Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tensioni në Sharrë, ‘reparti i romëve’ do ruhet me policë Empty Tensioni në Sharrë, ‘reparti i romëve’ do ruhet me policë

Sun 13 May 2012 - 2:04
Albina Hoxha Tetë familjet rome, në total 56 persona, të mbetura pa strehë që prej djegies së çadrave tek zona pranë stacionit të trenit u vendos që të strehohen tek ish-reparti ushtarak. Por banorët e Sharrës protestuan që romët të mosstrehoheshin aty. Me ndërhyrjen e policisë prej dy ditësh romët jetojnë në atë vend. Policia nuk është larguar asnjë moment nga vendngjarja. Gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë problem mes banorëve të zonës dhe komunitetit rom. Uniformat blu shprehen sePolicët: Situatë e qetë“Situatë e qetë, pa asnjë problem”. Këtë të thonë policët që rrinë tek dera e repartit ushtarak ku u strehuan dje familjet e dëbuara rome, strehim i cili u shoqërua me incidente mes një grupi banorësh lokalë dhe forcave të rendit. Dje, në Sharrë romët u vizituan nga përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe nga Kryqi i Kuq. Ky grup romësh u dëbua në fillim të vitit të kaluar nga banesat e tyre në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Asokohe u fol për armë dhe përdhunime, por ngjarja çuditërisht kaloi pa sensibilitet publik, ndoshta për shkak të situatës së ngarkuar të fushatës elektorale për kryebashkiak të Tiranës. U desh një ndërhyrje e Avokatit të Popullit që i strehoi këto familje brenda institucionit në palcën e dimrit të kaluar, që kauza e këtyre familjeve të bëhej e njohur për publikun.



Romët: Kemi frikë

Familja e Gentian Mustafait përbëhet nga shtatë pjesëtarë. I shqetëson shumë konflikti me banorët të cilët nuk duan që romët të qëndrojnë aty. Ambjenti përreth nuk ka ende energji elektrike dhe furnizim të rregullt me ujë. “Këta banorët na kërcënuan, ne nuk qëndrojmë dot këtu pa policë”, – shprehet Gentiani. Përparim dhe Natasha Kanani kanë dymbëdhjetë fëmijë dy prej të cilëve janë të martuar. Thonë se kanë frikë të dalin dhe pyesin nëse uniformat blu do të qëndrojë gjithmonë aty. Natasha thotë se ka dërguar në jetimore ne Shkodër tre vajzat: Kamelën, Klementën dhe Lauretën, ndërsa një djalë e ka në jetimoren e Vlorës. Thotë se kjo zgjidhje u është sugjeruar dhe sapo të stabilizohen dëshiron t’i marë sërish vajzat pranë vetes.



Banorët: S’jemi racistë

Banorët e përfshirë pardje në incidentet me policinë, shprehen për “Shekullin” se ajo është prona e tyre dhe ata do ta mbrojnë. Naile Xhepa thotë: “Erdhën policët dhe na kërcënuan. Policët na thanë ose hapni rrugën ose do t’ju çojmë në polici të gjithëve. Burrat na i morën dhe i shoqëruan në komisariat”.

Sipas saj, “Sharra ka varrezat, ka plehrat tani na sollën dhe romët”. Kur e pyesim se mos ka disi racizëm në këtë shprehje, ajo thotë: “Ne nuk jemi racistë se edhe romët njerëz janë, por duam pronat tona, qeveria t’i strehojë diku tjetër”. Banorët tregojnë madje se kanë parë një burrë nga komuniteti rom, i cili ishte shumë i mërzitur, në karrocë dhe po largohej. “Por u ndalua nga policia dhe e kthyen përsëri tek të tjerët, – thonë banorët.



Zgjidhje, e përkohshme

Situata me këto familje rome kërkon një zgjidhje përfundimtare. Shteti po vuan kostot e mosveprimit kur ata u dëbuan me dhunë nga zona pranë stacionit të trenit. Ministria e Punës iu përgjigj apelit të Avokatit të Popullit për t’ju gjetur atyre një strehë. Reparti Ushtarak që u gjet si zgjidhje e përkohshme, ende nuk ishte gati dhe AP e theksoi disa herë këtë problematikë. Në një deklaratë të djeshme ky institucion thotë: “Përkrahim Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në përpjekjet për të siguruar kushte normale jetese për familjet e minoritetit rom, dhe e nxisim atë për plotësimin e rekomandimeve lidhur me kushtet bazë të jetesës në ish- repartin ushtarak”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi