Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Wed 11 Aug 2010 - 15:59
Message reputation : 100% (1 vote)
Ne kemi lindur ketu dhe per kete nuk kemi as merite por as faj .si gjithe te tjeret kemi te mirat dhe te keqija por une mendoj qe jemi ok dhe duhet te krenohemi per kombesine tone se per ndryshe tre tjeret do na shtypin me kembe me keq sec na kane shtypur....

Me cka mund te prezentohemi ne bote si shqiptare.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Fri 8 Jul 2011 - 10:31
Duke mos harruar qe jemi Shqiptare, duke prezatuar veten gjithmon se kush je dhe nga vjen .
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Fri 8 Jul 2011 - 16:10
me respektin qe i japim atyre qe e meritojn
Agnesa
Agnesa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1536
<b>Hobi</b> Hobi : Shetitjet, ne ditet me shi!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne shoqerine tuaj!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/12/2010

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Fri 8 Jul 2011 - 16:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Artemis shkruajti:Ne kemi lindur ketu dhe per kete nuk kemi as merite por as faj .si gjithe te tjeret kemi te mirat dhe te keqija por une mendoj qe jemi ok dhe duhet te krenohemi per kombesine tone se per ndryshe tre tjeret do na shtypin me kembe me keq sec na kane shtypur....

Me cka mund te prezentohemi ne bote si shqiptare.

Mendoj se cdokush krenohet per kombesine qe ka, c'rendesi ka se ciles kombesi i perket, secili edhe ne mes te batakut cdokush qe ka mendje dhe eshte i afte te perdore nje llogjike te shendoshe, eshte ne gjendje qe mes gjithe te keqiave te gjeje edhe dy tre gjera te mira, qe i jep kurajo vetes, jo vetem per te ecur perpara, por edhe per te mbajtur koken larte, gjithesesi une jam me idene qe nese secili prej nesh fillimisht di te prezantoje denjesisht vetveten, nuk ka nevoje te kerkoje me cfare duhet te prezantohet si shqiptar/e, punet e vogla dhe detajet na duken te parendesishme, por kur keto detaje merren si e tere, shohim qe jane ato detaje qe perbejne teresine, rezulatati vjen nga gjerat e vogla, jo me kot detajet bejne edhe diferencen, prandaj nje prezantim i denje i vetes, mbase nuk do te jape rezultatet gjigande qe mund te pretendosh, por me siguri do te te jape nje rezultat te vogel, por fundja c'rendesi ka, ndonjehere duhet te mjaftohemi edhe thjesht me idene qe, quhet rezultat.
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Fri 8 Jul 2011 - 17:35
Majfton ta prezantosh veten si i till qe jemi taman Shqiptare,Kemi tradita dhe kulture te veqante ,nese do i kushton i cik me shum rendesi kultures dhe traditave tona si Komb qe jemi do Prezanoheshim Ne menyren te dejn!

Ka shum gjera qe neve si Shqiptare mund ta prezantojm veten ne gjera qe Popujt tjere si kan..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Tue 2 Aug 2011 - 16:44
Me gjithcka, mjafton krenaria ta bej dukjen e saj. Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. 573234
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Tue 2 Aug 2011 - 16:45
me passaporten biometrike
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Fri 5 Aug 2011 - 13:44
Me tradheti.....
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Fri 5 Aug 2011 - 13:45
me tatuazh shqiponjen me dy koka
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Fri 5 Aug 2011 - 17:53
me papunesine tone duke bredhur rrugeve e duke ngren fara lule dielli Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. 1698836746
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 17:51
me shiritin kuq e zi ne koke "ilove albania"
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 18:03
me fjalet qe bejn vendin te dridhet me fjalet UN JAM SHQIPTAR dhe me vargjet UN JAM SHQIPTAR BIR I VULLKANIT, VETEM NJE SHKENDIJ DO TE MJAFTONTE TI VE FLAKEN GJITH BALLKANIT
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 18:58
..me atdheun....por sa dime ta mbajme ate..!
Shkarravitsi_i_Madh
Shkarravitsi_i_Madh
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 758
<b>Hobi</b> Hobi : pune
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/08/2011

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:09
Me Flamurin kuq e zi,,,me Gjergj Kastriotin,,dhe me Nen Terezen!

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:17
Nene Tereza ku hyn,cfare beri per Shqiperine qe te krenohemi ne tani..!
Shkarravitsi_i_Madh
Shkarravitsi_i_Madh
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 758
<b>Hobi</b> Hobi : pune
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/08/2011

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:24
Message reputation : 100% (1 vote)
Ska te bej me Shqiperin Arjana,,por me gjith boten,,esht humanistja me e madhe,,dhe duhet te kemi nderin qe ka dal nga gjiri jon!
E Gjith Bota i therret Nene,,indirekt i therrasin Shqiperis,,

pastaj ka edhe nje lidhje filozofike,,te finiksit dhe shqiponjes ne flamur,,te gjinive mashkull femer,,gjithashtu edhe kuptimin e dy ngjyrave te flamurit,,Shqiponjes se zeze dhe fushes se kuqe,,qe simbolizon dashurin ndaj njerzimit,, dua te them se,,nuk esht cudi qe nje grua e till te dal nga shqipria,,cudi do te ishte sikur te kishte dalur nga nje vend tjeter,,prandaj ka lidhje me ne,,se e kemi te fisit ARJANA:
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:34
Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. 694658895_4ff3831980
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:36
Me shqiperine ska te bej fare ka bere cka bere i ka bere per vende te tjera nderkoh qe edhe vendi i saj kishte nevoje,nese une mundem te bej dicka me perpara do mundohem te ndihmoj vendin tim e me pas te tjerat se dhe vendi jone nuk kishte kushte me te mira per te treguar humanitet ne mbare boten ajo..Beri shume cka per shume vende te huaja por sberi asgje per Shqiperine,vendin ku lindi e u rrit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:37
Arjana shkruajti:Me shqiperine ska te bej fare ka bere cka bere i ka bere per vende te tjera nderkoh qe edhe vendi i saj kishte nevoje,nese une mundem te bej dicka me perpara do mundohem te ndihmoj vendin tim e me pas te tjerat se dhe vendi jone nuk kishte kushte me te mira per te treguar humanitet ne mbare boten ajo..Beri shume cka per shume vende te huaja por sberi asgje per Shqiperine,vendin ku lindi e u rrit.
ka ndimuar shum anula nen tereza si ne shqipri e ne kosov,po mundohu ta mesosh
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:39
Pa he Berti se ndoshta sdi une ndaj e po pyes,na thuaj ti dicka qe ka bere per ne ajo,nje gje?
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:44
Shiko Versionin e Plot : Shqiptarja Nënë Tereza Gruaja Më E Njohur E Planetit

_B[A]D_B[O]Y_
03-31-2006, 11:44 AM
Shqiptarja Nënë Tereza u bë gruaja më e njohur e planetit, me profesion dashurinë, që investonte buzëqeshjet, industrialistja e mirësisë, me të vetmen pasuri, plagët e botës. Dhe ajo nuk pyeste në plaga ishte katolike apo myslimane. Ishte e njeriut.

Do ta filloj me një lutje të Nënë Terezës edhe për myslimanët:

O Zot,
të falenderoj për myslimanët dhe induistët
dhe për të gjithë miqtë e mi të shtrenjtë mes tyre.
Sa herë që të takojmë
nëpër lutje,
ti na bën të krishterë edhe më të mirë,
myslimanë edhe më të mirë,
induistë edhe më të mirë.
Jepna të gjithë neve
dhuratën e besimit
që të dimë të kuptohemi.

Do ta quaja të arsyeshme të kërkonim që në shtatoren e Nënë Terezës, e cila do të ngrihet së shpejti në Shkodër, në qytetin e saj, të mendohej të vihej në një pllakë mermeri kjo lutje a ndonjë tjetër e tillë.
Nënë Tereza nuk provokon, përkundrazi ajo sjell paqen dhe të bën misionar të saj. Madje kanë pushuar edhe luftrat ku ka shkuar ajo. Ardhja e statujës së saj edhe në qytetitn e Shkodrës është mirënjohje, harmoni më shumë dhe qytetërim.
Ja ç'thotë edhe shkrimtari ynë Ismail Kadare: "Kombi ynë ka dy emblema të sigurta për të treguar që (shqiptarët) nuk janë ashtu siç i paraqisin disa herë… Skënderbeu është figura më imediate e sotme, më e nevojshme për Shqipërinë… të cilën shqiptarët duhet ta kenë flamurin kryesor për të hyrë në Europë" dhe, duke marrë shkas nga humanizmi i Nënë Terezës, thekson se "shqiptarët duhet ta shpallin humanizmin e tyre përballë një propagande që, për fat të keq, i tregon ata shumë të egër, që i tepron veset e shqiptarëve… dhe imazhi i popullit shqiptar u dëmtua rëndë nga kjo…".
Po sipas Kadaresë, dy emblemat tona, ajo e Skënderbeut dhe e Nënë Terezës, do t'i kishin zili shumë popuj në Ballkan, kurse ne, që i kemi, nuk dimë t'i çmojmë.
Është një porosi e rëndësishme, do të shtoja unë, e dorës së parë për ne, të mësojmë të çmojmë veteveten.

DASHURI AKTIVE

Me Nënë Terezën kombi shqiptar ndjeu nevojën t'i jepte botës mesazhin e dashurisë për njeriun, një dashuri aktive, të cilin as vetë nuk e kishte ndjerë ta merrte aq shumë nga bota, duke kapërcyer kufijtë shtetërorë dhe largësitë kontinentale, paragjykimet dhe konfliktet shekullore, mëritë, fetë dhe racat, madje dhe vetveten, duke bërë të pamundurën, mrekullinë. Përsëritim:
Shqiptarja Nënë Tereza u bë gruaja më e njohur e planetit, me profesion dashurinë, që investonte buzëqeshjet, industrialistja e mirësisë, me të vetmen pasuri, plagët e botës. Dhe ajo nuk pyeste në plaga ishte katolike apo myslimane. Ishte e njeriut.
Kombi ynë sikur deshi kështu t'i shtojë shpatës skënderbejane lutjet e shenjta për njeriun të Nënë Terezës, të cilat s'janë thirrje për pasivitet apo për gjunjëzim, por përkundrazi, të ftojnë për veprime, sa njerëzore po aq dhe të perëndishme, të bësh për njerëzimin në emër të kësaj dashurie dhe paqes. Dhe pikërisht simboli i saj bën që Shqipëria të njihet më shumë dhe të çmohet më shumë dhe të bëjnë më shumë dhe për të.
Do të përsëris edhe diçka tjetër, që e kam thënë dhe shkruar edhe më parë. Teksa skulptori nga Prishtina Luan Mulliqi po i dhuronte presidentit të SHBA, Bill Klintonit, një statuetë të Nënë Terezës, do të dëgjonte prej tij se, kur ai kishte urdhëruar luftën kundër Jugosllavisë së mbetur dhe nisën bombardimet mbi Beograd për të ndalur plojën dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta, ishte dhe përmbushja e një fjale të dhënë e Presidentit amerikan ndaj Nënë Terezës, e cila i kishte kërkuar të ndihmohej populli i saj. Të mbrohej. Dashuria e Nënë Terezës, ideali humanist, vetë imazhi i saj, u bënë mbështetje e një lufte të domosdoshme kundër luftës, për drejtësinë dhe paqen e mëvonshme.
Ajo s'kërkoi të mbroheshin katolikët e Kosovës, ta kuptojmë mirë këtë!
Tjetër. Në katedralen e Shën Palit në Tiranë, në një mur anësor të brendshëm të saj do të shohësh një qilim të vogël shqiptar me motive popullore. Është i Nënë Terezës, tregon Shkëlqesia e tij Rrok Mirdita, ia dhuruan kur erdhi për herë të parë në Shqipëri, kujtim nga gratë bashkatdhetare dhe Ajo e mori me vete në Indi, lutej mbi të, e vuri para tempullit atje, që kur të gjunjëzohej, t'i fanitej Shqipëria. Dhe qilimi s'është katolik, madje motivet e tij janë më shumë orientalë. Kur ishte vetëm fare, Nënë Terezës lutjet i vinin në gjuhën shqipe, ashtu siç ia kishte mësuar e ëma në fëmijëri, vazhdon të tregojë arqipeshkvi, dhe kur bënte rrëfimin e zakonshëm, shqip e bënte. Gjuha shqipe s'është as katolike dhe as myslimane.
Nënë Tereza shqipen e kishte gjuhë familjare dhe dihej që e fliste atë, mësimin fillor e ka marrë në gjuhën amtare.
"Shumë po vepron Qoftëlargu si në Kosovë si në Shqipëri", do t'i thoshte fjalë për fjalë Nënë Tereza priftit të arkidioqezës së Shkup-Prizrenit. Kurse në ditën kur mori çmimin Nobel, ajo shkroi një lutje shqip për shqiptarët dhe thotë që nga gjaku dhe origjina jam shqiptare.
Nënë Tereza rivuri në provë gjithçka: njeriun, sa i denjë është ai për vetveten dhe të tjerët, vuri në provë popujt, sa e duan ata njëri-tjetrin, fetë, sa mirëkuptohen mes tyre, mirësitë, a janë më aktive, egoizmin gjeneral, sa pozitiv është ky egoizëm, apo po gërryn jetën, Ballkanin, ç'bëjnë ballkansit, apo veç grinden për të marrë nga njëri-tjetri histori dhe emra, Indinë e largët, ç'prarime të tjera magjepëse do të përfitojë nga shenjtërimi, sundimtarët, a e sundojnë dot dashurinë, këtë pasuri hyjnore, botën, a është bota e njeriut, universin, sa i çuditshëm është, vetë shenjtërimin, që ç'i kthen njeriut dhe njerëzimit, Zotin, a vazhdon të ekzistojë, guxoj të them, etj, etj, pra si janë raportet mes njëri-tjetrit dhe gjithçkaje, yjeve dhe psherëtimave, luftrave dhe petaleve të luleve, syve të fëmijës dhe vullkaneve, dorës së dashuruar dhe zjarreve, akujve dhe vdekjes, diellit dhe mitrës, fjalës dhe lotit, ajrit dhe pavdeksisë?
Nënë Tereza është një sfidë e madhe, e gjallë gjithmonë. Dhe tani i del përpara gjithkujt dhe gjithçkaje dhe e pyet: Cili je ti, a e di? Mësoje, pra!…
Dakort, Nënë Tereza është shqiptare, po çështja qëndron tani se sa shqiptarët janë të të Nënë Terezës?

ENGJËLLI UDHËRRËFYES

Dua t'u tregoj shkodranëve edhe diçka tjetër: Engjëlli udhërrëfyes i Nënë Terezës jo vetëm që ka folur shqip, por ishte nga Shkodra.
Zonja nga Shkodra, Luçia Mozali, e bija e Filomena Lukës, shoqe fëminie në Shkup me Nënë Terezën tregon se te shtëpia e Nënë Terezës rrinim, atje hanim. Po kur babai ra në burg, humbëm gjithçka, edhe letrat e Nënë Terezës. Kur erdhi për herë të parë Nënë Tereza në Shqipëri, kërkoi të takojë nënën time. Vajtëm me frikë në Tiranë, ende s'kishte rënë diktatura. U përqafuan dhe qanin dhe s'dinin ç'thoshin më parë me shqipen e tyre të plakur. Nejse, kur Nënë Tereza erdhi për së dyti në Tiranë, ajo u lut prapë shqip së bashku me Presidentin Sali Berisha. Tashmë ajo kishte marrë edhe nënshtetësinë shqiptare. Po unë dua të tregoj edhe diçka tjetër, për një letër të çuditëshme, Nënë Tereza ia kishte dërguar shkodranes Filomena Luka, shqip, ku i tregonte për mbërritjen e saj në Indi, kur ishte vajzë e re 18 vjeçare, murgeshë. Askush nuk kishte dalë ta priste në Kalkutë dhe ajo s'po dinte nga të shkonte. Kur i afrohet dikush dhe i thotë, nëse donte taksi. Po, përgjigjet Nënë Tererza dhe i tregon adresën. Taksisti i rrëfen rrugës se është shqiptar, madje nga qyteti i saj i lindjes. Kur mbërrin në Kuvendin e murgeshave, ato i kërkojnë falje që s'kishin dalë ta prisnin, se ashtu ishin punët. Ndërkaq kujtohen se duhet paguar taksisti. Por ai ishte zhdukur. E kërkojnë në stacionin e taksive. S'ishte. Pyesin për të përreth, në shoqatën e taksistëve, në kryesi, etj, por u thanë se s'kishin patur kurrë një taksist shqiptar. Ç'donte një kurbetli i tillë kaq larg, në Indinë e varfër? Ai s'ekzistonte. Patjetër që ma kishte dërguar "Zoja e Shkodrës", që të më ndihmonte, të më jepte kurajo, të mos kthehesha pas.
Dhe ashtu u bë. Amen!
Solla shpejt e shpejt ca dëshmi për Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare. Që na bashkon, që është mbi kufijtë e racat e fetë, që është dashuri dhe nënë e të gjithëve. Bijtë e saj duhet ta duan më shumë njëri-tjetrin dhe duhet të kuptojnë më shumë. Që të jemi myslimanë edhe më të mirë, siç thoshte Ajo.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:48
Cfare ka bere Nene Tereza per kombin shqiptar?

Kur ne vitin 1999 filloi konflikti ne Kosove, shteti amerikan solli ne Amerike plot refugjate nga Kosova. Mes tyre, edhe nje familje nga Presheva, babai, gruaja dhe 6 femije te vegjel. Babai ishte fondamentalist islamik, urrente cdo gje qe nuk ishte islame, dhe tiranizonte gruan dhe femijet, aqsa nuk i lejonte as 6 femijet e vete qe te shkonin ne shkollat publike ne Amerike. Justifikohej me fjalet: "I kena shkollat me te mira ne Presheve". Dhe ky njeri, irritohej po te degjonte emrin e Nene Terezes, dhe sa here qe binte fjala tek ajo, gjeja e pare qe thosh: "Ajo nuk eshte shqiptare, eshte indiane".

Familja jetoi per gati 3 jave ne nje konvikt shkollor, derisa familjet amerikane te zones te mund te hapnin shtepite e tyre per keta refugjate. Pas tre javesh, vjen nje grua amerikane, e gatshme per te strehuar, ushqyer e ndihmuar familjen prej 8 vetash, ne shtepine e saj. Gruaja ishte aty tek te 70-tat dhe i kish vdekur burri. I mori ne shtepine e saj, dhe i ndihmoi jashte mase. Pas tre kater ditesh, kur perkthyesi shqiptar se bashku me nje punonjes social amerikan shkoi per te pare se si ishin sistemuar, kosovari nga presheva i thote perkryesit qe ta pyeste se cfare u be shkak qe u tregua e gatshme per ti ndihmuar. Gruaja e moshuar amerikane iu pergjigj:

"Te them te drejten, nuk kisha degjuar ndonjehere per Kosoven dhe shqiptaret. As nuk di tu them se ku bie si vend ne harte. E vetmia gje qe di mbi Shqiperine eshte qe Nene Tereza ka lindur ne ate vend. Dhe kur pashe ne televizor rradhet e gjata te refugjateve, nuk mund te rrija pa ndihmuar. Nene Tereza ndihmoi gjithe njerezit e kesaj bote, ne e kemi per detyre te pakten te ndihmojme popullin e saj."

Keto fjale, i degjoi preshevari dhe gjithe familja e tij. Femijet shikonin ne sy babain e tyre, se si do te reagonte, pasi e dinin shume mire se cfare mendonte ai per Nene Terezen. Per cudine e tyre, babai i perlotur i puthi doren gruas se shtepise. Qe nga ai moment, ai mesoi se cfare ka bere Nene Tereza per Shqiperine e shqiptaret.


Episodi me poshte, ndodhi ne nje simpozium ne Prishtine:

Po mbahej nje simpozium ne Prishtine ne lidhje me bashkejetesen nderfetare. Te ftuar ishin kreret e komuniteteve fetare ne vend, dhe nje imam mysliman. Simpoziumi sponsorizohej nga UNMIK dhe kish per qellim qe ne vend te kultivohej bashkejetesa nderfetare. Fjalen i pari e mori nje diplomat i UNMIK qe beri nje referat mbi vlerat dhe rendesine e bashkejeses nderfetare. Pastaj e mori fjalen ipeshkvi i katolikeve, qe ne fjalen e tij solli si shembull jeten e Nene Terezes, e cila gjithe jeten e saj ia perkushtoi bamiresise ndaj te gjithe te vobekteve ne mbare boten: shtepite misionare te saj i gjen ne shume vende te botes. Pastaj e mori fjalen imami mysliman, i cili tha se populli i Kosoves eshte mysliman dhe shembulli i Nene Terezes eshte i gabuar. Kjo krijoi irritim ne salle, dhe shume nga njerezit e ftuar qe kishin ardhur te merrnin pjese, u ngriten e iken nga salla ne shenje proteste.

Pasi imami mbaroi fjalen, u ngrit nje profesor i universitetit te Prishtines, i cili nuk ishte ne listen e atyre qe do te flisnin, dhe kerkoi leje qe te fliste nga organizatoret. Ai foli hapur dhe iu kundervu imamit per qendrimin e tij, edhe pse ne salle kishin mbetur me pak se 10 veta. Profesori u mundua t'i shpjegonte imamit pasojat e nje qendrimi te tille nga ana e tij, si nje nga kreret me ne ze te Bashkesise Islamike te Kosoves. Pasi mbaroi simpoziumi, profesori doli jashte dhe u takua me nje kolegun e tij.

- Perse nuk u ngrite te dalesh nga salla por zgjodhe te qendrosh e te merresh me ate !#*?
- Sepse ai injoranti, eshte nje !#* qe flet ne emer te gjithe muslimaneve te Kosoves.
- A e kupton qe njerez te atille nuk kuptojne?
- Ata mund te mos kuptojne, por kjo nuk do te thote se ne nuk duhet te bejme detyren tone si intelektuale te ketij vendi. Fjala ime nuk iu drejtua vetem imamit, por gjithe muslimaneve te Kosoves.


Kurse kjo me poshte, ndodhi ne nje manastir orthodhoks shekuj me pare:

Ne nje manastir orthodhoks ne Malin e Shenjte, ishte bere zakon, qe murgjit e rinj, t'iu mblidheshin tek koka te gjithe murgjve pleq ne momentet e fundit te jetes se tyre. Sipas tradites se manastirit, ata murgj qe vdisnin ne paqe, shkonin ne parajse. Kurse ata murgj qe vdisnin me frike e me shpirt te trazuar, shkonin ne ferr.

Ne manastir jetonte edhe nje murg qe per murgjit e tjere te manastirit, ishte shume dembel. Ai nuk merrte pjese ne te gjitha sherbesat qe beheshin ne Kishe gjate dites; nuk punonte gjithe diten si murgjit e tjere, dhe nuk agjeronte aq shume sa murgjit e tjere. Per te gjithe murgjit e manastirit, ai ishte shembulli i keq i nje murgu dembel qe asnjehere Perendia nuk do ta shihte te denje per ta marre ne parajse.

Kaluan shume vite dhe murgut dembel i erdhi rradha per te vdekur. Iu mblodhen rreth vetes gjithe murgjit e manastirit, dhe prisnin me padurim se si do ta ndeshkonte Perendia ne keto momente. Per cudine e murgjve te tjere, murgut plak i kish rene ne fytyre nje cehre e bardhe, gati vezulluese dhe shpirti i murgut ishte ne paqe e qetesi te plote. Kjo tronditi jashte mase murgjit e tjere, qe pyesnin veten: si ka mundesi qe Perendia po shperblen me parajse kete murg dembel? Njeri prej murgjve, ne momentin e fundit, nuk iu durua me dhe e pyet murgun plak:

- O At, cfare ushtrimi shpirteror ke bere qe Perendia te pa te denje per parajse?
- Ah more biri im. Ju te gjithe e dini qe une nuk kam qene dembel e nuk kam punuar aq sa ju. As nuk jam lutur e kam qene prezent ne liturgjite e Kishes si ju. Por nje nga urdherimet e Zotit jam munduar te mbaj gjate gjithe jetes sime.
- Cila eshte ajo?
- Mos gjyko njeri tjeter!

Pasi tha ato fjale, murgu mbylli syte dhe shpirti i tij u ngjit ne qiell. Te gjithe murgjit e tjere, rane perdhe me fytyren ne toke, dhe iu drejtuan Perendise me fjalet:

- Na fal o Zot qe gjykuam vellane tone!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 19:57
Nene Tereza ndihmoi gjithe njerezit e kesaj bote, ne e kemi per detyre te pakten te ndihmojme popullin e saj."

Slexova dicka aty te me thote se ka bere .shkrime si keto mund te sjell e une por dua te di ti si Berti cfare di te thuash vete nga ato qe ke mesuar pasi une si kam mesuar kurr e mos me sill copy past ne forume se sesht argument i joti ky,me thuaj cfare ke mesuar apo cfare di ti qe ka bere nene Tereza per Shqiperine,nje shembull asgje me shume krt
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 20:01
Arjana shkruajti:
Nene Tereza ndihmoi gjithe njerezit e kesaj bote, ne e kemi per detyre te pakten te ndihmojme popullin e saj."

Slexova dicka aty te me thote se ka bere .shkrime si keto mund te sjell e une por dua te di ti si Berti cfare di te thuash vete nga ato qe ke mesuar pasi une si kam mesuar kurr e mos me sill copy past ne forume se sesht argument i joti ky,me thuaj cfare ke mesuar apo cfare di ti qe ka bere nene Tereza per Shqiperine,nje shembull asgje me shume krt
ato qe ka ber mjaftojn greke grrrr
Shkarravitsi_i_Madh
Shkarravitsi_i_Madh
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 758
<b>Hobi</b> Hobi : pune
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/08/2011

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Sun 28 Aug 2011 - 20:03
Po pra ka shkuar tek Zoti e Virgjer,,nje Shqiptare,

Ka ber ate qe asnje vajz tejter ne bot,,nuk e ben dot,,vetem nese ndodh aksidentalisht.

mes te tjerash,,,por esht gje e madhe kjo,,me shum se matrialiste,,per ata qe besojne ne nje Zot, Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. 2550940759

Sponsored content

Me cka mund te prezentohemi si shqiptare. Empty Re: Me cka mund te prezentohemi si shqiptare.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi