Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Michael Haneke “përballë” vdekjen në “Love” Empty Michael Haneke “përballë” vdekjen në “Love”

Mon 21 May 2012 - 19:22
Michael Haneke “përballë” vdekjen në “Love” F1_cannes-20-jpg1337589619

Cannes, 21 maj – Është një temë që trajtohet rrallë në kinema, por regjisori austriak Michael Haneke na detyron të përballemi me realitetin që do të ndodhë me të gjithë ne – fundin e jetës – në filmin e tij “Love”, që është shfaqur në Festivalin e Cannes. Filmi i cili është realizuar në gjuhën franceze me titull origjinal “Amour” shtjellon rrëfimin e një çifti të vjetër bashkëshortor, të cilët janë ish-mësues të muzikës dhe janë duke shijuar kohën e pensionit në Paris, para se protagonistja Anne, që luhet nga Emmanuelle Riva, të pësojë një sulm.

“Është një film shumë i fuqishëm dhe shumë i matur. Mund t’i ngjajë edhe një dokumentari për një temë shumë të dhimbshme dhe të tmerrshme”, ka thënë Riva, e njohur më shumë për rolin në filmin “Hiroshima Mon Amour”, realizuar në vitin 1959.

“Është shumë i thjeshtë dhe për këtë arsye është kaq i fuqishëm”, ka shtuar aktorja duke folur në gjuhën frënge. Audienca që ka shikuar premierën botërore të filmit ka shpërthyer edhe në lot dhe sipas kritikëve të filmit, Haneke është afër çmimit kryesor të festivalit, “Palma e artë”. Bashkëshorti i protagonistes Anne, Georges, që portretizohet nga Jean-Louis Trintignant, bën përpjekje që t’i përshtatet gjendjes së gruas së tij, por Haneke është i pakursyeshëm duke treguar banalitetin dhe pikëllimin e rutinës së ditëve të errëta që përcaktojnë jetën e re të çiftit. Ne e shohim Georges duke i ndihmuar Annes të shtrihet në shtrat, të shkojë në banjë dhe në të gjitha situatat e vështira që ia imponon sëmundja. Për ta luajtur rolin e Georges, Haneke e ka bindur aktorin veteran, Trintignant (81), që të angazhohet pas pensionimit. Aktori kishte fituar çmim për aktorin më të mirë në Cannes më 1969 për rolin në trilerin politik “Z”. Haneke, i cili ka fituar “Palmën e artë” të Cannes më 2009 me filmin “The White Ribbon”, ka thënë se filmi i tij i ri nuk është koment për pleqësinë ose mënyrën se si i trajton shoqëria të vjetrit. Në vend të kësaj, ai ka qenë i lumtur të realizojë një film të thjeshtë për një lidhje dhe fundin e pashmangshëm.

“Unë kurrë nuk e shkruaj një film për të treguar diçka. Kur arrin moshën e vjetër duhet të pajtohesh me vuajtjen e dikujt që dashuron… Kjo është e pashmangshme. Mbi këtë është realizuar projekti. Nuk jam përpjekur të them diçka për shoqërinë”, ka thënë regjisori.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi