Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Afganistan, vritet kryenegociatori i paqes Empty Afganistan, vritet kryenegociatori i paqes

Sun 13 May 2012 - 13:41
Një prej negociatorëve kryesorë të paqes midis autoriteteve afgane dhe talebanëve u vra mëngjesin e së dielës në Kabul, bënë të ditur burime zyrtare.

Arsala Rahmani, një ish-ministër tabelan dhe një antar kyç i Këshillit të Lartë Afgan të Paqes, kishte udhëhequr së fundmi një seri bisedimesh me drejtues të lartë të ekstremistëve fetarë.

Ai konsiderohej si një element kyç në tentativat e Kabulit për të afruar gjeneralët talebanë në tryezën e bisedimeve.

Vrasja e Rahmanit, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Hamid Karzai, përbën një goditje të madhe për shpresat e arritjes së paqes në vendin e përçarë nga lufta fetare.

Një vit më parë, procesi i paqes pësoi gjithashtu një goditje të rëndë, kur shefi i Këshillit të Lartë u vra në një sulm vetvrasës.

Sipas policisë, Rahmani u qëllua me një plumb të vetëm nga një atentator i paidentifikuar që përdori një armë me silenciator, ndërsa ishte duke shkuar në punë, në Kabulin perëndimor.

Besohet se atentati është kryer nga sektorët më radikalë të talebanëve, që kundërshtojnë çfarë do lloj bisedimi me autoritetet zyrtare.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi