Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Uria në Korenë e Veriut shkakton kanibalizëm Empty Uria në Korenë e Veriut shkakton kanibalizëm

Tue 22 May 2012 - 2:38
Në vitet e fundit Koreja e Veriut ka ekzekutuar disa të pandehur për kanibalizëm. Instituti korean për Bashkim Kombëtar raporton 230 raste të kanibalizmit nga uria, ku personat kanë dëshmuar për vrasjet që kanë bërë dhe sesi e kanë ngrënë ose kanë shitur mishin e njeriut.Në fund të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar ka pas raportime për kanibalizëm në këtë shtet, i shkaktuar nga uria e madhe nga e cila kanë vdekur afro dy milionë njerëz.Por, ky raportim përfshin rastet e kanibalizmit deri në viti 2011. Dy raste tjera për të cilat rrëfen instituti datojnë nga viti 2006, kur baba e bir janë ekzekutuar pasi ishin akuzuar për konsumimin e mishit të njeriut.Një tjetër rast është shënuar në vitin 2009, në Hyesan, kur një njeri u ekzekutua për vrasjen e të dashurës së tij të cilën pastaj e hëngri.Në mesin e rasteve të regjistruara të kanibalizmit të shkaktuar nga uria është ai i burrit të uritur që e ka vrarë kolegun e punës, një pjesë të mishit të të cilit e ka ngrënë, ndërsa pjesën tjetër e ka shitur në tregun lokal si mish deleje.

Shkak i këtij fenomeni është uria, ku shteti bllokon edhe ushqimin që vjen nga agjencitë e ndryshme humanitare të botës, për njerëzit më në nevojë. /Telegrafi/

Përgatiti: E.L
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi