Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Media amerikane: Fotoja me Obamën i kushtoi Ramës 70 mijë dollarë Empty Media amerikane: Fotoja me Obamën i kushtoi Ramës 70 mijë dollarë

Thu 30 May 2013 - 11:22
Bilal Shehu, biznesmen shqiptar nga New Jersey dhe e shoqja, kanë dhuruar 80 mijë dollarë për fushatën e Obama-s”, shkruan TheDailyCaller.com. Shehu është një mik i Ramës, dhe një muaj pas donacionit u realizua photo shopp-i me presidentin amerikan.

Bashkëpronari i një kompanie të vogël shërbimi limuzine i ka dhuruar 70 mijë dollarë Fondit Fitore për Obamën dhe kjo ka qenë lidhja që ka mundësuar praninë e shefit të opozitës shqiptare, Edi Rama në eventin fondmbledhës, ku është fotografuar edhe me presidentin Obama. Fotoja në fjalë u bë publike para pak ditësh gjatë hapjes së fushatës së PS në Tiranë. Donatori dhe ndërmjetësi i fotos Rama-Obama, sipas TheDailyCaller.com, një gazetë online shumë e njohur amerikane, quhet Bilal Shehu dhe është një shqiptar me banim në shtetin verilindor të New Jersey-t. Artikulli i TheDC.com, shkruar nga Patrick Howley, shënon se kreu socialist, Rama e ka përdorur foton për të rritur shanset e fitores në zgjedhjet e 23 qershorit. “Lideri socialist shqiptar mburret me foton me Obama-n”, është titulli i shkrimit të Howley-t, i cili vazhdon me detaje të tjera, ndër të cilat përmenden se Rama dhe Shehu janë miq, pasi ky i fundit ka disa foto në profilin e tij në facebook me liderin socialist. Gruaja që duket në foton pas Obamës dhe Ramës, sipas TheDC.com është Juliaana Smoot, ndihmës menaxhere e fushatës së Presidentit amerikan për vitin 2012 dhe një kontribuese madhore e fushatave të Demokratëve. Fotoja, sipas artikullit, është shkrepur në një event për mbledhje fondesh të Demokratëve amerikanë në San Francicso të California-s, më 8 tetor 2012.

Bilal Shehu, sipas TheDC.com, nuk ka dhuruar më parë fonde për ndonjë fushatë politike në Amerikë sipas rekordeve zyrtare, dhe gjithashtu, as bashkëshortja e tij Aida, e cila kontribuoi me një shumë prej 10 mijë dollarësh për ‘Obama Victory Fund 2012’. Gazeta amerikane është munduar të marrë një koment nga Shehu, por pa mundur, dhe lë të kuptohet se 80 mijë dollarë të dhuruar një muaj para pranisë së Ramës në eventin fondmbledhës të Demokratëve është shuma që ka kushtuar kjo foto. Më 9 tetor 2012, pak pas takimit me Obama-n, lideri socialist Rama njoftoi në Twitter se: “Në fund një takim i paharrueshëm me Presidentin Obama! Fat dhe nder për shqiptarët ky mik i madh në Shtëpinë e Bardhë.” Howley në artikull nuk lë pa përmendur as faktin se Tony Blair është kontaktuar nga Rama dhe ai do të jetë këshilltar i socialistëve nëse ata vijnë në pushtet pas zgjedhjeve të qershorit./Mapo

*Linku i shkrimit: http://dailycaller.com/2013/05/29/albanian-socialist-leader-showing-off-fundraiser-photo-with-obama/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi