra. Nuk kam asnjë lloj ideje që më to do të bëj biznes, apo të pëfitoj prej tyre. Këto janë thjesht pasion. Një ditë edhe Shqipëria do të bëhet dhe do të ketë hapësira për memorie të tilla historike”, – thotë Renisi





1887, makina e parë me motor e patentuar

Historia e automjetit modern nis më 29 janar 1886. Në këtë ditë inxhinieri Carl Benz nga Manhajmi regjistroi patentën për makinën e vet me motor (në foto). Është një vehikël me tri rrota, e pajisur me një motor me djegie të brendshme. Kishte 0,8 kuajfuqi, ndizej me manivelë dhe arrinte një shpejtësi maksimale prej 18 km/h.





1908 dhe “Tin Lizzy” e prodhuar nga Ford

Fabrikat e para të automjeteve krijohen rreth vitit 1890 në Evropë dhe në SHBA. Atje bën histori Henry Fordi. Makina e tij “T Model” ishte në treg që në 1908-ën. Fordi fut në 1913-ën prodhimin në seri. Automjeti T Model prodhohet deri në 1927-ën me dizenjo të pandryshuar. Tin Lizzy, siç quhej ajo në gojën e popullit, nuk ishte makinë e rehatshme.





Daimler dhe Benz nuk u takuan kurrë

Në 1926 bashkohen dy firmat e makinave Daimler dhe Benz. Gottfried Daimleri ka vdekur që në vitin 1900, Carl Benzi është ndarë prej kohësh në grindje nga sipërmarrja e vet fillestare. Me që bie fjala: Sa ishin gjallë Daimleri dhe Benzi nuk u takuan kurrë. Makinat e kësaj marke janë deri sot tejet të shtrenjta. Edhe asokohe kishin klientelë të kufizuar.





Pak histori: Nga erdhi emri Mercedes

Makinat që ndërtohen nga Daimler-Benz, mbajnë të gjitha emrin “Mercedes”. Në 1902 ky emër u regjistrua si markë dhe e ka prejardhjen nga afaristi Emil Jellinek. Ai ishte partner në shpërndarje i automjeteve të Daimlerit. E bija e tij quhej Mercedes dhe shërbeu si dhënësja e emrit. Stema Daimler- Benz përbëhet nga ylli i Mercedesit dhe nga kurora e dafinës e Benzit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi