Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohen pushimet sekrete të Seldit dhe Sinanit Empty Zbulohen pushimet sekrete të Seldit dhe Sinanit

Sat 7 Aug 2010 - 16:20
Pushimet misterioze ne Vlorë të Seldit dhe Sinanit, ngrihen sërish dyshime mbi miqësinë e dy këngëtarëve.
Domenika e akuzon për homoseksual, Seldi ia mbath për pushime në Vlorë…! Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, fundja secili mendon për llogari të vet. Por, në fakt, ajo që la pa gojë të gjithë, ishte pikërisht personazhi me të cilin Seldi kishte zgjedhur për të pushuar: Sinan Hoxha. Sikur të mos kishin mjaftuar akuzat e Domenikës, as falja që i kërkoi mikut të tij këngëtar, as thashethemet: Seldi duket se nuk mund të heqë kaq shpejt dorë nga miqësia e tij e vjetër. Nuk kishte zgjidhje tjetër, kjo ndoshta ka qenë e vetmja mënyrë për të harruar thashethemet: një ditë pushimi në bregdetin jonian, ca birra dhe një drekë e shijshme. Ata kanë zgjedhur një vend paksa të veçuar nga të tjerët (aq sa thuhet nga komentet e fotove) dhe në situata të caktuara duket sikur janë duke bërë biseda krejt normale, që realisht nuk ngrenë asnjë lloj dyshimi për ndonjë skenë sadopak intime. Por, përtej akuzave dhe kundërakuzave që janë përplasur deri tani mes Seldit dhe Domenikës, edhe pse një pjesë skeptikësh që nuk e besuan deklaratën e kësaj të fundit, tani që dy të akuzuarit janë parë sërish bashkë, (aq më tepër duke pushuar), duket sikur kjo konfirmon se ata realisht kanë diçka mes tyre…!

Për Seldin kjo duket se nuk ka shumë rëndësi, madje as e ka vrarë mendjen gjatë për thashethemet, por është mjaftuar me një falje që i ka kërkuar Sinan Hoxhës publikisht, që ish-e dashura e kishte akuzuar kot. Pas publikimit të këtyre fotove, duket sikur nuk ka be e rrufe që beson Seldin, edhe pse ky i fundit duket se nuk e ka vrarë mendjen gjatë për akuzat ndaj një lidhjeje homoseksuale me Sinan Hoxhën. Ndoshta ai nuk e ka menduar gjatë. Fundja, fjala e urtë thotë: “Çudia më e madhe tri ditë zgjat”, sigurisht edhe një nga birrë pas…!
Zbulohen pushimet sekrete të Seldit dhe Sinanit Normal_seldisinani31
Zbulohen pushimet sekrete të Seldit dhe Sinanit Normal_sinaniseldi3
A të ketë ndodhur dhe menduar pikërisht kështu edhe Seldi? Nuk dihet, pasi në fakt ai nuk ka dashur të japë sqarime, por duke ecur në hapat e mikut të tij, Sinan Hoxha, madje u ka kërkuar gazetave plot 50 mijë euro për të treguar të vërtetën. Nga ana tjetër, ai nuk është i bindur nëse ky është momenti i duhur për të deklaruar të vërtetën e madhe, ndoshta pasi po vazhdon të bëjë pazaret për të fituar 50 mijë eurot e kërkuara, ose po pret që të rrisë çmimin. Ndoshta i gjithë ky frymëzim i ka ardhur nga miku i tij, i cili gjithashtu kërkoi të njëjtën shifër për të folur e sqaruar të vërtetën. Të dy të lodhur nga thashethemet në fund kanë ndalur frymën në Vlorë, ku ndoshta kanë vendosur të pushojnë, por edhe të vendosin se kur do të vijë momenti i duhur për të nxjerrë në dritë të vërtetën, nëse mes tyre ka apo jo një lidhje dashurore.
Zbulohen pushimet sekrete të Seldit dhe Sinanit Normal_sinaniseldi21
Zbulohen pushimet sekrete të Seldit dhe Sinanit Normal_seldisinani21
Deklaratat e Domenikës
Gati një javë pas rrëfimit shokues, Domenika, ish-e dashura e Seldit, duket se nuk është dorëzuar. Ajo vazhdon të këmbëngulë se arsyeja kryesore e ndarjes së tyre është pikërisht zbulimi nga ana e saj e homoseksualitetit të Seldit. Në fakt, ajo është e bindur se nuk do të thotë asgjë tjetër, as të japë ndonjë shpjegim në lidhje. Menjëherë pasi ka hedhur “bombën”, ajo është tërhequr totalisht, nuk ka preferuar të japë asnjë deklaratë, të bëjë ndonjë koment për ato që janë thënë kundër saj apo thjesht të shpjegojë se përse miqtë e saj të ngushtë i janë vënë kundër. Homoseksualiteti i Seldit, sipas saj, dhe lidhja e fshehtë dashurore me Sinan Hoxhën është arsyeja e vetme dhe bindëse për të mos menduar më për ish-të dashurin e saj. Duket se këtu ajo e ka mbyllur kapitullin, ndoshta për të pritur një tjetër vendim, për të nxjerrë detaje të jetës së tyre private që mund të komprometojnë gjithçka. Por, deri atëherë, ajo është mjaftuar me një fakt, nuk ka asgjë për të thënë, duke mos i hequr asnjë presje deklaratës për lidhjen dashurore të ish-it të saj me këngëtarin e njohur të muzikës popullore.
Reagimi i Seldit
Por, edhe Seldi nuk ndenji duarkryq. Në fillim hezitoi, por më pas shpërtheu në akuza që në fakt u duk sikur realisht rrëfente një të vërtetë. Edhe pse nuk dha asnjë shpjegim nëse kishte ndonjë lidhje me Sinan Hoxhën, ai tha se fajtor për ndarjen ishte Domenika. Në media ai ka deklaruar: “E vetmja gjë që më vjen keq, është që Domenika nuk e pranoi që ma preu ëndrrën për të qenë baba, duke abortuar fëmijën tim”. Duket se Seldi ka pasur një arsye të fortë për t’u ndarë nga e dashura, e cila, sipas tij, pa dijeni kishte abortuar fëmijën, por njëkohësisht konfirmoi se nuk e kishte dashur. Nga ana tjetër, miq të tjerë të ngushtë të çiftit kanë mbështetur akuzat e Seldit, duke pohuar se ishin në dijeni të shtatzënisë të Domenikës dhe se ajo ka marrë një hap të nxituar, duke shkuar te aborti i fëmijës, pa marrë më parë leje nga ai. Standard
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi