Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Festivali i Kanës, Palma e 2-të e Artë për Michael Haneke, me “Amour” Empty Festivali i Kanës, Palma e 2-të e Artë për Michael Haneke, me “Amour”

Mon 28 May 2012 - 13:48
Kanë, 28 maj 2012, NOA – Regjisori austriak Michael Haneke ka marrë Palmën e dytë të Artë në edicionin e 65-të të Festivalit të Filmit në Kanë, këtë herë me filmin “Amour” (Dashuria), që rrëfen historinë e një burri të dashuruar, i cili kujdeset për gruan e tij në prag të vdekjes, raporton agjencia e lajmeve NOA.

Filmi ka për protagonistë aktorët Emmanuelle Riva 85 vjeç dhe Jean-Louis Trintignant 81 vjeç, i cili rikthehet në kinema pas 14 vitesh mungesë.

Të gjithë do të ngriheshin në këmbë në “Grand Theatre Lumiere” për të përshëndetur fituesin e Palmës së artë për filmin e tij “Amour”, tre vjet pas triumfit me Palmën e Artë me filmin “Le ruban blanc”.

“Jam tejet i kënaqur. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”, u shpreh regjisori austriak.

Michael Haneke është i gjashti nga regjisorët e mëdhenj që kanë marrë dy Palma të arta në Kanë, pas amerikanit Francis Ford Coppola, danezit Bille August, serbit Emir Kusturica, japonezit Shohei Imamura dhe vëllezërve belgë Dardenne.

Ndërkohë, regjisori italian Matteo Garrone ka marrë Grand Prix të Festivalit të Kanës me filmin “Reality”.

Garrone e merr për të dytën herë Grand Prix, pasi katër vite më parë e fitoi me filmin Gomorra, në vitin 2008.

Pas marrjes së çmimit regjisori italian deklaroi se “Kinemaja është një art kolektiv, andaj unë e ndaj këtë çmim me të gjithë personat që kanë punuar, aktorët, trupat, producentët. Jemi të gjithë një skuadër”.

Çmimin e Jurisë së festivalit e mori filmi “The Angels' Share”, i regjisorit Ken Loach. Skenari më i mirë u vlerësua “Beyond the Hills”, i realizuar nga Cristian Mungiu. Çmimin për regjinë më të mirë e mori Carlos Reygadas për filmin “Post tenebras lux”. Aktori danez Mads Mikkelsen, fitoi çmimin si aktori më i mirë protagonist mashkull për interpretimin në filmin “The Hunt” të regjisorit danez Thomas Vinterberg.

Trofeu i aktores më të mirë protagoniste u nda mes dy aktoreve, Cosmina Stratan e Cristina Flutur, për interpretimin në filmin e Cristian Mungiu, “Beyond the Hills”.

mit/noa.al

Festivali i Kanës, Palma e 2-të e Artë për Michael Haneke, me “Amour” Michael-Haneke-Palma-e-Arte-2012Festivali i Kanës, Palma e 2-të e Artë për Michael Haneke, me “Amour” Mateo-Garrone-Grand-prixFestivali i Kanës, Palma e 2-të e Artë për Michael Haneke, me “Amour” Ken-Loach-Festivali-i-Kanes

Festivali i Kanës, Palma e 2-të e Artë për Michael Haneke, me “Amour” Mads-Mikkelsen-Festivali-i-KanesFestivali i Kanës, Palma e 2-të e Artë për Michael Haneke, me “Amour” Cosmina-Stratan-Cristina-Flutur-Festivali-i-Kanes
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi