Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Një zog “kërcënon” sigurinë e Turqisë Empty Një zog “kërcënon” sigurinë e Turqisë

Sat 19 May 2012 - 19:24
Gjetja e një kafshe të ngordhur nuk përbën kurrë një eksperiencë e këndshme për askënd. Por, kur banorët e një fshati në juglindje të Turqisë gjetën një zog shtegtar të ngordhur, gati krijuan një broçkull. Në mënyrë të pabesueshme, banorët e morën bletëngrënësin evropian si spiun të Izraelit.Banorët ishin bërë dyshues për shkak se zogu kishte një unazë metali në këmbë, ku ishte stampuar fjala “Izrael”. Ata thirrën policinë pasi dyshonin mos në trupin e tij gjendej ndonjë mikroçip, që mund t’ia kishte vendosur shërbimi sekret izraelit.Zogu u mor nga ekspertët e qeverisë, të cilët e deklaruan të sigurt. Pjesë e hetimit ishte e një ekip kundër luftës së terrorizmit. Pas ekzaminimit nga ministria e bujqësisë, fshatarëve të Gaziantep iu tha se zogu ishte një shtegtar i zakonshëm ndërsa unazë në këmbë i është vendosur për të ndjekur udhëtimin e tij. Por deri këtu zyrtarëve iu desh pak kohë për të bindur policinë lokale se zogu nuk kërcënonte sigurinë e Turqisë.

Komplotet ku përfshihet Izraeli janë teoritë konspirative më të besuara në Turqi. Marrëdhëniet e dy vendeve janë tendosur dy vite më parë pasi nëntë turq pro-Palestinezë u vranë në forcat e sigurisë Izraelite në një anije në rripin e Gazës. /Daily Mail/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi