Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbyllet muzeu i vetëm i Perandorisë Britanike Empty Mbyllet muzeu i vetëm i Perandorisë Britanike

Mon 14 May 2012 - 17:57
Mbyllet muzeu i vetëm i Perandorisë Britanike British-empire-museum1336982096_thumb_baza1325_225Muzeu i vetëm britanik i dedikuar të kaluarës koloniale mbylli dyert e tij ditën e dielë përgjithmonë.
Muzeu i Perandorisë Britanike dhe Komonuelthit u detyrua që të shiste në ankande të gjithë koleksionet e tij të rralla, ndikuar nga ndjenjat përçmuese të britanikëve të sotëm ndaj sundimit të dikurshëm të botës.
Sër Neil Cossons, drejtues i bordit të muzeut, shprehu në mediat angleze keqardhjen e tij për këtë moskuptim të së shkuarës dhe “ankthit post-imperialist”.
“Fatkeqësisht, mendoj se nuk ka ardhur ende koha për të treguar historinë e vërtetë të Komonuelthit. Do të duhet ende kohë që publiku ta kuptojë Perandorinë në dimensionin e saj të plotë”.
I hapur në vitin 2002 në Bristol, muzeu prej disa vitesh nuk ishte i hapur për publikun, por vendimi për ta mbyllur përfundimisht u mor ditën e dielë, pas dështimit të fundit për të siguruar një ambient ekspozimi në Londër.
Mbi 50 mijë koleksione letrash, fotografish, dokumentaresh, pikturash, dorëshkrimesh dhe objekte historike do të shpërndahen mes muzeve të tjerë në vend dhe koleksionistëve në ankande.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi