Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Deshmitari okular flet : Ja si ndodhi tragjedia e Himares !!! Empty Deshmitari okular flet : Ja si ndodhi tragjedia e Himares !!!

Thu 24 May 2012 - 10:06
Deshmitari okular flet : Ja si ndodhi tragjedia e Himares !!! D%C3%ABshmitari-okular-i-aksidentit-Arben-Zotaj-noa









Flet dëshmitari Arben Zotaj: “Si ndihmova 4 vajza. Tentova ta parakaloj,
nuk e hapi krahun. Unë po udhëtoja me 40 kilometra në orë”
Është dëshmitari kyç okular në tragjedinë e dy ditëve më parë. Për 20
minuta me makinën e tij ka udhëtuar vetëm dy metra larg autobusit me
studente që ra në humnerë, rrugës për në Himarë. Ka parë gjithçka, që
nga goditjet në bordurë, frenimin e shoferit dhe fluturimin në greminë.
Por jo vetëm kaq. Arben Zotaj, nga Tepelena, u ka ofruar ndihmën e parë
katër vajzave, të cilat pas rrokullisjes të autobusit kanë dalë jashtë,
dy metra poshtë xhadesë. Në intervistën e tij për gazetën, ai rrëfen
momentet e tmerrit dhe si ka mundur të transportojë në një makinë katër
të plagosurat për në spital.

Familjarët e njërës nga studentet e mbijetuara na treguan se një orë
pas aksidentit e bija i ka telefonuar nga numri juaj për t’i thënë se
është mirë. Mund të na thoni si u gjendët pranë së plagosurës?

Është njëra nga katër vajzat që unë kam transportuar në spital atë
ditë. Isha duke udhëtuar me makinën time për në Himarë. Kam qenë pas
autobusit për rreth 20 minuta. Pashë gjithë aksidentin dhe menjëherë
lashë makinën e dola për të ofruar ndihmë.

Pra ju thoni se keni qenë makina e parë pas autobusit deri në momentin që ra. Sa metra larg tij?

Mund të them 2-3 metra larg. Madje i kërkova të parakaloja dhe nuk ma
hapi rrugën se po vinte një makinë tjetër përballë. Pastaj për 10
minuta të tjera rruga ka qenë e drejtë. Unë e njoh mirë këtë rrugë, të
gënjen, prandaj nuk kërkova ta parakaloja më se kishte kthesa më poshtë.

A po ecte shpejt autobusi gjatë rrugës që ju e kishit përpara?

Gjatë gjithë kohës që isha pas tij autobusi po ecte me një shpejtësi
normale për rrugën, aq sa dhe unë, rreth 40 km në orë. Pak minuta
përpara se të binte pashë që shoferi e shtoi shpejtësinë. Rruga ishte
dishezë në këtë pjesë dhe kishte kthesa më pas. Nuk di ta them me
saktësi, po për të paktën 300-400 metra e pashë që po ecte më shpejt se
më parë. Rreth 50-60 km në orë.

E patë momentin e rënies. Si ndodhi?

Po ecte shpejt, siç ju thashë. Pastaj papritur i ra bordurës në të
majtë dy herë rresht, nga ana e murit. Siç duket, pas përplasjes së parë
është përpjekur të mbajë frena. Kjo përplasje nuk ishte shumë e fortë.
Mendova se mund ta manovronte mjetin dhe të vazhdonte të ruante
drejtimin. Por autobusi e goditi sërish bordurën. Pas kësaj frenoi
gozhdë, ishte frenim i fuqishëm. Pastaj fluturoi në ajër i tëri nga ana
tjetër. U rrokullis dy herë.






Ra i gjithi përnjëherë? Nuk është se për ndonjë moment gjysma e tij ishte brenda rrugës dhe pjesa tjetër në greminë?

Jo, ra i tëri. U anua nga ana ballore dhe ra i tëri përnjëherë. Nuk
pati ndalesë apo ngecje. Pas dy përplasjeve në bordurë dhe frenimit
fluturoi në ajër. Ndalova makinën menjëherë. Unë në fillim nuk po u
besoja syve.

Çfarë bëtë më pas?

Pashë që autobusi bëri rrotullimin e dytë dhe ra në humnerë. Kisha
dalë nga makina. Në këtë moment kam dëgjuar fjalën “ndihmë”. Siç isha
mora shokun tim në telefon, se ai po bënte të njëjtën rrugë me
kamionçinë. I thashë të vinte të më ndihmonte se kishte rënë një
autobus. Hapa krahun dhe parkova makinën. Pashë që dy metra poshtë
rrugës dëgjoheshin zëra. Zbrita menjëherë. Në fillim ishin tri vajza të
përplasura me njëra-tjetrën që rënkonin. Afër atyre ishte dhe një
tjetër.

Ishte terren i vështirë aty ku i morët vajzat?

Ishte i vështirë. Tri kishin ngecur te një pemë dhe disa shkurre, siç
ju thashë, ndërsa për vajzën tjetër patëm pak vështirësi me atë shokun,
pasi ishte e mbuluar nga dheu. Megjithatë, ajo ishte më mirë se të
tjerat. Kishte problem vetëm me sytë thoshte se i digjnin gjatë gjithë
kohës dhe kishte dhimbje në trup, por jo si të tjerat. Ajo më dha numrin
e së motrës dhe e lajmëruam që ishte mirë.

Të katërta në një makinë i transportuat? Si ishte gjendja e tyre?

Po, të katërta. Rrugës me thoshin që kishin dhimbje të forta dhe mbaj
mend që kam qarë me lot dhe vetë se mendova si për motrën time. Unë
mbaj mend vetëm që ishin të mbuluara me gjak, se edhe vetë jam shokuar
shumë. Doja t’i çoja gjallë në spital e t’i ndihmoja. Kam bërë vetë tri
aksidente dhe e di çfarë do të thotë të kesh nevojë për ndihmë. Në
fillim njëra dukej si pa vetëdije,por pastaj u përmend dhe ajo. Gjendjen
nuk e kishin të mirë por asnjëra prej tyre nuk ishte pa ndjenja.

Ju thanë si kishin arritur të dilnin nga autobusi?

Njëra kishte dalë nga xhami, mbaj mend që më tha kur arritëm. Të
tjerat them se gjatë rrokullisjes së parë kanë dalë dhe kanë rënë aty.

Gjatë kohës që ju po nxirrnit vajzat dëgjoheshin thirrje për ndihmë nga gremina?

Dëgjoheshin të bërtitura dhe thirrje për ndihmë. Shumë zëra vajzash.
Autobusi ishte i shkatërruar komplet. Aq mund të shihja nga aty ku isha.

Patë persona të tjerë në të njëjtin vend ku morët katër vajzat,apo ishin vetëm ato?

Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pashë vetëm ato të katërta, por nuk mund ta them me siguri nëse kishte të tjera.

Keni dëshmuar në polici deri tani për këto që keni parë?

Jo, s’më ka thirrur njeri.
Skydive
Skydive
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 185
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/05/2012

Deshmitari okular flet : Ja si ndodhi tragjedia e Himares !!! Empty Re: Deshmitari okular flet : Ja si ndodhi tragjedia e Himares !!!

Thu 24 May 2012 - 13:36
Shfrytezimi deri ne palce ne dem te sigurise dhe korrupsioni qe e mbulon

Hetimet: Shoferi udhëtoi pa pushim

VLORË/ELBASAN - Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Elbasanit kanë vendosur të nisin procedimin penal për kompaninë e autobuzëve “Llixha 2001” së cilës i përkiste mjeti i rrëzuar pasditen e djeshme në afërsi të Himarës.
Sipas burimeve pranë prokurorisë është sekuestruar dokumentacioni i kompanisë dhe mëngjesin e sotëm janë marrë në pyetje administratori dhe menaxheri i “Llixha 2001” si edhe dokumentacioni përkatës të firmosur nga drejtuesit e universitetit të Elbasanit. Sipas burimeve, shoferi kishte udhëtuar për llogari të kompanisë nga Korça drejt Elbasanit dhe menjëherë pas kthimit në qytetin e tij është nisur drejt Sarandës, pa respektuar protokollin për një pushim disaorësh në rastin e udhëtimeve të tilla.



Shoferi ja ne cfare kushtesh punonte per buken e gojes

Rrëfimi i gruas së shoferit: “Punonte për 200 mijë lekë të vjetra dhe i pasiguruar”
Me lot sy, gruaja e shoferit të tragjedisë së Himarës, Pëllumb Çelës, rrëfen dhimbjen për humbjen e bashkëshortit por edhe detaje nga jeta dhe profesioni i tij. Sipas Eglantinës, ai punonte për një pagë minimale, 200 mijë lekë të vjetra dhe për më tepër nuk ishte as i siguruar.
“Paga ishte 200 mijë lekë të vjetra, por Pëllumbi nuk rrinte dot pa punë. Ishte shumë i urtë dhe nuk bënte fjalë për çështje rroge. Gjithnjë ka qenë punëtor në maksimum, i drejtë dhe i ndershëm. E kemi diskutuar edhe punën e pensionit disa herë pasi nuk ka qenë i siguruar. Pëllumbi vetë më ka thënë se se nuk i paguheshin siguracionet”, – shprehet ajo.
Gjithashtu ajo është e sigurtë se nëse do të kishte dashur i shoqi mund të ishte hedhur nga autobuzi në momentet e fundit por nuk e ka bërë pasi ka ndjerë përgjegjësi. “Pëllumbi ka pasur mundësinë që të hidhej nga autobusi, pasi di të hidhet në ecje. E ka mësuar prej vitesh në praktikë. Kam një jetë në krah të tij dhe kemi katër fëmijë bashkë, dy djem dhe dy vajza. I njoh mirë aftësitë e tij në timon, por edhe si mekanik. Ai nuk është hedhur nga timoni pasi nuk ka dashur të shpëtojë vetëm veten. Ka ndenjur deri në fund dhe ka shkuar drejt vdekjes i sigurt, duke u përpjekur të shpëtojë vajzat,” përfundon ajo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi