Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëna e Jobs nuk e di se i ka vdekur djali Empty Nëna e Jobs nuk e di se i ka vdekur djali

Sat 15 Oct 2011 - 20:57
Duhet të jetë e vështirë që të gjesh ende njerëz në botë që të mos jenë venë në dijeni për vdekjen e “babait” të “iPhone” dhe “Apple”.Megjithatë, pas të gjithë fushatës që u bë si rrjedhojë e ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i kanë bërë më shumë për teknologjinë informatike dhe pas të gjithë ngushëllimeve që kanë ardhur nga e gjithë bota, nëna biologjike e tij nuk e di ende këtë fakt.Joanne Simpson, e cila dha për birësim Jobs-in pasi mbeti shtatzanë kur ishte vetëm një studente, është duke vuajtur një formë e rëndë e sklerozës në një klinikë për të moshuarit në Los Anxhelos dhe mjekët kanë vendosur që të mos ta trazojnë me këtë lajm, pasi është e sigurt që nuk do të kuptonte se për kë bëhej fjalë.79-vjeçarja është në një gjendje aq të rëndë, sa që e ka të vështirë të kujtojë edhe emrin e saj, ndërsa ka humbur aftësinë për të dalluar dhe komunikuar me të afërmit e saj.

Steve, emri i vënë pikërisht nga ajo, lindi në vitin 1955, si biri i Abdulfattah John Jandali, një emigrant sirian dhe Joanne Schieble, e cila ishte studente në atë kohë.

Duke qenë të pamartuar dhe nga frika e paragjykimit prej komuniteteve të tyre, çifti dhe për birësim djalin e tij tek Paul dhe Clara Jobs. Ende shumë e re dhe e frikësuar, Joanne përzgjodhi midis mundësive atë që iu duk si çifti që mund t’i jepte edukimin më të mirë djalit të saj.

Joanne Simpson u martua më pas me të dashurin e saj sirian dhe lindën një vajzë, Mona Simpson, një noveliste e njohur. Më pas, ata të dy u divorcuan dhe gruaja u rimartua.

Besohet se Jobs ka vendosur kontakt me Joanne përpara se të vdiste, por nuk e bëri këtë asnjëherë me babain e tij, i cili gëzon një gjendje të mirë shëndetësore në të 80-tat e tij dhe i kërkoi publikisht një takim djalit të tij biologjik.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi