Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Raporti: Gratë kryefamiljare më efiçente se meshkujt Empty Raporti: Gratë kryefamiljare më efiçente se meshkujt

Thu 17 May 2012 - 13:25
Tiranë – Prezantohet “Raporti Vjetor 2011 i Monitorimit të Strategjisë së Barazisë Gjinore dhe Reduktimit të Dhunës me Bazë Gjinore”, gjatë
mbledhjes së gjashtë të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore.Gjatë takimit të organizuar sot, në një nga sallat e Hotel ‘Tirana International’, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarata, Spiro Ksera, theksoi se çështja e gruas është shumë e rëndësishme për vendin tonë.Në kuadër të këtij prioriteti, shtoi Ksera, “Ministria e Punës ka hartuar dhe miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave “Strategjinë e Barazisë Gjinore, Reduktimit të Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje 2011-2015″, po punon për ratifikimin e marrëveshjes me Bashkimin Europian, që detyron vendin tonë të vlerësojë si vepër penale dhunën në familjen, si dhe ka hapur Strehëzën e parë Kombëtare për viktimat e dhunës në familje. Ndërkohë, që janë marrë masa për të rritur institucionalizimin e nëpunësve gjinor, për të shtuar trajnimet, si dhe për të rritur në një kohë sa më të shkurtër numrin e zonjave në vendimmarrje”.Një strategji e tillë, shtoi ai, “jo vetëm siguron arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm nëpërmjet shfrytëzimit të potencialit të plotë njerëzor të vendit, por edhe garanton respektimin e të drejtave të të gjitha grupeve shoqërore”. Zv/ministrja e PÇSSHB, Filloreta Kodra, duke vlerësur punën e bërë për realizimin e raportit, bëri të ditur se raporti erdhi si rezultat i një pune intensive 2-vjeçare, si dhe të një bashkëpunimi të shëndetshëm mes aktorëve të qeverisjes Qëndrore dhe asaj Lokale.
Raporti, tha Kodra, “është një pasqyrë e gjendjes së gruas në Shqipëri’. “Rezultatat e marra prej tij vendosin në një peshore arritjet dhe problematikat e gruas në vendin tonë, duke na orientuar kështu në hartimin e politikave të caktuara me qëllim zgjidhjen e këtyre problematikave”, tha Kodra. Ndër gjetjet kryesore të raportit, sipas Kodrës, është fakti që “zonjat kryefamiljare, edhe pse me të ardhura më të vogla se mashkulli kryefamiljar, i menaxhojnë më mirë këto burime dhe shpesh herë arrijnë të nxjerrin familjen e tyre nga varfëria”. (LajmeShqip.com)
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Raporti: Gratë kryefamiljare më efiçente se meshkujt Empty Re: Raporti: Gratë kryefamiljare më efiçente se meshkujt

Thu 17 May 2012 - 13:41
nese e kuptoj fjalen efiçience dhe nese i njoh grate sado pak ky raport nuk qenka bash kekrah. po cila gru eshte ajo qe nuk shpenzon ?
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Raporti: Gratë kryefamiljare më efiçente se meshkujt Empty Re: Raporti: Gratë kryefamiljare më efiçente se meshkujt

Thu 17 May 2012 - 13:46
Abdulgafur nuk di te marresh Pm ti se te pyeta diqka ?
Sponsored content

Raporti: Gratë kryefamiljare më efiçente se meshkujt Empty Re: Raporti: Gratë kryefamiljare më efiçente se meshkujt

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi