Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Indi, arrestohet babai, tentoi të varroste të gjallë vajzën Empty Indi, arrestohet babai, tentoi të varroste të gjallë vajzën

Mon 14 May 2012 - 0:33
Indi, arrestohet babai, tentoi të varroste të gjallë vajzën 54295INDI – Autoritetet indiane arrestuan dy persona, të cilët u kapën në flagrancë duke varrosur të gjallë një vajzë të vogël.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalitetin indian Pilkhuwa, rreth 40 km larg New Delhit. Të arrestuarit janë babai dhe xhaxhai i vogëlushes, të cilët kishin dëgjuar se duke varrosur të gjallë një vajzë, do të mund të lindnin në të ardhmen një djalë.

Gazeta “The Hindustan Times” shkruan se alarmi për varrosjen e vajzës u dha nga përgjegjësi i varrezës, i cili i tregoi policisë se kishte parë dy burra që po hapnin një gropë, ku po tentonin të varrosnin të gjallë një vajzë të vogël, që qante pa pushim.

Policia mbërriti menjëherë në vengjarje dhe konstatoi se dy burrat po kryenin një rit të vjetër, duke sakrifikuar vajzën për të pasur një djalë dhe begati në familje.
Autoritetet arritën të shpëtonin vogëlushen, ndërkohë që arrestuan në flagrancë babain dhe xhaxhain e saj, të cilët akuzohen për tentativë vrasje.
India është ndër vendet që kanë numrin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore, kryesisht vajza, që në të shumtën e rasteve vriten nga vetë prindërit.

Në Indi lindja e një vajzë konsiderohet si fatkeqësi.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi