Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Lamtumira për studentët Empty Lamtumira për studentët

Tue 22 May 2012 - 15:43
Lamtumira për studentët Topi---mbulim_tn_6

Në mjediset e Universitetit "Aleksander Xhuvani" të Elbasanit, po zhvillohen homazhe për 11 studentët e vitit të trete gjuhe-letersi, që humbën jetën një ditë me parë në aksidentin e Himarës.

Në mungesë të arkëmorteve janë vendosur fotot e tyre 11 vajzave që humbën jetën në mënyrë tragjike.

Edhe presidenti i Republikës Bamir Topi mbërriti në Elbasan dhe ka vendosur 11 kurora me lule.

“Jam i pikëlluar qe marr pjese ne kete ceremoni homazh, per disa vajza te cilat iken ne moshen e tyre me te mire. I jap ngushellimet me te sinqerta familjeve, familjareve, por edhe shokëve, shoqeve me të cilët kaluan në këtë shkollë. Fjalet ne te tilla raste nuk dalin sepse te njeriu dominonin dhimbja. Uroj qe ngjarje te tilla te mos ndodhin me, por nga ana tjeter shohim edhe solidaritetin e popullit tonë”, tha Topi.

Ndërkohë nga ana e shoqërisë së autobusave, mjeti i së cilës u aksidentua një ditë më parë në Himarë nuk ka patur asnjë deklaratë apo informacion. Ambientet e saj janë të mbyllura, ndërsa nga vëzhgimi i Top Channel, autobusët që ndodheshin në park ishin të vjetër.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin dhe kontratat që universiteti kishte me kompaninë e udhëtimeve. Për shoferin Pëllumb Çela, i cili është mes viktimave, në qytet thuhen fjalë të mira edhe për aftësitë e tij si shofer.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lamtumira për studentët Empty Re: Lamtumira për studentët

Tue 22 May 2012 - 16:44
OOOooo le se na keputet shpirtin aman,u kujtuat tash per ngushellime ju...Po gjini ndonje vrime te futeni kur sju perpin ajo toke qe ju mban mbi dhe qe mos qofshi njerez te............. Do ndyej e fjalorin jo per gje po ta bejne borxh keta...
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Lamtumira për studentët Empty Re: Lamtumira për studentët

Tue 22 May 2012 - 17:56
Shprehi ngushellimet e mia te perzemerta,vertet eshte nje tragjedi jo vetem per falmiljaret e atyre qe humben jeten ne kete aksident por per te gjithe shqiparet,Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjeve te tyre ndersa shoqerise se tyre ua shtofte durimin ...
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Lamtumira për studentët Empty Re: Lamtumira për studentët

Tue 22 May 2012 - 18:02
Dridhet toka, gjemon deti
Kuje e madhe sot ka ngjare
Tragjedine nga bregdeti
Yjet qe ran ne himare

Cfar ka deti qe renkon
Dhe dallget kane pushuar
Si nga hera deti jon
... Jete njerzish gllaberuar

Ooooh ju nena baballare
Qe zoti sot u denoi
Nuk ngeli shqiptar pa qare
Kur tragjedine mesoi

Kush e pa e nuk u cmend
Kush renkimin e degjoi
Mallkuar qoft ai vend
Tragjedine qe shkaktoi

O ju nena, oj te mjera
Qe sot kujen keni vene
Qe dilni prisni te dera
Arkivolin hije rende

Mami do shkoj ekspedite
Udhetim me shkolle shkoj
Nena del e i puth syte
Udh te mbare I uroj

Nene…kthehet bija prape
Dhe e puth e permalluar
Pasi hedh nja dy tre hape
Syte lot I kan kulluar

Udhetimi pergjat jugut
Per nga vlora ne sarande
Ne nje kthes, prit goj e ujkut
Dora qe beri hatane

Mallkuar o dite maji
Qe kepute ato lule
Vajzat e reja ti qaji
Si perbindesh ti u sule

Kenga ne buze ju ngeli
As te renkojne s’proftasen
Nje lule qe porsa celi
Ne perrrua I perplasen

Nene malli do me marre
Qe ste putha dot ne balle
Koken per shkembi kam vrare
Dhe ti sme pe dot te gjalle

Ketu prane detit kalter
Pergjithmon I mbylla syte
Nuk do te shkel me ne vater
Sic me doje, vet I dyte

Baba qe aq shum te desha
Lotin per mua ta ruash
Rrobat e bardha sti vesha
Ndaj me shume te me duash

Baba ziu dot s’duron
Kokes me grushta I bie
Puthjet e vajzes kujton
Per te jeta s’ka me shije!!!

ngushellimet e mia ...por ska za per ato yje e iken
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lamtumira për studentët Empty Re: Lamtumira për studentët

Tue 22 May 2012 - 18:15
Mjere baba e nena thuaj se per te tjeret per tre dite shuhet zjarri,thuaj se ska ndodhur gje edhe masa sdo meren qe mos te ndodhin me fatkeqesira si keto (fatkeqesi e paramenduar se i dime shume mire kushtet,edhe diplomat falco qe marrin) e as denim sdo marrin perkatesit,rryshfeti ben ligjin sot ne Shqiperi....
Sponsored content

Lamtumira për studentët Empty Re: Lamtumira për studentët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi