- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Afganistan, dy mijë amerikanë të vrarë
Mon 1 Oct 2012 - 12:07
Bilanci i viktimave të ushtrisë amerikane që prej pushtimit të Afganistanit ka arritur në dy mijë, pasi në një sulm gjatë mëngjesit të së dielës mbetën të vrarë edhe dy ushtarë të tjerë.
Dyshohet se sulmi u krye nga një efektiv i policisë afgane, një militant i infiltruar në radhët e trupave shtetërore, taktikë e përdorur me sukses së fundmi nga talebanët.
Në disa dhjetëra sulme nga të “infiltruarit” kanë humbur jetën gjatë vitit mbi 50 efektivë të NATO-s, përfshirë kapitenin shqiptar Feti Vogli, duke detyruar aleancën që të ndërpresë operacionet e përbashkëta stërvitore.
Shefi i policisë në krahinën e Vardakut, ku ndodhi sulmi, u shpreh se një numër ushtarësh afganë gjithashtu mbetën të vrarë, në kundërpërgjigjen e zjarrit prej marinsave.
Besohet se ata u qëlluan gabimisht, pasi nën breshërinë e një atentatori të vetëm, nën presion amerikanët qëlluan ndaj një toge të tërë ushtarësh.
- Bën tatuazh 423 emrat e ushtarëve të vrarë në Afganistan
- Oficeri i ushtrisë Amerikane e pranon Islamin në Afganistan
- Paradoksi i luftës në Afganistan, më shumë ushtarë amerikanë vetëvriten se sa i vrasin talebanët
- Rusi, nëna pagoi 12 mijë euro për të vrarë djalin
- Media amerikane: Fotoja me Obamën i kushtoi Ramës 70 mijë dollarë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi