Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëna e autorit të masakrës në Durrës: Nuk më intereson djali  Empty Nëna e autorit të masakrës në Durrës: Nuk më intereson djali

Sun 23 Feb 2014 - 0:40
Nëna e Verbofshit: Nuk më intereson djali që është në burg, por familjarët e dy të vdekurve  
Nëna e autorit të masakrës në Durrës: Nuk më intereson djali  Odiseeee%20ok
I dyshuari si autor i ngjarjes së tmerrshme të dy ditëve më parë në Shkozet të Durrësit, Odise Verbvofshi është ndaluar ditën e sotme në Korçë, teksa po tentonte të kalonte kufirin. Sipas Policisë së Korçës, Verbofshi është ndaluar në Bilisht, pak para se të kalonte kufirin dhe të shkonte drejt Greqisë, për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare.

33-vjeçari është i dyshuari kryesor i masakrës së Durrësit, ku dy ditë më parë vrau me armë shtetasit Shaban Babasi dhe Alfred Kasalla, dhe më pas i dogji brenda në makinë.

Grupi hetimor pas hetimeve ka vërtetuar se vrasja e dy të rinjve ishte kryer në banesën e autorit të vrasjes në zonën e Shkozetit dhe më pas trupat e pajetë janë transportuar pranë ish-Kënetës.
Nëna e autorit të masakrës në Durrës: Nuk më intereson djali  Viktima%201
33-vjeçari Verbofshi mendohet se krimin makabër e ka kryer vetëm se nuk ka pranuar t'u japë lekët e drogës që i kishin dorëzuar dy djemtë nga Fushë-Kruja.

Policia arriti të arrestonte mbrëmje e kryerjes së krimit, Gazep Pilin, bashkëpunëtor i Verbofshit, i cili pas arrestimit ka treguar çdo detaj mbi krimin. 20-vjeçari Pili, i cili ka njëkohësisht edhe lidhje gjaku me autorin, ka deklaruar para policisë se vrasjen e ka kryer kushëriri i tij, Odise Verbofshi, dhe se më pas ai ka kryer punët e tjera, që i kishte ngarkuar Verbofshi.

Odise Verbofshi  rezulton të jetë një person me precedentë të shumtë kriminalë, sidomos në fushën e trafikut të drogës me Italinë.
Nëna e autorit të masakrës në Durrës: Nuk më intereson djali  Viktima%202

Nëna e Verbofshit: Nuk më intereson djali që është në burg, por familjarët e dy të vdekurve

“Nuk më intereson djali që është në burg, por për familjarët e dy të vdekurve, për familjet e tyre, dhimbjet e tyre. Sapo e morëm vesh kemi ardhur menjëherë këtu. Më mori në telefon vëllai dhe më tha hajde se ka ndodhur gjëma. Më shumë kemi ardhur për familjarët e viktimave dhe këto janë fjalë zemre”. Kështu është shprehur Violeta Verbofshi, nëna e Odise Verbofshit, i dyshuari kryesor i vrasjes së dy të rinjve nga Fushë-Kruja.

E shokuar nga ngjarja e rëndë, Leta Verbofshi ka deklaruar se ajo ka qenë në shtetin Italian kur është vënë në dijeni të asaj ç’ka ka bërë djali, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e dy të rinjve nga Fushë-Kruja.

“Shpreh ngushëllimet tona për këtë që ka bërë djali ynë. Ai meriton të kalbet në burg dhe ne nuk kemi pse ti gjejmë as avokatë. Le të marri dënimin që i takon.

/Shekulli Online/E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi