Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Gjysma synet! Empty Gjysma synet!

Mon 14 May 2012 - 22:24
Eglantina Bardhi Myslimanë apo të krishterë nuk ka më rëndësi: në moshë të vogël apo të rritur, të varfër apo të pasur, as kjo nuk ngrë më peshë. Të gjithë janë të gatshëm për ta bërë fëmijën synet.Para viteve ‘90 Para viteve ’90 kjo procedurë bëhej vetëm me komisionin edhe firmat e tre mjekëve, të cilët vendosnin që të bëhej ndërhyrja vetëm, nëse ishte e domosdoshme për shëndetin. Në të kundërt, ishte e ndaluar. Ata që i bënin në mënyrë të fshehtë, shkonin tek berberi apo tek hoxha i fshatit dhe shpesh kishte edhe raste ndërlikimesh shëndetësore për shkak të mungesës së kushteve apo profesionalizmit të atyre që bënin prerjen. Ndërsa sot jo vetëm që nuk ka nevojë për firma e vula, por mjekët specialistë e rekomandojnë gjerësisht.
Në ditët e sotme
Andrologu, Evin Dani, shpjegon për rubrikën Jetë të “Shekulli”-t, diçka rreth dukurisë së synetllikut në ditët e sotme në vendin tonë. “Synetlliku njihet në shumë vende të botës, madje tashmë është përhapur rëndom edhe në vendet e zhvilluara. Është tashmë një procedurë e thjeshtë me anestezi, e cila zgjat pak minuta dhe pa pasoja, nëse bëhet në kushte të përshtatshme”, pohon dr. Dani.



Shifrat e një studimi

Një studim demografik, i realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT, nxjerrin disa të dhëna interesante sa i takon bërjes synet në vendin tonë. Studimi tregon se gati gjysma e të gjithë meshkujve (48 për qind) në Shqipëri janë bërë synet. Meshkujt në Tiranën urbane (73 për qind) dhe meshkujt me universitet (53 për qind) ka më shumë të ngjarë që të jenë bërë synet.



Po të krishterët?

“Kemi pasur plot raste edhe të fesë kristiane, që janë bërë synet dhe në fakt në raste të tilla kanë qenë më shumë për shkak të indikacioneve shëndetësore. Ndërsa myslimanët pa dyshim që janë gjithnjë të interesuar. Këta të fundit kanë ngritur qendra ku procesi i synetllikut ofrohet falas ”, pohon Evin Dani. Për ata më besimtarët, dita kur kryhet ky rit nuk është e zakonshme. Festohet me orkestër e me të ftuar. Blihen edhe jorganë dhe materiale të tjera dhe shpenzimet shpesh janë shumë të mëdha për ata që nuk janë të kamur.

70 vjeç synet?!
Andrologu Dani rrëfen se synetlliku ka kapërcyer tashmë çdo parashikim për moshën. “Kemi pasur raste që edhe 70-vjeçarë i janë nënshtruar kësaj procedure dhe kjo për shkak të indikacioneve shëndetësore që kanë pasur, - tregon ai nga praktika personale mjekësore. Sipas tij, tashmë në vendin tonë synetin e realizojnë kirurgët dhe personi brenda ditës së nesërme rifillon dhe bën një jetë normale.



Syneti femëror

Keni dëgjuar për synetin femëror? Po, ai ekziston! Por ai është një mutilim (shkatërrim) i organeve gjenitale të vajzave dhe grave. Ai praktikohet kryesisht në vendet afrikane dhe synon t’iu heqë vajzave klitorin. Duke iu hequr klitorin, vajzat dhe gratë humbasin interesin për seks. Ka kultura që heqin krejt vulvën. Ekziston edhe një praktikë ekstreme, e cila quhet “circumcisioni faranoik”. Kjo formë ekstreme konsiston në heqjen e klitorit dhe të buzëve të mëdha dhe të vogla. Një grua e cila i është nënshtruar kësaj praktike, hapet për të lejuar interkursën natën e parë të martesës dhe mbyllet përsëri pas kësaj, kur burri largohet. Kjo bëhej (dhe bëhet ende në shoqëri primitive) për të siguruar besnikërinë ndaj burrit.

E mbyllur me kyç
Në mesjetë u shfaqën për herë të parë në Europë “Rripat e Chastity (Ndershmërisë)”. Ato ishin një instrument torturues, që përbëhej nga një kornizë metalike, e cila vendosej midis këmbëve të gruas nga para dhe mbrapa. Në të kishte dy vrima të vogla një për urinimin dhe një për defekimin. Qëllimi i tyre ishte të pengonin penetrimin vaginal. Ato mbylleshin me një çelës që e mbante burri. Burrat kishin fuqinë të kyçnin “pasurinë e tyre seksuale”, ashtu siç bënin me sendet në pronësi.
Që tek Odiseja
Kjo lloj “dëlirësie mekanike” në forma të ndryshme ka qenë e imponuar për gratë që nga kohët e vjetra. Tek “Odiseja” e Homerit, Afërdita tradhtonte burrin e saj Hefestin, i cili për t’i dhënë fund mosbesnikërisë së gruas, farkëtoi një “mbrojtëse metalike për pjesët e saj private”. Thuhet madje se kalorësit e kryqëzatave, gjatë udhëtimeve të tyre në Lindje, i gjetën gratë që deshën t’i përdhunonin të vendosura në “rripat e ndershmërisë” dhe të infimbuluara (praktika faranike e shpjeguar më sipër).
Librat fetarë
Në Testamentin e Vjetër, gjithashtu, flitet për këto rripa të dëlirësisë apo ndershmërisë. Kur izraelitet shkuan në Tokën e Shenjtë dhe filluan të ndërtojnë Tabernacle, kërkuan që njerëzit të jepnin pasuritë e tyre për të krijuar fonde për ndërtimin. Gratë dhuruan byzylykë, vathë, të gjitha zbukurimet prej ari. Midis objekteve ishte dhe “koomaz”, që sot përkthehet me fjalën “pjatë”, por sipas Talmudit është shkurtim për frazën “këtu është vendi i bëmave të turpshme”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi