Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Borxh edhe për rritje pagash? Empty Borxh edhe për rritje pagash?

Tue 22 May 2012 - 3:15
Olti Rrumbullaku



Muajt e parë të këtij viti treguan se qeverisja aktuale po kërkon pa drojë të marrë borxh ku të ketë mundësi, por njëkohësisht përgjigjet që po merr janë mjaftueshmërisht negative. Në tre muajt e parë të vitit qeverisja e shtoi borxhin publik me rreth 115 milionë dollarë, rreth 85 milionë dollarë më shumë se plani. E gjithë kjo vetëm në 3 muajt e parë të vitit. Angazhimet e qeverisë në investime dhe shpenzime të tjera që do kërkojnë fonde të tjera nga qeveria vazhdojnë dhe borxhi i vërtetë publik duket që me gjasë kalon në një vlerë të madhe dhe shifrën e diskutueshme prej 60%.

Kjo nuk e frenon qeverinë të kërkojë më tej borxhe, më së pari jashtë vendit. Nëse përpara 18 muajsh “Eurobondi” paraqitej si një sukses i pallogaritshëm, tashmë qeveria po përpiqet të fshehë dështimin e këtij elementi të borxhit dhe faktin që çmimi i tij në treg ka shkuar nga 7.5% në 11.5% a më shumë dhe që tregon qartazi që qeveria shqiptare nuk mund të paraqitet në atë treg për të kërkuar borxh të ri, duke parë që çmimi i Eurobondit ekzistues shitet vetëm më një interes tejet të lartë prej 11.5%. Një interes më të lartë ka vetëm Eurobondi i Greqisë dhe ndonjë shteti tjetër që mund të jenë në prag të falimentimit. Ne nuk shihemi si një shtet i besueshëm përderisa kërkojmë borxh dhe nuk mund të marrim. Edhe tentativa më e fundit e ministrit Bode për të marrë borxh tek Banka Botërore shkoi dëm dhe nuk solli borxh të ri. Tregu i brendshëm tregon shenja të ngjashme. Bankat shqiptare të orientuara nga bankat mëmë në vendet e origjinës, po pakësojnë ekspozimin në borxhin publik në Shqipëri. Pavarësisht se BSH ul normën e interesit bazë në 4.25%, qeveria po merr borxh me një normë që po shkon 7.5% dhe pritet të rritet më shumë në muajt në vazhdim. Bankat private duan të pakësojnë borxhin ndaj qeverisë, ndërsa qeveria synon të kundërtën. Në këtë situatë normat e interesit në ekonomi do vazhdojnë të rriten dhe kredimarrja do të jetë më e shtrenjtë pavarësisht se politika monetare e BSH synon të kundërtën. Qeveria ka politikën e vet fiskale, ose të ashtuquajturën politikë parazgjedhore fiskale, ku synimi kryesor është që të gjenden para në çdo lloj forme dhe të drejtohen drejt shpenzimeve publike.

Në këtë kuadër vjen dhe premtimi i kryeministrit për një rritje modeste të pagave nga 1 në 5 për qind dhe rritja e pensioneve nga 4 deri në 5 për qind duke filluar nga mesi i korrikut. Shpresat e punonjësve të sektorit publik në Shqipëri për paga më të larta mbeten sërish të venitura. Për herë të parë kryeministri shpreh që pagat e larta dhe të mesme do të rriten zero ose 1 për qind dhe vetëm pagat më të ulëta do të rriten me 5%. Qeverisja aktuale duket se do t’i drejtohet borxhit të brendshëm edhe për këtë rritje modeste pagash dhe pensionesh. Shanset që ekonomia shqiptare të shtojë konsumin dhe tatimet të administrohen më mirë në një vit parazgjedhor janë tashmë utopike. Pakkush beson tek kapaciteti fiskal i kësaj qeverisje dhe nëse bankat private në Shqipëri do të vazhdojnë të ulin borxhin që i kanë dhënë qeverisë aktuale, atëherë situatë do të bëhet edhe më dramatike. Qeveria premton një rritje modeste në korrik, por duhet parë se çdo ndodhë me borxhin publik këto muajt e ardhshëm. Nëse interesi i borxhit do të rritet me mesatarisht 1% në vit, atëherë shpenzimet e shtuara do të ishin së paku 44 milionë dollar që mund të përdoreshin për të rritje më të madhe pagash dhe pensionesh. Në fund mund të themi që qeveria po kërkon të gjejë para që të shpenzojë dhe në vazhdim do vërejmë nëse do arrijë të gjejë paratë që i duhen. Gjithsesi në një situatë të tillë, të kërkosh borxh e të përdorësh borxhin për të rritur sadopak paga dhe pensione është zgjidhja e gabuar me efekt të dyfishtë, sepse do paguhen më shumë interesa për borxhin publik duke synuar të shpenzohet përtej mundësive të qeverisë dhe duke sjellë një rritje minimale pagash dhe pensionesh.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi